04/10/2025
Peja nuk sh*tet për 20.000€ e Val Krasniqit e Adelina Ismailit
Kush ka guximin ta akuzojë Gazmend Muhaxherin për interesa personale, kur përballë kemi skenën më të pistë të politikës dhe biznesit në Pejë?
Val Krasniqi, pronar i konsorciumit dhe bashkëshort i Adelina Ismailit, sot po e mbështet hapur kandidatin e VV-së.
Jo për vizion, jo për qytetarë, por për borxhe dhe pazare të vjetra. Kujtojeni mirë: Hajrulla Çeku i dha 20.000 € Adelina Ismailit për një album.
Nuk ishte ndihmë kulturore, ishte kontratë për favore.
VV i ka bërë favore Valit, dhe sot Vali po e kthen me besnikëri borxhin duke punuar kundër LDK-së dhe kundër qytetarëve.
Kjo nuk është politikë, është korrupsion i maskuar, është sh*tje e interesit publik për favore private.
20.000 € për një album janë simboli më i qartë se si VV dhe Taulant Kelmendi blejnë njerëz, ndikim dhe përkrahje.
Ata nuk e duan Pejën, ata duan pushtetin e tyre.
Ndaj, kushdo që përpiqet ta njullos Gazmend Muhaxherin, le ta dijë: Muhaxheri nuk ka nevojë për favore të pista, ai ka mbështetjen e qytetarëve.
E ardhmja e Pejës nuk mund të lihet peng i pazareve të Val Krasniqit, VV-së dhe Taulant Kelmendit.
Ky qytet nuk sh*tet për 20.000 €.