Psikologe për fëmijë Naile Rrustolli Hoxha

Psikologe për fëmijë Naile Rrustolli Hoxha 🧠 Psikologe për fëmijë
🏠Mbështetje për fëmijët dhe familjet
📩 Kontakt për konsultim
☎️ +383 48 374 824

02/09/2026

📍📍📍Edhe ky shtator filloi!

Shumë emocione për fëmijët dhe prindërit, e sidomos për fëmijët që fillojnë klasën e parë, një kapitull i ri i jetës, përgjegjësi dhe sfida të reja,

Por... ky muaj për prindërit e fëmijëve me vështirësi neurozhvillimore nuk është thjeshtë një fillim i ri, ky muaj për ta sjell shumë pyetje, frikë dhe pasiguri madje disa përjetojnë edhe ankth!!!

E gjithë kjo se kanë shumë pyetje në mendjen e tyre,
A do mësohet fëmija me rutinen e re? A do të pranohet nga fëmijët e tjerë? A do pranohet dhe mirëkuptohet nga mësuesja? A do arrijë rezultat në mësime? A do merr mbështetjen e duhur? A do ta mbështesë shteti me Asistente apo duhet ta gjejë dhe financojë vet?... dhe shumë pyetje tjera

Rritja e një fëmije me vështirësi zhvillimore bartë në vete shumë sfida të cilat ata i përjetojnë çdo ditë,

Askush nuk mund ta kuptojë emocionin e një prindi fëmija i të cilit është në mesin e një shpërthimi emocional me sjellje sfiduese,

Askush nuk mund ta kuptojë emocionin e prindit të cilit i thuhet " pse spo fol fëmija yt"??, "vet e ke lazdru se shume mirë eshte", !!!

Apo edhe situatat kur prindërit e tjerë ankohen pse në klasë ka një fëmijë me vështirësi dhe duan ta largojnë nga klasa!!!

Fëmija ka nevojë për pranim, siguri dhe mbështetje dhe vetëm në këtë formë mund të zhvillojë potencialin e plotë

Ky le të jetë një mesazh ftues për më shumë mirëkuptim, le të jetë një shtator më pak stresues për prindërit e fëmijëve me vështirësi neurozhvillimore por edhe vet fëmijët,

Sepse në fund të ditës të gjithë duam të pranohemi dhe të mbështetemi kur kemi nevojë!

Psikologe për fëmijë Naile Rrustolli Hoxha

📍 Sot fillova takimet me fëmijët tek kopshti Kopshti Porta e Arte, ku fillimisht u njoftova me fëmijët, realizova observ...
01/09/2026

📍 Sot fillova takimet me fëmijët tek kopshti Kopshti Porta e Arte, ku fillimisht u njoftova me fëmijët, realizova observimet klinike dhe bisedova me mësueset për zhvillimin e fëmijëve.

Mëse e lumtur të kontribuoj në mbështetjen e zhvillimit emocional, social dhe psikologjik të fëmijëve. .

Çdo fëmijë ka ritmin, nevojat dhe mënyrat e tij të veçanta për të shprehur veten 🌈 e unë jam aty për ti dëgjuar 😊

📍📍📍
31/08/2026

📍📍📍

29/08/2026
27/08/2026



* 🧠 Përmirëson përqendrimin dhe vëmendjen – fëmija duhet të ndjekë topin dhe të reagojë në momentin e duhur.
* 🎯 Zhvillon kontrollin e impulsit – mëson të presë radhën, të ndalojë dhe të veprojë sipas rregullave.
* 😊 Ndihmon në rregullimin emocional – lëvizja dhe loja aktive ndihmojnë në çlirimin e tensionit dhe energjisë së tepërt.
* 🤝 Zhvillon aftësitë sociale – mëson të bashkëpunojë, të ndajë, të presë radhën dhe të respektojë të tjerët.
* 💪 Forcon vetëbesimin – kur fëmija arrin të kapë, gjuajë ose kontrollojë topin, përjeton sukses dhe kompetencë.
* 🗣️ Nxit komunikimin – loja me top krijon mundësi për të kërkuar, dhënë, pritur dhe komunikuar me të tjerët.

📌Prind të nderuar,Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se, duke filluar nga muaji shtator, do të nisim një bashkëpunim me Kops...
27/08/2026

📌Prind të nderuar,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se, duke filluar nga muaji shtator, do të nisim një bashkëpunim me Kopshti i Fëmijeve "Porta e Artë"

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të zhvillohen takime me fëmijët dhe aktivitete të përshtatura për moshën e tyre, me fokus në zhvillimin socio-emocional, aftësitë sociale, shprehjen e emocioneve dhe mirëqenien psikologjike. 🌱💛

Për një zhvillim më të shëndetshëm të fëmijëve 🍃

24/08/2026

📍 Të kuptojmë më mirë ADHD-Çrregullimi i vëmendjes dhe HiperaktivitetitJo çdo fëmijë që është i lëvizshëm është Hiperakt...
23/08/2026

📍 Të kuptojmë më mirë ADHD-Çrregullimi i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit

Jo çdo fëmijë që është i lëvizshëm është Hiperaktiv!

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349191451

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe për fëmijë Naile Rrustolli Hoxha posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Psikologe për fëmijë Naile Rrustolli Hoxha:

Shortcuts

Share