Zyra Vendore Arsimore BERAT

Zyra Vendore Arsimore BERAT Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra Vendore Arsimore BERAT, Government Organization, Rruga "Mihal Komneno", Berat.

Organizimi i provimit të shtetit dhe portalit të mësuesit, Maj-Qershor 👨‍💻Lista emërore ‘’Instrumente muzikore’’https://...
14/05/2026

Organizimi i provimit të shtetit dhe portalit të mësuesit, Maj-Qershor
👨‍💻Lista emërore ‘’Instrumente muzikore’’
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/05/Lista-Instrumente-Muzikore.pdf

👨‍💻Lista emërore ‘’Fizikë’’
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/05/Lista-Fizike.pdf

👨‍💻Lista emërore ‘’Arte Skenike’’
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/05/Lista-Arte-Skenike.pdf

👨‍💻Lista emërore ‘’Arsim Fillor’’
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/05/Lista-Arsim-Fillor.pdf

👨‍💻Lista emërore ‘’Arte Figurative’’
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/05/Lista-Arte-Figurative.pdf

👨‍💻Lista emërore ’’Arsim Special’’
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/05/Lista-Arsim-Special.pdf

Suksese!

Sot ndihemi tepër krenarë për vajzat e ekipit të volejbollit, të cilat me përkushtim dhe disiplinë të vërtetë gare arrit...
13/05/2026

Sot ndihemi tepër krenarë për vajzat e ekipit të volejbollit, të cilat me përkushtim dhe disiplinë të vërtetë gare arritën të renditen në vendin e 3-të mes gjimnazeve të gjithë Shqipërisë🇦🇱🥉🏐

Në çdo ndeshje ato treguan forcë, karakter dhe dëshirën për të përfaqësuar me dinjitet shkollën dhe qytetin tonë❤️

Urime vajzave tona kampione për këtë sukses të bukur! Ju na mbushët zemrat me krenari dhe na treguat se me punë dhe besim çdo arritje është e mundur.
Suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin tuaj!

𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐁𝐢𝐦𝐞̈𝐯𝐞Bimët janë jetë, ajër i pastër dhe gjelbërim për planetin tonë. Ndaj, çdo f...
12/05/2026

𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐁𝐢𝐦𝐞̈𝐯𝐞
Bimët janë jetë, ajër i pastër dhe gjelbërim për planetin tonë. Ndaj, çdo fëmijë që mëson të respektojë natyrën sot, bëhet një qytetar i përgjegjshëm nesër. 🌱🪴🌳🌿

📸 🏩"1 Maji" dhe "Zoi Vangjeli"Velabisht

Kampionati i Futbollit për shkollat e mesme, zhvilluar në kuadër të Javës Olimpike🔵⚫🔴🟡🟢Ekipi i Gjimnazi ''Kristaq Capo''...
12/05/2026

Kampionati i Futbollit për shkollat e mesme, zhvilluar në kuadër të Javës Olimpike🔵⚫🔴🟡🟢
Ekipi i Gjimnazi ''Kristaq Capo'' u shpall fitues i kampionatit, pasi mundi në finale Shkollën Profesionale ''Kristo Isak'' me rezultatin mbresëlënës 6–2. ⚽️🏆

Urime të gjithë ekipeve pjesëmarrëse si dhe mësuesve të edukimit fizik për energjinë dhe atmosferën që sollën në fushë! ⚽

🔵⚫🔴🟡🟢 Sporti edukon, bashkon dhe frymëzon drejt fitoreve të mëdha!

Me energjinë e sipërmarrjes në zemër të Tiranës, gjimnazistët e Gjimnazi 'Kristaq Capo' arritën ta shndërrojnë idenë e t...
12/05/2026

Me energjinë e sipërmarrjes në zemër të Tiranës, gjimnazistët e Gjimnazi 'Kristaq Capo' arritën ta shndërrojnë idenë e tyre në vizion dhe vizionin në një kompani me identitet e kreativitet.
Puna, idetë kreative dhe fryma bashkëpunuese e nxënësve tanë u kurorëzuan me vlerësimin nga Junior Achievement Albania, ku kompania “REKID” u shpall fituese e çmimit “Shoqëria Gati për Punë”.

