08/11/2024
📮Fillon shpërndarja e faturave sipas konsumit!
Ngrohtorja Termokos njofton të gjithë konsumatorët, që kanë përfituar njehsorët e ngrohjes, se do të fillojë me shpërndarjen e faturave të para, bazuar në shpenzimin e ngrohjes.
Nga ky vikend mbi 7.000 konsumatorë do të pranojnë faturat me përllogaritjen e bazuar në shpenzimet e ngrohjes, përgjatë këtij muaji.
⚠️ Vërejtje:
Nëpërmes softuerëve të instaluar dhe inspektimeve në terren, tek një pjesë e konsumatorëve tanë janë vërejtur ndërhyrje të paautorizuara në pajisjet e instaluara, ndërrim të radiatorëve, tentim për bllokim të valvolave etj. gjë që ka vështirësuar procesin e faturimit. Të gjitha këto ndërhyrje janë lokalizuar dhe do të vizitohen nga ekipet tona ditëve në vijim për të evituar çdo parregullsi në mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve si dhe për të siguruar një proces të rregullt dhe të saktë të faturimit.
Procesi i faturimit sipas konsumit, pavarësisht vështirësive që mund të hasen në këtë fillim, do të jetë një proces i pandalshëm, që me kohë do të jetë i mundshëm për secilën familje që furnizohet me ngrohje nga NP “Termokos”.
Secila faturë përmbanë sqarimet plotësuese, këshillat dhe udhëzimet për kursim të energjisë ngrohëse.
Këtej e tutje, faturat e gjithë konsumatorëve, që kanë pëfituar pajisjet matëse do të varen nga shpenzimet e ngrohjes. Andaj, kurseni ngrohjen, që të keni fatura më të ulëta!