Ilir Mëngra

Ilir Mëngra Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

03/08/2025

𝐍𝐃𝐀𝐋𝐈𝐌 𝐐𝐀𝐑𝐊𝐔𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈 𝐏𝗘̈𝐑 𝐌𝐉𝐄𝐓𝐄𝐓 𝐐𝗘̈ 𝐓𝐑𝐀𝐍𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐎𝐉𝐍𝗘̈ 𝐌𝐀𝐋𝐋𝐑𝐀 𝐓𝗘̈ 𝐑𝐑𝐄𝐙𝐈𝐊𝐒𝐇𝐌𝐄
➡️ Ku e ndeshim?
🔴 Ky sinjal urdhëron ndalimin e qarkullimit të mjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme.
🚨 Të tilla konsiderohen, për shembull, lëndët hidrokarbure, acidet, lëndët radioaktive, materialet toksike, etj.

01/08/2025

🚗 Gushti nis me fluks të shtuar të mjeteve në qarkullim rrugor!
Rrugët janë më të ngarkuara se zakonisht dhe sezoni turistik sjell më shumë lëvizje, më shumë rrezik.

👉 Drejtoni me kujdes!
✅ Respektoni rregullat e qarkullimit.
✅ Mbani distancën e sigurisë.
✅ Shmangni shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme.
✅ Pushoni kur jeni të lodhur.

🛑 Një moment pakujdesie mund të kushtojë shumë.
Zgjidh të udhëtosh i sigurt.

30/07/2025
📣 Të gjithë kandidatët për Leje Drejtimi të kategorive A1, A2, B1 dhe B!📘 Botimi “Programi i Përgatitjes Teorike për Lej...
29/07/2025

📣 Të gjithë kandidatët për Leje Drejtimi të kategorive A1, A2, B1 dhe B!

📘 Botimi “Programi i Përgatitjes Teorike për Lejet e Drejtimit – A1, A2, B1 dhe B” është i vetmi material zyrtar dhe i besueshëm, i hartuar për t’ju ndihmuar në përvetësimin e njohurive të nevojshme për testin teorik.

📍 E gjeni pranë çdo sporteli të Drejtorive Rajonale të DPSHTRR.

🔑 Njohuria është çelësi i sigurisë në rrugë – përgatitu siç duhet, udhëto me përgjegjësi!

📍 Fushata informuese e eTransport ndaloi këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës!🌊 Në zemër të sezonit turistik, ekipi ...
28/07/2025

📍 Fushata informuese e eTransport ndaloi këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës!

🌊 Në zemër të sezonit turistik, ekipi ynë pati mundësinë të komunikojë nga afër me qytetarë dhe turistë, duke ndarë informacione mbi lehtësirat që së shpejti do të ofrojë platforma dhe mënyrën e përdorimit të saj përmes Web-it zyrtar.

💬 Interesimi dhe reagimet pozitive na japin shtysë për ta çuar këtë fushatë edhe më tej – drejt një shërbimi më të thjeshtë, të shpejtë dhe digjital!

27/07/2025

𝐍𝐃𝐀𝐋𝐈𝐌 𝐐𝐀𝐑𝐊𝐔𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈 𝐏𝗘̈𝐑 𝐌𝐎𝐓𝐎Ç𝐈𝐊𝐋𝐄𝐓𝐀
🔴 Ky sinjal urdhëron ndalimin e qarkullimit për gjithë llojet e motoçikletave.
🚨 Përveç rasteve kur përcaktohet e kundërta, lejohet qarkullimi i gjithë llojeve të tjerë të mjeteve rrugore, përfshirë këtu edhe mjetet me dy rrota, si biçikletat apo ciklomotorët.

🩸 Dhurimi vullnetar i gjakut – një akt qytetarie dhe solidariteti njerëzor.Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transporti...
25/07/2025

🩸 Dhurimi vullnetar i gjakut – një akt qytetarie dhe solidariteti njerëzor.

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan vijon të jetë një partnere e qëndrueshme në fushatat e dhurimit të gjakut, duke dëshmuar përkushtim dhe ndjeshmëri ndaj nevojave të komunitetit.

