Tropoja Krenaria Jone

Tropoja Krenaria Jone Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Tropoja Krenaria Jone, National Park, Tirane, Bajram Curri.

30/07/2026

Nderohet Heroi i Popullit Shqiptar, komandanti Tahir Sinani

Sot, me një Akademi Përkujtimore të mbajtur në Prishtinë, autoritetet e Kosovës nderuan, në 25-vjetorin e rënies, He**in e Popullit Shqiptar, komandantin Tahir Sinani.

Pasardhës i një familjeje atdhetare nga Malësia e Gjakovës, Tahir Sinani, oficer i Ushtrisë Shqiptare, në momentet më kritike për ekzistencën e kombit në Kosovë, iu bashkua luftës si luftëtar i lirisë .

Në fushëbetejë, Tahir Sinani do shquhej për aftësitë, guximin shembullor, dhe do emërohej komandant i Zonës së Pashtrikut, një prej zonave me luftimet më intensive me pushtuesit serbë.

Komandant Tahir Sinani, pas çlirimit të Kosovës, luftoi me heroizëm të veçantë në Preshevë dhe në Maqedoninë e Veriut, ku edhe ra dëshmor, për t’u bërë i pavdekshëm si Hero i Kombit Shqiptar.

Në Akademinë Përkujtimore kushtuar Heroit Tahir Sinani folën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, djali i Heroit, si dhe bashkëluftëtarë të tij.

Nderim përjetë Heroit të Popullit Shqiptar, Tahir Sinani!

29/07/2026
FTESËTë nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ju qytetarë nga të...
26/07/2026

FTESË

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ju qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, komandantit legjendar të tri luftërave çlirimtare shqiptare, Tahir Sinani, ju ftojmë të merrni pjesë në homazhet përkujtimore për të nderuar veprën, sakrificën dhe idealin e tij, si dhe gjakun e të gjithë dëshmorëve të kombit.
Homazhet do të mbahen më 29 korrik 2026, sipas këtij orari:
- Ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovic.
- Ora 11:00 – Homazhe pranë shtatores së Heroit të Kombit, Tahir Sinani, në Parkun e Qytetit në Prizren.
Pjesëmarrja juaj është nderim për veprën e pavdekshme të komandantit Tahir Sinani dhe të gjithë atyre që flijuan jetën për lirinë e kombit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Komandant Tahir Sinani!
Me nderim,
OVL e UÇK – Prizren
dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Mirë se vini!

25/06/2026
24/06/2026
Valbone,Tropoje😍
08/06/2026

Valbone,Tropoje😍

Address

Tirane
Bajram Curri

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tropoja Krenaria Jone posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category