Bashkia Skrapar

Bashkia Skrapar Rrethi i Skraparit, me sipërfaqe 775km² dhe lartësi mesatare 788m mbi nivelin e detit. Bashkia Sk

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Stafi i  Bashkisë Skrapar në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike,...
27/04/2026

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Stafi i Bashkisë Skrapar në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, organizoi një aksion pastrimi në hyrje të qytetit të Çorovodës, përgjatë brigjeve të lumit Osum. Thirrjes së Bashkisë ju bashkuan shkollat 9- vjeçare: “Kahreman Ylli” dhe "Zylyftar Veleshnja".
Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore, Dega Skrapar si dhe Punonjësit e Programit të Nxitjes së Punësimit.
Ky aktivitet kishte si synim, ndërgjegjësimin dhe angazhimin e përbashkët në përfshirjen aktive të komunitetit, me qëllim Mbrojtjen e Mjedisit.

☘️ “Kujdesi për natyrën është kujdes për jetën.”☘️

08/04/2026

Mjedisi i pastër turizëm i qëndrushëm

Së Bashku për Mbrojtjen e Kanioneve të Osumit
Bashkia Skrapar, në bashkëpunim me të rinjtë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Ramiz Aranitasi” dhe një grup të rinjsh nga Austria, pjesë e Kishës Ungjillore, organizoi ditën e enjte, më 2 prill 2026, një aksion mjedisor për largimin e mbetjeve nga Kanionet e Osumit.
Ky aktivitet synoi pastrimin dhe ruajtjen e një prej pasurive më të rëndësishme natyrore të zonës, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Përmes angazhimit të të rinjve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, aksioni përcolli një mesazh të fortë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës dhe përgjegjësinë qytetare.

17/03/2026

Çdo fëmijë meriton një fillim të barabartë.
Dhe ky fillim nis në kopsht, aty ku bashkia vendos themelet e rritjes, zhvillimit dhe përfshirjes.

Sot po ndërtojmë:
– Kopshte ku më shumë fëmijë ndihen të përfshirë
– Edukatorë dhe mësues të përgatitur për nevojat e çdo fëmije
– Staf të trajnuar për gjithëpërfshirje dhe barazi
– Një bashkëpunim të qëndrueshëm mes prindërve, edukatorëve dhe bashkisë
– Barazi reale që në hapat e parë të jetës

Sepse investimi në fëmijëri është investim në një shoqëri më të drejtë për të gjithë.




Çdo fëmijë meriton një kopsht që e përfshin, e mbron dhe e mbështet.Arsimi parashkollor po forcohet përmes qasjeve gjith...
17/03/2026

Çdo fëmijë meriton një kopsht që e përfshin, e mbron dhe e mbështet.
Arsimi parashkollor po forcohet përmes qasjeve gjithëpërfshirëse që vendosin në qendër mirëqenien, zhvillimin dhe nevojat individuale të fëmijëve.

Në kopshte sot:
– Qasje më e gjerë dhe më e barabartë në shërbime parashkollore
– Mbështetje e dedikuar për fëmijët me nevoja të shtuara
– Më shumë vëmendje individuale për çdo fëmijë
– Klasa dhe shërbime që nxisin përfshirjen dhe barazinë
– Partneritet i vazhdueshëm me prindërit dhe komunitetin
Ky bashkëpunim krijon kopshte ku çdo fëmijë ndihet i mirëpritur dhe i vlerësuar, me hapësirë të barabartë për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar.
10 vite institucione pranë fëmijëve!

NJOFTIM PËR QYTETARËT – APLIKIMI NË KUADËR TË “PAKETËS SË MALEVE”Bashkia Skrapar  njofton të gjithë qytetarët e interesu...
24/07/2025

NJOFTIM PËR QYTETARËT – APLIKIMI NË KUADËR TË “PAKETËS SË MALEVE”

Bashkia Skrapar njofton të gjithë qytetarët e interesuar se në portalin zyrtar E-Albania është aktivizuar shërbimi:
👉 "Shprehje interesi për identifikimin e zonave zhvillimore për "Paketën e Maleve"

Ky shërbim u vjen në ndihmë banorëve, operatorëve turistikë dhe çdo qytetari të interesuar për të kontribuar në zhvillimin e zonave malore me potencial turistik.
Gjithashtu, është funksionale edhe faqja zyrtare e programit “Paketa e Maleve”, e cila ofron informacion të detajuar mbi qëllimet e programit, procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm: https://paketaemaleve.gov.al/al
📍Për çdo paqartësi apo nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, qytetarët janë të mirëpritur të paraqiten pranë zyrave të Bashkisë Skrapar,ku stafi ynë do të ofrojë mbështetjen e nevojshme.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e komunitetit që të shprehin interesin e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore të vendit.

30/10/2024

Rikonstruksioni i Sallës së Aktiviteteve të Bashkisë Skrapar drejt përfundimit.
Firma fituese e projektit të Rikostruksionit te Sallës së Aktiviteteve të Pallatit të Kulturës 2 AF, po shkon drejt përfundimit të punimeve për rikostruksionin e këtij objekti , i cili financohet nga Konvertimi i Borxhit Italo - Shqiptar IADSA në kuadër të thirrjes IADSA II/2023/03 dhe zbatohet nga Bashkia Skrapar.
Ky ambient krahas rikonstruksionit të saj, do të mobilohet me pajisje cilësore, do të ketë sistem audio, pajisje kompjuterike dhe gjithë infranstrukturën e duhur për realizimin e aktiviteteve .
Kjo sallë e re e rikonstruktuar, do të shërbejë për organizimin e aktiviteteve kulturore artistike për nxënësit e shkollës së mesme, shkollave - 9 vjeçare të qytetit, aktiviteteve të organizuara nga Bashkia, shfaqeve teatrale, duke kontribuar për organizimin e më shumë aktiviteteve, në funksion të një jetë më të mirë sociale, për komunitetin e Bashkisë.

“FESTA E RAKISË” -TRADITA QË NA BASHKON!Bashkia Skrapar ju fton  të gjithëve në Festën e Rakisë – ku tradita dhe shija b...
09/10/2024

“FESTA E RAKISË” -TRADITA QË NA BASHKON!

Bashkia Skrapar ju fton të gjithëve në Festën e Rakisë – ku tradita dhe shija bëhen një .
Së bashku, ashtu sic dimë ne, të mirëpresim Presidentin e Republikës SH.T.Z Bajram BEGAJ. Një mundësi shumë e mirë, po ashtu, për të promovuar prodhimet tona bio dhe mjaft cilësore.
Jeni te mirëpritur, ditën e shtunë, datë 12 Tetor, ora 10:30, në sheshin qendror të qytetit! Festojmë së bashku!

07/03/2024
10/02/2024
Gëzuar ditën e Çlirimit, Shqipëri! 🇦🇱Përulësi dhe mirënjohje ndaj kujtimit të atyre që luftuan për Shqipërinë e  lirë! L...
29/11/2023

Gëzuar ditën e Çlirimit, Shqipëri! 🇦🇱
Përulësi dhe mirënjohje ndaj kujtimit të atyre që luftuan për Shqipërinë e lirë!
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT🇦🇱!

🇦🇱❤🙏🏻

Address

Arkitekt Kasëmi, Nr. 1
Çorovodë
5401

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35531222512

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Skrapar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Skrapar:

Share