10/06/2026
NXËNËSIT E DALLUAR
Në shenjë vlerësimi për përkushtimin, suksesin dhe angazhimin e treguar gjatë vitit shkollor, nxënësit e dalluar të shkollës sonë u nderuan me mirënjohje.
Me rezultatet dhe sjelljen e tyre shembullore, ata kanë dëshmuar se puna dhe këmbëngulja janë çelësi i suksesit, duke u bërë krenari për shkollën dhe frymëzim për bashkëmoshatarët e tyre.
Por, po aq vlerësim meritojnë edhe nxënësit që nuk morën mirënjohje, por mos harroni se çdo përpjekje, sfidë e tejkaluar dhe hap drejt dijes ka vlerën e vet dhe meriton duartrokitje.
Urime të gjithë nxënësve të shkollës sonë e suksese të mëtejshme në rrugën e dijes!