Lëvizja Vetëvendosje - Shtime

Lëvizja Vetëvendosje - Shtime Faqja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra-Shtime

30/08/2026

Dr. Qemajl Aliu

29/08/2026
26/08/2026
Telegram ngushëllimiLëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra në Shtime shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qorrolli, me ra...
25/08/2026

Telegram ngushëllimi

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra në Shtime shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qorrolli, me rastin e ndarjes nga jeta të Veteranit të UÇK-së, Hysni Qorrolli, nga fshati Rashincë.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Hysni Qorrollit. Ai do të kujtohet gjithmonë me nderim për kontributin, sakrificën dhe përkushtimin e tij në rrugën e lirisë së Kosovës. Emri dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e kujtesës sonë dhe e historisë së përpjekjes së popullit tonë për liri.
Familjes Qorrolli, të afërmve dhe bashkëluftëtarëve të tij u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke ju dëshiruar forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe familjare.

Lavdi jetës dhe veprës së Hysni Qorrollit!
Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra në Shtime

Mirëqeverisja e Dr. Qemajl Aliu dhe Vetëvendosjes! VVazhdojmë me punë të mira, projekte të mëdha, transparencë e llogari...
04/08/2026

Mirëqeverisja e Dr. Qemajl Aliu dhe Vetëvendosjes!
VVazhdojmë me punë të mira, projekte të mëdha, transparencë e llogaridhënie!

100% TRANSPARENCË BUXHETORE!

Komuna e Shtimes vlerësohet përsëri me 100 pikë maksimale për transparencë të plotë buxhetore nga Instituti GAP në raportin e fundit për vitin 2025.

Ky rezultat reflekton drejtpërdrejt vizionin tonë për një qeverisje të drejtë, të hapur dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve. Ky vlerësim dëshmon punën tonë të përditshme për t’u siguruar që çdo cent i buxhetit të komunës menaxhohet me llogaridhënie maksimale.

Zotimi ynë mbetet puna e vazhdueshme me përkushtim për mirëqeverisje, transparencë të plotë dhe përparim në çdo lagje e fshat të komunës sonë!

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!Mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e fuqishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe...
01/08/2026

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!

Mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e fuqishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe frymëzim për organizatën tonë kudo.

Andaj, sonte, e shtunë, duke filluar nga ora 20:00, në Sheshin „Adem Jashari“ në Prishtinë, takohemi në pritjen e sivjetme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes, njëherazi kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ju mirëpresim!

08/07/2026

Lajm i mirë për qytetarët. Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

Dje, më 7 korrik, Bashkimi Evropian na njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin.

Fondet do të mbështesin fushat prioritare të vendit:

• Mjedisi dhe klima - 44 milionë euro;

• Energjia - 34.5 milionë euro;

• Menaxhimi i kufijve dhe migrimi - 30.5 milionë euro;

• Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi - 31.8 milionë euro;

• Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE - 24.7 milionë euro;

• Sundimi i ligjit - 15 milionë euro.

Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona.

Përveç projekteve të IPA 2026 e IPA 2027, janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro:

- Hidrosistemi Ibër-Lepenc - asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor;

- Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë - asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës;

- Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë - grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH.

Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen. Këto mjete do të shfrytëzohen në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Rekordmeni i shkeljeve ligjore: Brenda 5 muajve, Rrahman Jakupi 11 herë shkeli ligjinPazarxhinjtë injorantë që e kanë uz...
22/06/2026

Rekordmeni i shkeljeve ligjore: Brenda 5 muajve, Rrahman Jakupi 11 herë shkeli ligjin

Pazarxhinjtë injorantë që e kanë uzurpuar Kuvendin Komunal në Shtime po shënojnë rekorde të zeza të paligjshmërisë.

Rrahman Jakupi, kryesues i mllefit dhe i inateve, që erdhi si emër kundër vullnetit të qytetarëve, po përballet me probleme të mëdha ligjore. Ai nuk i njeh procedurat dhe po vepron sipas urdhrave të shefave të tij, të cilët e kanë instaluar si kukull në krye të Kuvendit Komunal.

Në raste të tilla, dështimi institucional është i pashmangshëm, dhe pikërisht kjo po ndodh.

Plot 11 vendime të Kuvendit Komunal të Shtimes janë konstatuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si të kundërligjshme.

Kjo është pasojë e qasjes së papërgjegjshme dhe joprofesionale në udhëheqjen e Kuvendit Komunal nga Rrahman Jakupi. Abuzimin dhe udhëheqjen famëkeqe që e kanë ushtruar për 20 vjet në qeverisje, tashmë e kanë bartur edhe në Kuvendin e Komunës.

Edhe seanca e fundit e jashtëzakonshme është thirrur pa ekzistuar rrethana të jashtëzakonshme dhe pa u bashkëngjitur materialet përkatëse.

11 vendimet e konstatuara si të kundërligjshme nga MAPL janë:

* Vendimi për zgjedhjen e Komitetit për Komunitete
* Rregullorja për taksa, tarifa dhe gjoba për vitin 2026
* Vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01/17, të datës 31.01.2011
* Vendimi për ndryshimin e nenit 6.9 të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe Komiteteve, Nr. 01/155, të datës 27.04.2023
* Vendimi për zgjedhjen e Komitetit për Komunitete sipas kërkesës së MAPL-së
* Vendimi për anulimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Shtimes Nr. 01/64, të datës 02.04.2026
* Vendimi për anulimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Shtimes Nr. 01/65, të datës 02.04.2026
* Vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01/17, të datës 31.01.2011
* Vendimi për formimin e komisionit për ndryshimin e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe Komiteteve
* Vendimi për formimin e komisionit për ndryshimin e Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim, për më pak se një vit, të pronës së paluajtshme komunale Nr. 01-459, datë 27.02.2023
* Vendimi për formimin e komisionit për verifikimin e gjendjes së banesave të komunës në objektin “Fitorja”.

Hiq më pak fajtorë nuk janë edhe asamblistët e PDK-së dhe LDK-së që me votën e tyre i mbështetën këto vendime të kundërligjshme.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal nuk mund të vazhdojë të sillet sikur këto shkelje të mos ekzistojnë. Funksioni i tij është të garantojë respektimin e ligjit.

Nëse është fjala vetëm për injorancë, mund ta ndihmojmë për hir të institucionit. Por në pazaret ku është futur, aty nuk e ndihmon dot askush, përveç atyre që e urdhërojnë të veprojë kështu.

Qytetarët e Shtimes meritojnë institucione që punojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe respekt për ligjin, ashtu siç është ekzekutivi.

Address

Rruga E Tiranës
Stimlje
72000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 15:00

Telephone

+38338404588

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share