Mirënjohje për çdo nxënës pjesëmarrës, për mësuesit dhe prindërit që mbështesin ëndrrat dhe rrugëtimin e të rinjve drejt së ardhmes!🗝🌟📚🏩💡📖❤️

Ber❤️ti në finale🏐🎉Një tjetër sukses i merituar për ekipin e volejbollit të vajzave të shkollave 9-vjeçare të Beratit, n...
11/05/2026

Ber❤️ti në finale🏐🎉
Një tjetër sukses i merituar për ekipin e volejbollit të vajzave të shkollave 9-vjeçare të Beratit, në kuadër të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla” – Edicioni IV.
Vajzat tona triumfuan ndaj Tiranës me rezultatin 2–0, duke siguruar me krenari vendin në finale!

Urime të përzemërta
🏅 Nxënëseve tona të talentuara,
🏅 Trajnerit Elton Jaupi,
🏅 Koordinatorit Igli Laçaj,
si dhe gjithë ekipit përfaqësues për përkushtimin, emocionet dhe dinjitetin me të cilin përfaqësojnë Beratin.

Suksese në finale kampioneve tona!🌟❤️

11/05/2026
Java Europiane e organizuar shumë bukur, pasi arsimi nuk njeh kufij.📚🗺Nëpërmjet  , shkollat tona bëhen ura bashkëpunimi ...
10/05/2026

Java Europiane e organizuar shumë bukur, pasi arsimi nuk njeh kufij.📚🗺
Nëpërmjet , shkollat tona bëhen ura bashkëpunimi dhe miqësie, ku nxënësit rriten si qytetarë aktivë, kreativë dhe të hapur ndaj botës. 🌍📚
Një Evropë e bashkuar fillon në klasë me ide, me bashkëpunim dhe me ëndrra që ndërtohen së bashku. 💙💛

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe e ardhmja që ndërtojmë çdo ditë përmes edukimit. Në këtë 9 Maj, le të besojmë më sh...
09/05/2026

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe e ardhmja që ndërtojmë çdo ditë përmes edukimit. Në këtë 9 Maj, le të besojmë më shumë tek ëndrrat, dija dhe fuqia e rinisë 🌍💙🌟🇪🇺

Gëzuar Ditën e Evropës!

Nesër, në Tiranë, zhvillohet faza e tretë e “Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe” për nxënësit e klasave të 9-ta, ...
08/05/2026

Nesër, në Tiranë, zhvillohet faza e tretë e “Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe” për nxënësit e klasave të 9-ta, për vitin shkollor 2025–2026.📖📚📝

Me krenari të madhe, Berati përfaqësohet nga 62 nxënës të shkëlqyer, të cilët dinë ta duan gjuhën shqipe, ta lexojnë me ndjenjë, ta shkruajnë me korrektësi dhe ta mbajnë gjallë me kulturën dhe dijen e tyre. Ata janë zëri i bukur i shkollave tona, përfaqësues të punës, përkushtimit dhe ëndrrave që rriten çdo ditë në bankat e klasave ku marrin dijet.

📸 Në galerinë e fotove është vetëm një pjesë e vogël e atyre yjeve që nesër do të ndriçojnë me dijet e tyre, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Suksese çdo nxënësi dhe faleminderit mësuesve e prindërve që ecin pranë tyre në këtë rrugëtim të bukur të dijes! 🇦🇱📚🇽🇰

🎯Një javë e mbushur me energji, kreativitet dhe përkushtim pranë institucioneve tona arsimore🏩Përmes aktiviteteve të shu...
08/05/2026

🎯Një javë e mbushur me energji, kreativitet dhe përkushtim pranë institucioneve tona arsimore🏩

Përmes aktiviteteve të shumta të zhvilluara në kuadër të projekteve edukative, nxënësit dhe mësuesit janë pjesë e atmosferave frymëzuese përmes praktikës, bashkëpunimit dhe ideve krijuese. 🦺🎙📖🎨🖌🏐
Punëtoritë, ekspozitat, prezantimet, mesazhet sensibilizuese, aktivitetet artistike e sociale sollën jo vetëm dije, por edhe emocion, përgjegjësi dhe qytetari aktive.
📸 Galeria e fotove do të sjellë momentet më të bukura të kësaj jave të veçantë, ku çdo punë ktijuese, ide dhe aktivitet flet vetë për punën dhe pasionin e institucioneve tona arsimore.🎒🏩🍏🏆📚💡🏅🎨🧵

Address

Rruga "Mihal Komneno"
Berat
5001

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00

Telephone

+35532234850

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra Vendore Arsimore BERAT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zyra Vendore Arsimore BERAT:

Share