27/10/2025
Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Berat në bashkëpunim me Shoqatën në Mbrojtje të të Drejtave të Grave ,në kuadër të Tetorit Rozë, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, zhvilloi një aktivitet me gratë ,me qellim informimin e tyre për rëndësinë e kontrollit periodik, zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe parandalimin nëpërmjet stilit të shëndetshëm të jetesës.
Ky aktivitet kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të gjirit, inkurajimin e grave për të kryer ekzaminime të rregullta.
Ky aktivitet u zhvillua për të mbështetur gratë në kujdesin e ndaj shëndetit të tyre dhe për të promovuar mesazhin:
“Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”