03/02/2020
Bashkëqytetar, aktivistë dhe simpatizant të LDK-së
Nga sot Republika e Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka konstituar institucionet kryesore të shteti. Në marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, sot nga 66 deputet është votuar qeveria e cila do të udhëhiqet nga z. Albin Kurti, ku Lidhja jonë do të jetë e përfaqësuar në resorët më thelbësorë të cilat prekin jetën e qytetarit e që janë:
1. Ministria e Arsimit - me Ministre znj. Hykmete Bajrami
2. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit - me Ministre znj. Vlora Dumoshi
3. Ministrin e Brendshme - me Ministër z. Agim Veliu
4. Ministrin e Infrastrukturës - me Ministër z. Lumir Abdixhiku
5. Ministrin e Mbrojtjes - me Ministër z. Anton Quni dhe
6. Ministrin e Bujqësisë - me Ministër z. Besian Mustafa
Po ashtu përherë të parë në historinë e Kosovës, Parlamenti do të udhëhiqet nga Kryeparlamentarja e parë grua znj. Vjosa Osmani.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ndihet krenare për kontributin e dhënë në secilën etapë të shtetëformimit të Kosovës, jemi me fat që familjen tonë të madhe e kanë mbajtur dhe vazhdojn ta mbajnë njerëzit që në vete pikë së pari kanë, kulturën, atdhedashurin dhe respektin për të tjerët.
Urime dhe me fat kjo udhëheqësi !✌🏻