29/06/2026
🤝 Vizitë Studimore në Prishtinë dhe Prizren 🇦🇱🇽🇰
📌 Këshilli Bashkiak, me mbështetjen e programit Bashki të Forta, organizoi një vizitë studimore në Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe Kuvendi Komunal i Prizrenit.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në funksionimin e këshillave vendorë, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe njohja me modelet e qeverisjes vendore dhe proceset e vendimmarrjes.
🏛️ Gjatë takimeve, pjesëmarrësit u njohën me organizimin dhe funksionimin e kuvendeve komunale, mekanizmat e transparencës, përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe praktikat e suksesshme që kontribuojnë në rritjen e efektivitetit të qeverisjes vendore.
Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave, ndërtimin e bashkëpunimeve të reja dhe forcimin e kapaciteteve të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, në funksion të ofrimit të një shërbimi sa më cilësor për qytetarët.
Së bashku për një qeverisje vendore më të fortë, më transparente dhe më pranë qytetarëve!