Këshilli i Qarkut Berat

Këshilli i Qarkut Berat Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli i Qarkut Berat, Government Organization, Berat.

🤍 Shën Tereza kapërceu kufijtë e një kombi, një vendi dhe një besimi, për t’i shërbyer njeriut me dashuri dhe përulësi.“...
05/09/2026

🤍 Shën Tereza kapërceu kufijtë e një kombi, një vendi dhe një besimi, për t’i shërbyer njeriut me dashuri dhe përulësi.

“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”


I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Leonard Kolanit, mjeshtër i shahut ♟️, intelektual i respektuar dhe qytetar i da...
04/09/2026

I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Leonard Kolanit, mjeshtër i shahut ♟️, intelektual i respektuar dhe qytetar i dashur i Beratit.

Veç shahut, ku shpaloste durimin dhe mençurinë e tij, ai ishte i apasionuar gjithashtu pas letërsisë dhe mendimit të thellë. Me shkrimet dhe reflektimet e tij, përcillte botën e vet shpirtërore dhe një këndvështrim të veçantë mbi kohën dhe jetën.

Do ta kujtojmë gjithmonë me nderim e mirënjohje për maturinë dhe vlerat njerëzore që përcillte.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të tij.

U prehtë në paqe! 🕊️

Me dhimbje mësuam për ndarjen nga jeta të Ymer Kordhës, historianit, studiuesit dhe arsimtarit të shquar beratas.Për vit...
13/08/2026

Me dhimbje mësuam për ndarjen nga jeta të Ymer Kordhës, historianit, studiuesit dhe arsimtarit të shquar beratas.

Për vite me radhë, ai ia kushtoi jetën arsimit, dijes dhe ruajtjes së kujtesës historike e kulturore të Beratit. Përmes studimeve, botimeve dhe punës së tij si mësues e drejtues, Ymer Kordha la një gjurmë të çmuar në edukimin e brezave dhe në dokumentimin e historisë.

Vepra e tij do të mbetet pjesë e kujtesës së Beratit dhe një dëshmi e përkushtimit ndaj dijes.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.

U prehtë në paqe!

🏛 Në Konferencën e Lidershipit Ballkanik, organizuar nga Federata Universale e Paqes dhe Iniciativa Ndërkombëtare e Parl...
27/06/2026

🏛 Në Konferencën e Lidershipit Ballkanik, organizuar nga Federata Universale e Paqes dhe Iniciativa Ndërkombëtare e Parlamentarëve për Paqe, nën kujdesin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

🤝 Konferenca mblodhi parlamentarë, përfaqësues të institucioneve publike, profesionistë të medias dhe ekspertë të politikëbërjes nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar sfidat e lirisë së medias.

💬 Në fokus të diskutimeve ishte edhe roli i qeverisjes digjitale në forcimin e transparencës institucionale, rritjen e efikasitetit administrativ dhe ndërtimin e një marrëdhënieje më të qëndrueshme besimi mes institucioneve dhe qytetarëve.

Gëzuar festën tuaj fëmijë të dashur! ❤️​
01/06/2026

Gëzuar festën tuaj fëmijë të dashur! ❤️

🏘 Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert pas restaurimit të plotë, duke rikthyer për vizitorët një nga hapësirat më përf...
30/05/2026

🏘 Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert pas restaurimit të plotë, duke rikthyer për vizitorët një nga hapësirat më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të qytetit.

🟢 Realizimi i këtij projekti u bë i mundur falë mbështetjes së Këshillit të Qarkut Berat në kuadër të projektit “TACTICAL TOURISM”, financuar nga INTERREG IPA II CBC.

😍 Kjo ndërhyrje ka mundësuar ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike, etnografike dhe arkitekturore të muzeut, duke ofruar një përvojë më të pasur dhe bashkëkohore për publikun.

Falënderim për Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore si dhe Bashkisë Berat për bashkëpunimin.

30/05/2026

Pas një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert, duke pasuruar ofertën turistike të një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë. Me një koleksion prej rreth 1300 objektesh që dëshmojnë trashëgiminë, kulturën, traditat, zejet dhe mënyrën e jetesës së beratasve ndër shekuj, muzeu vjen i rikonceptuar për të ofruar një përvojë autentike dhe bashkëkohore për çdo vizitor.

Ndërhyrjet restauruese kanë ruajtur autenticitetin dhe vlerat monumentale të objektit, ndërsa rimuzealizimi, ndriçimi i ri dhe restaurimi i koleksioneve e shndërrojnë këtë “shtëpi muze” në një adresë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit tonë kulturor.

Rihapja e Muzeut Etnografik është një investim në trashëgimi, kulturë dhe turizëm, duke forcuar më tej rolin e Beratit si një destinacion unik ku historia, tradita dhe mikpritja shqiptare takohen në çdo hap. Artizanati dhe dijebërja, aktivitetet edukative dhe promovuese do të jenë shpirti i dytë i kësaj hapësire të gjallë që rijetëzon dhe dëshmon me krenari qytetërimin tonë të hershëm qytetas dhe finesën beratase, tashmë atraksion global. 🇦🇱

Falenderim Këshillit të Qarkut Berat për mbështetjen mes “TACTICAL TOURISM” financuar nga programi “INTERREG IPA II CBC” dhe Bashkisë Berat për bashkëpunimin!

- Blendi Gonxhja 🤝

🗞Prestigjiozja spanjolle “El País” e rendit Shqipërinë mes destinacioneve më autentike të Europës, me Beratin si një nga...
29/05/2026

🗞Prestigjiozja spanjolle “El País” e rendit Shqipërinë mes destinacioneve më autentike të Europës, me Beratin si një nga perlat që spikat në reportazh.

I njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, Berati vazhdon të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare me historinë, arkitekturën dhe trashëgiminë e tij unike. 🇦🇱

💬 " Berati eksplorohet përmes rrugicave me kalldrëm, xhamive shekullore dhe ish-shtëpive madhështore që tani janë hotele. Turizmi po rritet me shpejtësi..."

🔗 Lexoni artikullin e plotë: https://elpais.com/elviajero/2026-05-28/por-la-albania-mas-desconocida-entre-playas-virgenes-y-ciudades-otomanas.html

Gëzuar Kurban Bajramin! 🤲Qoftë kjo festë burim paqeje, mëshire dhe begatie për ju dhe familjen tuaj.
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin! 🤲

Qoftë kjo festë burim paqeje, mëshire dhe begatie për ju dhe familjen tuaj.

09/05/2026

Mesazhi i Presidentit të Këshillit Europian, António Costa, drejtuar qytetarëve të Shqipërisë në Ditën e Europës: e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian🇦🇱❤️🇪🇺

-

Address

Berat

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35532234754

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Qarkut Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share