Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

  • Home
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, Courthouse, Rruga "Antipatrea", .

Sot nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani”, të shoqëruar nga psikologia e shkollës Bujana Nurellari dhe mësuesja Elo...
12/03/2026

Sot nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani”, të shoqëruar nga psikologia e shkollës Bujana Nurellari dhe mësuesja Elona Ruçi, zhvilluan një takim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat me Kryetarin e Gjykatës, z. Ilirjan Hysa, dhe prokuroren znj. Marilda Frashëri. Tema e takimit ishte: “Drejtësia për të miturit në konflikt me ligjin.”

Gjatë këtij takimi, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin që luajnë institucionet në mbrojtjen, edukimin dhe riintegrimin e të miturve. Kryetari i Gjykatës, z. Hysa, dhe prokurorja znj. Frashëri i udhëzuan nxënësit duke theksuar se drejtësia nuk është vetëm zbatim i ligjit, por edhe përgjegjësi dhe kujdes për të ardhmen e fëmijëve.

10/03/2026
*NJOFTIM*Në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Berat jane krijuar 3 vende vakante në pozicionet:Spe...
26/02/2026

*NJOFTIM*
Në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Berat jane krijuar 3 vende vakante në pozicionet:
Specialist Statistike
Specialist Arkive
Sekretar gjyqësor
Kush është i interesuar në një nga pozicionet e mësipërme për paraqitjen e dokumentacionit referohuni linkut

24/01/2026

Pershendetje! Ju njoftojme se, gjykimet e caktuara nga Gjyqtari Ilirjan Hysa per diten e hene, date 26 Janar 2026, nuk do te zhvillohen per shkak se gjyqtari ndodhet ne Gjykaten e Larte ne Ceremonine Solemne të Hapjes së Vitit të Ri Gjyqësor.
Do te njoftoheni per daten e radhes me ane te fletethirrjes.

24/12/2025

URL: klgj.al/njoftimepershtyp/njoftim-per-shtyp-date-24-12-2025/Client IP: 2a03:2880:21ff:2::Attack ID: 20000018Message ID: 000000000000

14/12/2025

Pershendetje! Ju njoftojme se, gjykimet e caktuara nga Gjyqtare Ardiola Çela per diten e neserme, date 15 Dhjetor 2025, nuk do te zhvillohen per shkak se gjyqtarja ndodhet ne Shkollen e Magjistratures ne trajnim vazhdues.
Do te njoftoheni per daten e radhes me ane te fletethirrjes.

27/10/2025

Pershendetje! Ju njoftojme se, gjykimet e caktuara nga Gjyqtar Ervis Koxhaj per diten e neserme, date 28 tetori 2025, nuk do te zhvillohen per shkak se gjyqtari ndodhet ne Shkollen e Magjistratures ne trajnim vazhdues.

Do te njoftoheni per daten e radhes me ane te fletethirrjes.

Sot, në datë 22.10.2025, në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Berat nga Zv.Kryet...
22/10/2025

Sot, në datë 22.10.2025, në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Berat nga Zv.Kryetari Ilirjan Hysa dhe Kancelare e Komanduar Eftali Shandro në kuadër të bashkëpunimit institucional u organizua takimi me z.Plarent Lapardhaja, Kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Berat , z. Erion Ismailaj sekretar i kësaj Dhome dhe Avokatin z. Armando Syri, me qëllim evidentimin e problematikave, ndarjen e mendimeve për përmirësimin e performancës gjyqësore, përmirësimin e cilësisë së shërbimit gjyqësor, si dhe bashkëpunimin në mbarëvajtjen e seancave gjyqësore.

Sot, në datë 22.10.2025, në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Berat nga Zv.Kryet...
22/10/2025

Sot, në datë 22.10.2025, në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Berat nga Zv.Kryetari Ilirjan Hysa dhe Kancelare e Komanduar Eftali Shandro u organizua një takim me z.Dashnor Duro, drejtues i Zyrës së Shërbimit të Provës, Dega Berat, si dhe me përfaqësuese të këtij institucioni , me qëllim rritjen e bashkëpunimit institucional.

Sot, në datë 22.10.2025, në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Berat nga Zv.Kryet...
22/10/2025

Sot, në datë 22.10.2025, në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Berat nga Zv.Kryetari z.Ilirjan Hysa dhe Kancelare e Komanduar znj.Eftali Shandro u organizua takimi zyrtar me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Drejtues z.Luigj Vathi, si dhe me pjesëmarrjen e z.Shkëlqim Xhezairaj dhe z.Fran Kaçorri zv.Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Shefit të Komisariatit të Policisë Berat z. Behar Caka, si dhe pjesëmarrjen e Drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat znj.Edina Kurti. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit institucional me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë jo vetëm në ambjentet e gjykatës dhe prokurorisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, por edhe per sigurinë e jetës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës. Gjithashtu u diskutuan disa problematika të hasura në përditshmërinë e punës dhe marrjen e masave për zgjidhjen e tyre.

18/10/2025

Me vendimin e dates 17.10.2025 Keshilli i Larte Gjyqesor ka vendosur te transferoje Gjyqtare Ardiola Çelën prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres.

Njoftohen te gjitha palet ne çeshtje civile ne faze gjyqesore, si dhe palet ndergjyqese ne fazen e konkluzioneve perfundimtare se do te njoftohen nga Gjyqtare Ardiola Çela per daten e radhes se seances gjyqesore.

Te gjitha çeshtjet e tjera qe nuk jane ne kategorine e çeshtjeve ne konkluzione perfundimtare ose civile ne seance gjyqesore, do te shortohen dhe do te njoftohen rregullisht nga trupa e re gjyqesore.

I urojme suksese Gjyqtare Ardiola Çeles!

Address

Rruga "Antipatrea"

5001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat:

  • Want your organization to be the top-listed Government Service?

Share