Lidhja me Mërgatën

Lidhja me Mërgatën Platforma zyrtare e LDK-së e dedikuar për Mërgatën

25/05/2026

Energji, entuziazëm, dashuri dhe shpresë e jashtëzakonshme, në takimin me Mërgatën në Cyrih.

Faleminderit!

Cyrih, faleminderit për pritjen madhështore!
25/05/2026

Cyrih, faleminderit për pritjen madhështore!

🇨🇭 TAKIM ME BASHKATDHETARËT NË ZVICËR 🇽🇰Lidhja Demokratike e Kosovës ju fton në një takim të veçantë me bashkatdhetarët ...
18/05/2026

🇨🇭 TAKIM ME BASHKATDHETARËT NË ZVICËR 🇽🇰

Lidhja Demokratike e Kosovës ju fton në një takim të veçantë me bashkatdhetarët tanë në Zvicër, në praninë e kandidates për Presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatit për Kryeministër, Lumir Abdixhiku.

📅 E dielë, 24 Maj 2026
🕑 Ora: 14:00
📍 Royal Palace
Holzwingertstrasse 42, 8409 Winterthur/Zürich, Zvicër

Diaspora jonë ka qenë gjithmonë shtyllë e fuqishme e Kosovës, në çdo sfidë dhe në çdo sukses. Andaj, ju mirëpresim për një bashkëbisedim të hapur mbi të ardhmen e vendit tonë, rrugëtimin politik dhe vizionin për Kosovën që duam.

Mirë se vini! 🇽🇰

113 është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.Numri i bashkimit.Numri i ringritjes.Numri i...
16/05/2026

113 është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Numri i bashkimit.
Numri i ringritjes.
Numri i Republikës që beson sërish.

Më 7 qershor, me zemër, me besim, me LDK-në.✌️

Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe në këtë listë, kemi 4 kandidatë për deputetë nga Mërgata: ...
12/05/2026

Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe në këtë listë, kemi 4 kandidatë për deputetë nga Mërgata:

Hysen Çekaj me numër 46- Gjermani
Robert Ukiq me numër 87- Zvicër
Niq Krasniqi me numër 98- Austri
Albana Bunjaku me numër 107 - Suedi

Mërgata nuk është vetëm mbështetje për Kosovën.
Mërgata është zë, përfaqësim dhe forcë e ndryshimit.

Ky është ekipi ynë.
7 qershori është dita e ringritjes se madhe!

Na priftë e mbara!✌️

Mërgata më e mobilizuar se kurrë!🇽🇰🤝🇩🇪Nën udhëheqjen e kryetares Saranda Musliu, Dega e Bayernit po dëshmon përkushtim e...
10/05/2026

Mërgata më e mobilizuar se kurrë!🇽🇰🤝🇩🇪

Nën udhëheqjen e kryetares Saranda Musliu, Dega e Bayernit po dëshmon përkushtim e gatishmëri për angazhim politik dhe afrim të madh të mërgatës rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim mori pjesë edhe ish-deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, i cili ndau mesazhe motivuese për rëndësinë e unitetit, organizimit dhe forcimit të zërit të mërgatës në proceset politike e kombëtare.

Le të fitojmë!✌️

Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi për të votuar jashtë vendit ka filluar dhe zgjatë deri më 17 maj.Prandaj, të gjith...
08/05/2026

Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi për të votuar jashtë vendit ka filluar dhe zgjatë deri më 17 maj.
Prandaj, të gjithë ju që keni paqartësi rreth regjistrimit dhe votimit, mund t’i kontaktoni personat tanë përgjegjës në degët e LDK-së në Mërgatë.

Më poshtë, gjeni emrat dhe numrat kontaktues të personave përgjegjës👇🏻

07/05/2026

E dashur Mërgatë,

Regjistrimi online për të votuar nga jashtë vendit ka filluar dhe do të zgjasë deri më datë 17 maj. Prandaj, ju bëjmë thirrje që të ushtroni të drejtën tuaj kushtetuese për të votuar, të gjithëve që jetoni jashtë Kosovës.

Vota juaj ka shumë rëndësi, ashtu siç jeni ju të rëndësishëm për atdheun tuaj, Kosovën, e në veçanti Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Regjistrohuni sot!

Vëmendje: Ju që do të vini fizikisht në Kosovë, nuk duhet të regjistroheni!

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton bashkatdhetarët se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë vendit është nga 6 d...
04/05/2026

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton bashkatdhetarët se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë vendit është nga 6 deri më 17 maj.

Dërgimi i zarfeve me fletëvotime do të realizohet sipas këtij orari:

22 – 25 maj për vendet e Europës
22 – 28 maj për kontinentet tjera

Nga 25 maji, do të hapen edhe kutitë postare për pranimin e fletëvotimeve.

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që të respektojnë afatet e përcaktuara dhe të sigurojnë regjistrimin në kohë.

Koha për veprim ka nisur!✌️

Në vijim të zhvillimeve të fundit, dhe në përgatitje për hapat e ardhshëm, kryetari Abdixhiku me anëtarë të tjerë të LDK...
22/04/2026

Në vijim të zhvillimeve të fundit, dhe në përgatitje për hapat e ardhshëm, kryetari Abdixhiku me anëtarë të tjerë të LDK-së mbajten takim virtual me të gjitha 88 nëndegët e LDK-së në mërgatë.

Mërgata u njoftua për rrjedhën e proceseve negociuese, të cilat fatkeqësisht dështuan, përkundër vullnetit maksimal të LDK-së dhe kërkesave tona minimale - veç demokraci. Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe per Lidhjen.

Po ashtu u fol hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët. Si dhe u dakordua për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë.

Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë.

Koha për pritje ka përfunduar.
Koha për veprim ka nisur.

Address

Rr. UÇK 2B
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja me Mërgatën posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lidhja me Mërgatën:

Shortcuts

Share