Njësia e Integrimit Evropian - Bashkia Berat

Njësia e Integrimit Evropian - Bashkia Berat Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Integrimit Evropian në Bashkinë Berat

26/03/2026
Apliko tani: Trajnime dhe eksperiencë ndërkombëtare! ✈️🌍Bashkia Berat po kërkon 5 të rinj të motivuar për t’u bërë pjesë...
10/03/2026

Apliko tani: Trajnime dhe eksperiencë ndërkombëtare! ✈️🌍

Bashkia Berat po kërkon 5 të rinj të motivuar për t’u bërë pjesë e projektit RiseUpWB.

Nga Tirana në Kosovë, Spanjë dhe Itali, do të marrësh pjesë në trajnime dhe aktivitete ndërkombëtare që synojnë të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe dixhitale, duke nxitur inovacionin dhe bashkëpunimin mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor. 🚀

💸 Të gjitha shpenzimet mbulohen nga Bashkia Berat dhe projekti RiseUpWB.

📌 Kërkesat:
✅ 18–29 vjeç
✅ Njohuri të gjuhës angleze
✅ Banues në Bashkinë Berat
✅ I gatshëm të marrësh pjesë në të gjitha aktivitetet e projektit
📅 Afati i aplikimit: 18 Mars

🔗 Apliko në linkun në komentin e parë.

📩 Për pyetje: [email protected]

Projekti RiseUp-WB bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian 🇪🇺

🚗 Njoftim për rregullimin e trafikut në Lagjen Kala!Bashkia Berat ka nisur regjistrimin e automjeteve për hyrjen me sist...
02/03/2026

🚗 Njoftim për rregullimin e trafikut në Lagjen Kala!

Bashkia Berat ka nisur regjistrimin e automjeteve për hyrjen me sistemin e ri “Smart Parking në Kala”.

📍 Ku dorëzohen dokumentet: Zyra me Një Ndalesë – Bashkia Berat
🗓 Afati: deri më 11 Mars 2026

Dokumentet e nevojshme:

🏠 Banorët e Lagjes Kala: vërtetim banimi, dokument pronësie mjeti; për familjarët qe nuk jetojne ne kala: certifikatë e trungut familjar.

🏢 Bizneset: NIPT me adresë në Kala + dokument pronësie mjeti
👷 Stafi i bizneseve: listë pagesash E-SIG + dokument pronësie mjeti
🛎 Vizitorët e njësive akomoduese: konfirmim rezervimi + targa mjeti
🚕 Taksitë e Beratit: kopje licence + targa
📦 Furnizuesit me mallra: NIPT + kërkesë nga biznesi + targa mjeti

⚠️ Raste të veçanta: Banorët mund të bëjnë kërkesë direkt pranë Zyrës me Një Ndalesë.

💡 Ky sistem ka për qëllim vetëm rregullimin e trafikut dhe është pa pagesë.

📞 Për më shumë informacion: pranë Zyres së Operatorëve të Sistemit në Kala ose Zyres me Një Ndalesë në Bashkine Berat.

🌿 U zhvillua trajnimi i parë agronomik në kuadër të iniciativës për krijimin e Klasterit (Bashkësisë) të Ullirit Berat.👩...
01/03/2026

🌿 U zhvillua trajnimi i parë agronomik në kuadër të iniciativës për krijimin e Klasterit (Bashkësisë) të Ullirit Berat.

👩‍🌾👨‍🌾 Fermerët e zonës përfituan njohuri praktike mbi krasitjen, trajtimet fitosanitare dhe masat pranverore në bujqësi, përmes ekspertizës teknike dhe mbështetjes direkte në terren.

🌱 Një hap konkret drejt forcimit të kapaciteteve lokale dhe rritjes së cilësisë së prodhimit të ullirit në Berat.

Lexo më shumë postimin në linkun në komentin e parë 👇

❤️ Ndihet dashuria e diasporës!Rreth 40% e vizitorëve të faqes sonë jetojnë jashtë Shqipërisë.Shumë të tjerë na ndjekin ...
28/02/2026

❤️ Ndihet dashuria e diasporës!

Rreth 40% e vizitorëve të faqes sonë jetojnë jashtë Shqipërisë.

Shumë të tjerë na ndjekin nga brenda vendit, por jashte Beratit.

E kuptojme mallin tuaj.
E ndjejmë mbështetjen tuaj.

Ju përqafojmë kudo që ndodheni! 🤗🤗🌍🇦🇱

🤝 Forcojme urat me diasporën dhe emigrantët.🔄 Migracioni i brendshëm dhe 🌍 Angazhimi i diasporës janë mundësi reale për ...
26/02/2026

🤝 Forcojme urat me diasporën dhe emigrantët.

🔄 Migracioni i brendshëm dhe 🌍 Angazhimi i diasporës janë mundësi reale për zhvillim lokal.

Është koha të përfitojmë nga:

🎓 Dija dhe eksperienca e emigrantëve të kthyer
💡 Kultura dhe profesionalizmi i tyre
❤️ Vullneti i diasporës për të kontribuar në vendin e origjinës

📊 Hapi i pare:

Ndërtimi i databazave të strukturuara për të dyja kategoritë, si bazë për:

✔️ Krijimin e shërbimeve të dedikuara
✔️ Lehtësimin e aksesit dhe komunikimit
✔️ Ndërtimin e politikave të bazuara në të dhëna

Zhvillimi lokal kërkon bashkëpunim, vizion dhe përfshirje të të gjithëve.

