Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat

  • Home
  • Albania
  • Berat
  • Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat Adresa : Lagjja "30 Vjetori"

Sherbimi Social Shteteror do te vije me nje filozofi te re ne perqendrimin dhe zbatimine politikave sociale te shtetit te mireqenies sociale. Kjo Zyre Rajonale do te bazohet ne dy objektiva dhe prioritete te reja ne mire-funksionimin dhe progresin e saj: Rritja e standardit te sherbimeve, dhe Prodhimi i sherbimeve te reja, te cilat ne harmoni me aktore te tjere qe veprojne ne lehtesimin e ketyre sfidave, do te ndikojne ne rritjen e cilesise se sherbimit dhe suportin e duhur individit ne nevoje.

10/10/2025

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes sociale mes institucioneve qëndrore dhe Njësive të Vetqeverisjes Vendor...
25/10/2024

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes sociale mes institucioneve qëndrore dhe Njësive të Vetqeverisjes Vendore, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat zhvilloi një takim me Drejtoria Rajonale E Punesimit Berat,drejtuesit, përgjegjësitë dhe administratorët shoqëror të Bashkive dhe Njësive Administrative të Qarku Berat mbi ecurinë dhe vazhdimësinë e programeve të mbrojtjes sociale, Ndihma Ekonomike, Aftësia e Kufizuar,Shërbimet Shoqërore duke u fokusuar në:

📍Qëndrueshmërinë e Skemës së Ndihmës Ekonomike, duke stimuluar e mbështetur familjet përfituese të skemës për të dal nga varfëria, për t’i fuqizuar duke i orientuar anëtarët madhor drejt tregut te punës dhe fëmijët e strukturës familjare drejt arsimit profesional.

📍Rekomandimet e Komisioneve Shumëdisiplinore të Aftësisë së Kufizuar, Bio-Psiko-Social, në Qarkun Berat, mbi punësimin e personave përfitues, për t’i integruar në Tregun e Punës.

📍Fondi Social, si një partneritet mes pushteti qëndror dhe vendor, jo vetëm në shërbimet shoqërore që ofrohen tashmë nga shumë Bashki fituese që operojnë mes qëndrave rezidenciale dhe shërbimeve të tyre por edhe ftesa për të qënë sërisht pranë shërbimeve të integruara të mbrojtjes sociale në Qarkun tonë.



  🎀Sot në marshimin në kuadër të Tetorit Rozë, Muajit të Ndërgjegjësimit dhe Depistimit në Luftën Kundër Kancerit të Gji...
24/10/2024

🎀
Sot në marshimin në kuadër të Tetorit Rozë, Muajit të Ndërgjegjësimit dhe Depistimit në Luftën Kundër Kancerit të Gjirit, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat
̈, me drejtuesit dhe të gjitha gratë e institucioneve qëndrorë, lokale e vendore të Qarkut Berat marshuan në pedonalen e qytetit.
Të gjithë bashkë mundemi 🤝

🎀


23/10/2024

🎀



Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat, së bashku me Shtepia Foshnjes 0-6 vjeç, Tirane SHSSH, përf...
01/10/2024

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat, së bashku me Shtepia Foshnjes 0-6 vjeç, Tirane SHSSH, përfaqësues nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS, zhvilluan një tryezë koordinimi me Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve pranë Bashkisë Berat e Dimal, mbi planin e fuqizimit të familjeve për fëmijët rezidencial pranë Shtëpisë së Foshnjes.
Takimi konsistoi në një rëndësi të veçantë në kuadër të proçesit të Deinstitucionalizimit për riintegrimin e fëmijëve pranë familjeve si interesi më i lartë i tyre.


Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat
Shtepia Foshnjes 0-6 vjeç, Tirane SHSSH

 🎀Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Tetorit Rozë nis fushatën e Kancerit të Gjirit  🎀. Për çdo...
01/10/2024

🎀

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Tetorit Rozë nis fushatën e Kancerit të Gjirit 🎀.

Për çdo çast sa do të vogël që e kalojmë pranë njerëzve të dashur, ia vlen të jetosh, gjithmonë e fortë dhe me shëndet të plotë. Zbulimi i hershëm, përmes mamografisë, rrit ndjeshëm shanset e parandalimit të sëmundjes, duke mundësuar një jetë më të shëndetshme dhe më të fortë pranë njerëzve të dashur.

📌Komisioni Shumëdisiplinor i Aftësisë së Kufizuar Dimal, i cili funksionon si pjesë përbëresë e Komisoneve Rajonale të n...
04/09/2024

📌Komisioni Shumëdisiplinor i Aftësisë së Kufizuar Dimal, i cili funksionon si pjesë përbëresë e Komisoneve Rajonale të ngritur në Qarkun Berat.
📌Vlerësimi Biopsikosocial i Aftësisë së Kufizuar bëhet në përputhje me Klasifikimin Ndërkombëtar mbi Funksionimin, Aftësinë e Kufizuar dhe Shëndetin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky vlerësim përfshin faktorët që dëmtojnë aftësinë e një individi për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme dhe për të marrë pjesë në shoqëri në kushte të barabarta me të tjerët, në përputhje me udhëzuesit për vlerësimin biopsikosocial të aftësisë së kufizuar për të rriturit dhe fëmijët, të miratuar nga ministri përgjegjës për çështjet sociale dhe për shëndetësinë”
📌Vlerësimi Biopsikosocial i Aftësisë së Kufizuar, ka objektiv kryesor adresimin e rasteve të personave me aftësi të kufizuara drejt programeve të tjera sociale, shëndetësore, të arsimit e formimit profesional dhe të punësimit, me qëllim rehabilitimin dhe integrimin e tyre në jetën shoqërore, në përputhje edhe me rekomandimet e komisionit.




̈shtetje

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat në bashkëpunim me Drejtoria Rajonale E Punesimit Berat dhe ...
16/08/2024

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat në bashkëpunim me Drejtoria Rajonale E Punesimit Berat dhe me Njësitë e Vetqeverisjes Vendore, si aktorët kryesor në proçesin e integrimit në tregun e punës të familjeve përfituese të Skemës së Ndihmës Ekonomike, zhvilloi sot takimin periodik te Komisionit Trepalesh.
📍Në fokusin tonë mbetet primare qëndrueshmëria e Skemës së Ndihmës Ekonomike dhe Aftësisë së Kufizuar duke qënë promotorë kryesor të politikave sociale në Qark dhe fuqizimi ekonomik i familjeve përfituese dhe integrim të personave me Aftësi të Kufizuar.

̈shtetje



Në kuadër te aktiviteteve të Javës Rome në Shqipëri, zonja të Komunitetit Rom në qytetin e Beratit, ishin sot të pranish...
11/04/2024

Në kuadër te aktiviteteve të Javës Rome në Shqipëri, zonja të Komunitetit Rom në qytetin e Beratit, ishin sot të pranishme në Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat .
📌Fokusi kryesor i takimit ishte t’i shprehnim angazhimin tonë për të integruar familjet e tyre të dalin nga situata e nevojës ekonomike, për t’i nxitur në punësim, kualifikim dhe arsim profesional.
Shprehëm disponibilitetin dhe bashkëpunimin tonë 🤝për të qëndruar pranë tyre në çdo situatë, vështirësi ekonomike, familjare apo shoqërore duke qënë të mirëpritura pranë institucionit tonë në mbështetje të tyre.



🤝
🙌


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 🙏
Shërbimi Social Shtetëror 🙏
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat 👏

Address

Lagjja "30 Vjetori"
Berat

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35532235610

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Berat:

Share