12/05/2026
Të dashur qytetarë, miq e bashkëudhëtarë,
Për shumë njerëz, emri im lidhet me një periudhë kur, si pjesë e Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, u përballëm me monopole të fuqishme, me padrejtësi në treg dhe me abuzime që rëndonin qytetarin e zakonshëm. Andaj edhe kemi vepruar.
Sepse gjithmonë kam besuar një gjë:
shteti duhet t’i mbrojë qytetarët, jo interesat e ngushta.
Por rrugëtimi im publik nuk fillon aty.
Unë, Valon Prestreshi, shtetas i Republikes se Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku ne NYC jame rritur dhe shkolluar ndersa ne Kosove jam rritur dhe zhvilluar politikisht në familjen e madhe të Lidhja Demokratike e Kosovës, duke kaluar çdo hallkë të organizimit dhe angazhimit politik.
Kam shërbyer si:
Ish-Kryetar i Forumit Rinor të Lidhja Demokratike e Kosovës në Obiliq,
Ish-Sekretar i Degës,
Ish-Delegat i Kuvendit të Lidhja Demokratike e Kosovës,
Ish-Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm,
Anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të Lidhja Demokratike e Kosovës,
ndërsa sot:
Kryetar i Nëndegës së Sofalisë,
dhe Anëtar i Kryesisë së Degës së Dytë në Prishtinë.
Pasi mora besimin e Degës së Dytë në Prishtinë, sot me nder e përgjegjësi ju njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës më ka zyrtarizuar kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Garoj për herë të parë në jetën time.
Nuk vij nga politika e privilegjeve.
Vij nga puna, përballja dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me problemet e qytetarëve.
Prandaj sot, me përulësi dhe besim, kërkoj mbështetjen e popullit të Kosovës.
Për një zë që nuk hesht përballë padrejtësisë.
Për një përfaqësim që nuk sh*tet.
Për një Kosovë ku ligji vlen për të gjithë njësoj.
Rruga sapo ka filluar. 108 LDK
VP