📊 Matim atë që ka rëndësi!Sot diskutuam si të përfshihen mirëqenia e fëmijëve dhe zhvillimi ekonomik në raportin e perfo...
25/02/2026

📊 Matim atë që ka rëndësi!

Sot diskutuam si të përfshihen mirëqenia e fëmijëve dhe zhvillimi ekonomik në raportin e performancës së Bashkisë.

Kjo do të ndihmojë që vendimet e bashkisë të ndikojnë realisht te familjet dhe të rinjtë.

🚀 Hapat e ardhshëm: Të monitorojmë ndikimin e politikave dhe të përmirësojmë jetën në qytet.

transparence

🚀 Së shpejti vjen një projekt strategjik!Një iniciativë e re që do të ndikojë drejtpërdrejt:🌍 Turizmin🌱 Zhvillimin e qën...
23/02/2026

🚀 Së shpejti vjen një projekt strategjik!

Një iniciativë e re që do të ndikojë drejtpërdrejt:
🌍 Turizmin
🌱 Zhvillimin e qëndrueshëm

Një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të organizuar dhe më të qëndrueshme për qytetin tonë.

Qëndroni me ne… shumë shpejt më tepër detaje! 🔜✨

🌿✨ Forcohet Rrjeti i Vajit të Ullirit Ekstra të Virgjër! ✨🌿Fabrikat Asqeri Jaho dhe Vasil Sani në fshatin Lapardha i bas...
20/02/2026

🌿✨ Forcohet Rrjeti i Vajit të Ullirit Ekstra të Virgjër! ✨🌿

Fabrikat Asqeri Jaho dhe Vasil Sani në fshatin Lapardha i bashkohen Rrjetit Rajonal të Vajit të Ullirit Ekstra të Virgjër me Cilësi të Lartë, një iniciativë që po krijohet në:

📍 Berat
📍 Durrës
📍 Valdanos (Mal i Zi)
📍 Molise (Itali)

🤝 Rrjeti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Bashkia Berat në kuadër të projektit HEVON.

🎯 Çfarë përfitojnë anëtarët?
✅ Shkëmbime eksperiencash ndërkombëtare
✅ Promovim në panaire rajonale
✅ Trajnime në marketing & komunikim
✅ Mbështetje për dixhitalizim
✅ Rritje të cilësisë dhe konkurrueshmërisë

Ky projekt synon të forcojë bizneset e vogla dhe të mesme dhe të rrisë standardin e vajit të ullirit në rajon.

📩 Dëshiron më shumë informacion apo të bëhesh pjesë e rrjetit?
Na kontakto dhe bëhu pjesë e rrugëtimit drejt cilësisë!

🌿

🌐📶 Berati bëhet me Internet publik falas!Bashkia Berat është shpallur përfituese e instalimit të internetit publik falas...
18/02/2026

🌐📶 Berati bëhet me Internet publik falas!

Bashkia Berat është shpallur përfituese e instalimit të internetit publik falas për qytetarët dhe vizitorët, në kuadër të projektit WiFi4WB, të financuar nga Bashkimi Evropian,

📍 Pikat e aksesit Wi-Fi do të vendosen në:

Qendrën Mesjetare
Sheshin Teodor Muzaka

Ky investim synon:
✅ Përmirësimin e shërbimeve digjitale
✅ Mbështetjen e turizmit
✅ Nxitjen e aktivitetit ekonomik në hapësirat publike

Berati drejt një qyteti më të lidhur, më smart dhe më mikpritës për të gjithë! 🌍✨

📍 Trajnimi i Trajnerëve përfundoi me sukses në Tiranë🎓 Projekti RiseUp - WB Rritja e Inovacionit, Aftësive dhe Fuqizimit...
17/02/2026

📍 Trajnimi i Trajnerëve përfundoi me sukses në Tiranë🎓

Projekti RiseUp - WB Rritja e Inovacionit, Aftësive dhe Fuqizimit për të Rinjtë në Ballkanin Perëndimor
Bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian 🇪🇺.

Ne kuader te projektit, pas nje jave intensive trajnimi, bashkepunimi dhe zhvillimi i aftesive, 3 të rinjë nga Berati perfunduan me sukses Trajnimin për Trajner. 🤝✨

Trajnerët tanë tani janë gati për hapat e ardhshëm dhe aktivitetet e ardhshme në të gjithë rajonin. Trajnimi i ardhshëm i trajnerëve do të zhvillohet në Kosovë.





Transformimi digjital po bëhet realitet në zemër të trashëgimisë sonë.Po instalohet sistemi inteligjent i trafikut për t...
16/02/2026

Transformimi digjital po bëhet realitet në zemër të trashëgimisë sonë.
Po instalohet sistemi inteligjent i trafikut për të përmirësuar menaxhimin, sigurinë dhe përvojën e vizitorëve në Kala.

Address

Berat

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia e Integrimit Evropian - Bashkia Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share