Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim Kosovo Search And Rescue Association
🚨 Siguria, Shëndeti, Shpëtimi 🚨
🛠️ Pjesë e përkushtuar e mbrojtjes së jetëve
📞 Për ndihmë, thirrni: 045 112 102

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është e pranishme në mbështetje të KM Çikat, klubit të motoçiklizmit të vajzave...
14/09/2026

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është e pranishme në mbështetje të KM Çikat, klubit të motoçiklizmit të vajzave, në garën e organizuar “Gara e Çikave”.

Me praninë dhe angazhimin tonë, jemi të lumtur të mbështesim vajzat në këtë ngjarje sportive dhe të promovojmë sigurinë, solidaritetin dhe pjesëmarrjen e vajzave në sport.
Klubi i Motoçiklizmit Çikat


NJOFTIMShoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe anga...
07/09/2026

NJOFTIM

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij.

Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz.

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim
Misioni ynë - të shpëtojmë jetë.

Ujë Rugove
Auto Kaqandolli
Albaelettrica Kosova

NJOFTIMVAZHDON KËRKIMI PËR PERSONIN E HUMBURNë bashkëpunim me Policinë e Kosovës, banorët e qytetit të Ferizajt dhe fsha...
04/09/2026

NJOFTIM

VAZHDON KËRKIMI PËR PERSONIN E HUMBUR

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, banorët e qytetit të Ferizajt dhe fshatit Komogllavë, SHKKSH – Dega Ferizaj, si dhe anëtarë të tjerë të Shoqatës, gjatë tri ditëve të fundit kanë marrë pjesë aktive në kërkimin e personit të humbur, z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj.

Z. Hamëz Ismali është larguar nga shtëpia më 17 gusht dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Gjatë këtyre ditëve është bërë sensibilizimi i qytetarëve për rastin, ndërsa janë zhvilluar kërkime në zona urbane dhe rurale, përfshirë edhe përdorimin e dronëve dhe kërkimet në terren nga ekipet e angazhuara. Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme, personi ende nuk është gjetur.

Në bashkëpunim me banorët e fshatit Komogllavë dhe Policinë e Kosovës, kërkimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e z. Hamëz Ismali është i mirëpritur. Ju lutemi, çdo informacion të rëndësishëm ta përcillni tek Policia e Kosovës ose tek ekipet e angazhuara të SHKKSH-së.

Mbështetje për zjarrfikësitShoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim – Dega në Mitrovicë u del në ndihmë zjarrfikësve në këto...
23/08/2026

Mbështetje për zjarrfikësit

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim – Dega në Mitrovicë u del në ndihmë zjarrfikësve në këto ditë të nxehta, duke u angazhuar në shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.

Në çdo situatë emergjente, jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet përgjegjëse.

Bashkë për një Kosovë më të sigurt! 🇽🇰🚒🤝

19/08/2026

Kayak Fest Kosova

Përfundim i aksionit me suksesJu njoftojmë se dy motoristët e humbur janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të si...
01/08/2026

Përfundim i aksionit me sukses

Ju njoftojmë se dy motoristët e humbur janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të sigurt.

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim realizoi tërheqjen e tyre nga terreni.

Jemi të lumtur që ky aksion u përmbyll me sukses dhe që të dy motoristët janë tashmë të sigurt.

Aksion kërkimi Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kër...
01/08/2026

Aksion kërkimi

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercit.

Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre. Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me njësitë speciale ELITE të Policisë së Kosovës, realizoi me s...
20/07/2026

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me njësitë speciale ELITE të Policisë së Kosovës, realizoi me sukses një trajnim të specializuar në fushën e kërkim-shpëtimit në ujëra të thella – zhytje.

Trajnimi u mbajt në Borsh, Shqipëri, ku pjesëmarrësit zhvilluan ushtrime intensive praktike dhe teorike, duke u fokusuar në teknikat e avancuara të zhytjes, operacionet e kërkim-shpëtimit në mjedise ujore, menaxhimin e situatave emergjente dhe koordinimin ndërinstitucional.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të ekipeve të kërkim-shpëtimit, duke forcuar bashkëpunimin mes Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim dhe njësive speciale ELITE të Policisë së Kosovës. Shkëmbimi i përvojave, puna ekipore dhe stërvitja në kushte reale kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë për t’iu përgjigjur me efikasitet çdo situate emergjente.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, instruktorët dhe partnerët që kontribuan në realizimin e këtij trajnimi, si dhe institucionet që mbështesin zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit.

Së bashku ndërtojmë ekipe më të përgatitura, më profesionale dhe gjithmonë të gatshme për të shpëtuar jetë.


Memorandum BashkëpunimiSot shënuam një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me nënshkrimin e Memor...
09/07/2026

Memorandum Bashkëpunimi

Sot shënuam një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë.

Ky memorandum vendos themelet e një partneriteti të qëndrueshëm, i cili synon koordinim më të mirë të operacioneve të kërkim-shpëtimit, rritjen e sigurisë në të dy anët e kufirit dhe ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë në situata emergjente.

Përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira profesionale, do të forcojmë kapacitetet dhe gatishmërinë e ekipeve tona, me qëllim që të ofrojmë një reagim më të shpejtë, më të koordinuar dhe më efikas në çdo mision.

Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për mbrojtjen e jetës së njeriut, rritjen e sigurisë dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.

Së bashku për më shumë siguri, profesionalizëm dhe shpëtim jetësh. 🇽🇰🤝🇦🇱

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim:

Shortcuts

Share