👥 Çdo pikë gjaku është një shpresë më shumë për dikë në nevojë.
🙏 Dhuro gjak, shpëto jetë!

24/07/2025

🔝 U realizua sesioni i rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!

Ndajmë me ju rezultatet e këtij sesioni:
🔺 Riregjistrime - 39 kandidatë;
🔺 Prezent - 23 kandidatë;
🔺 Fitues - 3 kandidatë.
Nga fillimi i fushatës Qershor 2022, raportohet:
🔺 Riregjistrime në Autoshkollë - 2,287 kandidatë;
🔺 Rifitues Leje Drejtimi - 304 qytetarë ose 13.3% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

𝐌𝐛𝐚𝐧𝐢 𝐧𝗲̈ 𝐯𝗲̈𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞:
VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor pasi ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!
☑️ MËSO Programin e Normave të Sjelljes;
☑️ USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al
☑️ Shkarko aplikacionin në mobile:
🔺 Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/
🔺 App Store: https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254

🔧 Formalizimi i sektorit të autoriparimit – Një hap i madh drejt sigurisë rrugore!📅 Nga Shkurti 2024, Njësia e Kontrolli...
24/07/2025

🔧 Formalizimi i sektorit të autoriparimit – Një hap i madh drejt sigurisë rrugore!
📅 Nga Shkurti 2024, Njësia e Kontrollit pranë DPSHTRR ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi dhe inspektimi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të formalizuar sektorin e autoriparimit në zbatim të Ligjit Nr. 9573/2006.

📊 Përfituesit më të mëdhenj? Qarku i Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit shënuan rritje të ndjeshme të licencimeve dhe aplikimeve, si rezultat i drejtpërdrejtë i punës në terren dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

Si në vijim do t’ju informojmë mbi rezultatet e përpunuara nga Qarku Tiranë.

📍 QARKU TIRANË | Maj 2024 – Qershor 2025
📊 Rezultatet janë dukshëm në rritje:
✔️ 606 subjekte të inspektuara
✔️ Vetëm 39 subjekte rezultonin të pajisura me licencë
✔️ 112 subjekte janë formalizuar deri në Qershor 2025
✔️ +187% rritje e licencimeve krahasuar me periudhën Mars 2024.
✔️ 169 aplikime për licencë deri në Qershor 2025 (+333%)
✍🏻 Deri në fund të vitit 2025 pritet:
✅ 142 subjekte të licencuara (+264%)
✅ 218 aplikime për licencë (+458%)

💡 Fushata vazhdon, për një sektor më të rregullt, më të sigurt dhe në përputhje me ligjin!

📍 Këtë herë, stafi ynë ishte i pranishëm në zemër të kryeqytetit, në Sheshin Skënderbej!🛩️ Shqipëria po bëhet gjithnjë e...
22/07/2025

📍 Këtë herë, stafi ynë ishte i pranishëm në zemër të kryeqytetit, në Sheshin Skënderbej!

🛩️ Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion trendi për turistët nga e gjithë bota!

🤝 Për t’u siguruar që vizitorët (dhe qytetarët vendas), të kenë një eksperiencë sa më të lehtë dhe të këndshme, DPSHTRR ka sjellë platformën eTransport, një zgjidhje digjitale për lëvizjen ndërqytetase “në stilin shqiptar”!

🚍 Me eTransport mund të gjeni:
✔️ Itinerarët e linjave ndërqytetase
✔️ Oraret e nisjes dhe mbërritjes
✔️ Vendndodhjen e stacioneve në hartë
✔️ Kontaktet e operatorëve të transportit

Promovojmë transportin publik si zgjedhjen ideale për të eksploruar Shqipërinë – ekonomik, praktik dhe ekologjik!

📌 Informacioni është i aksesueshëm edhe në porte, aeroporte dhe në pikat kryesore të mbërritjes në vend.

🇦🇱

Address

Tirane

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ilir Mëngra posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ilir Mëngra:

  • Want your organization to be the top-listed Government Service?

Share