Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj

Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj Klinika Shendeti SH Shemsedin Dreshaj, i lindur me 27.07.1959 në Nabërgjan të Pejës. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në Pejë.

Fakultetin e Mjekësisë e përfundojë në Universitetin e Prishtinës, si bursist i UP, ndërsa specializimin në Qendrën klinike Universitare të Ljubljanës. Sub-specializimet i përfundoi në SHBA. Shemsedin Dreshaj nga viti 1984 punon si mjek në Klinikën Infektive në QKUK. Ndërsa, u zgjodhë staf akademik në vitin 1992 në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë, për lëndën e Sëmundjeve Infektive. Si profesor i Universitetit të Prishtinës, Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj ka udhëhequr dhe implementuar shumë projekte ndërkombëtare, ndër të cilat vlenë të përmendet Tempus-KIKT si Grand Holder, ku MASHT dhe Universiteti i Prishtinës kanë përfituar vlera milionëshe në grante për ndërtimin e laboratoreve hulumtuse. Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj u zgjodhë Prodekan në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2007. Si prodekan i Fakultetit të Mjekesisë, Shemsedin Dreshaj ka zhvilluar dhe implemetuar programin interdisciplinar për Biomjekësi eksperimentale, i cili edhe sot vazhdon të shkollojë breza të rinjë të profesionistëve shendetësorë. Poashtu, gjatë mandatit si prodekan, Prof.Dr. Dreshaj ka zhvilluar programin e ‘’ Menaxhmentit shëndetësorë’’ në partneritet me Universitetin e Vienës dhe të Grazit, i cili është program aktiv edhe në vazhdimësi. Shemsedin Dreshaj shërbeu si drejtor i Klinikës Infektive, të cilën e ka menaxhuar për 8 vite me radhë. Gjatë udhëheqjes së Klinikës Infektive nga Prof.Dr. Dreshaj, është bërë renovimi, rikonstruktimi dhe hapja e tre departamenteve të reja, përfshirë repartin e mjekimin intensiv të klinikës infektive, nga fondet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Bankës Botërore.

-Shkolla fillore dhe e mesme në Pejë
-Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë
-Specializimi në Ljubljanë
-Subspecializimet:
1.Montefiore Medical Center, Albert Einstein College, New York-SHBA
2.Dartmouth University, SHBA

04/10/2026

💙FRON Medical Center💙

Ju mirëpresim për konsulta dhe shërbime të specializuara ORL - Hundë ,Vesh dhe Fyt me Ass.Dr. Dardan Dreshaj.

📅 E Hënë: 11:30 – 15:00
📅 E Shtunë: 11:30 – 15:00

📞 Për caktimin e terminit:
+383 46 125 555

📍 FRON Medical Center – Pejë

Mos e shtyni kujdesin për shëndetin tuaj. Caktoni termin me kohë!
💙 Shëndeti juaj, prioriteti ynë.

E padrejtë dhe e turpshme. Bashkimi është zgjidhja!
16/09/2026

E padrejtë dhe e turpshme. Bashkimi është zgjidhja!

Sot, shqiptarët marshuam për liri dhe drejtësi.Lumenj të gjatë shqiptarësh nga rajoni dhe diaspora vërshuan në Kosovë e ...
12/09/2026

Sot, shqiptarët marshuam për liri dhe drejtësi.

Lumenj të gjatë shqiptarësh nga rajoni dhe diaspora vërshuan në Kosovë e Prishtinë, me një mesazh të qartë: Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!

Luftërat e drejta dhe çlirimtare nuk janë dënuar asnjëherë dhe nuk mund të dënohen as sot!

Rroftë UÇK-ja! 🇦🇱

🇽🇰 7 Shtator 1990 – Kaçaniku shkroi histori!📜 Republika e Kaçanikut – Republika e parë e Kosovës, themeli i rrugëtimit t...
07/09/2026

🇽🇰 7 Shtator 1990 – Kaçaniku shkroi histori!

📜 Republika e Kaçanikut – Republika e parë e Kosovës, themeli i rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë!

Nga Kaçaniku deri te 17 Shkurti 2008, një rrugë e gjatë sakrifice për shtetin tonë! ❤️🇽🇰

Lavdi të gjithë atyre që besuan dhe punuan për Republikën e Kosovës!

Sot në mbedhjen komemorative për Prof. Dr. Osman Sejfija, në prani të stafit akademik , kolegëve, miqëve dhe studentëve,...
03/09/2026

Sot në mbedhjen komemorative për Prof. Dr. Osman Sejfija, në prani të stafit akademik , kolegëve, miqëve dhe studentëve, u lartësua vepra dhe kontributi akademik e njerëzor i tij!

Lavdi kontributit tuaj human, miku im!

Prof. Dr. Osman SejfijaNjë erudit, profesionist dhe pedagog i shquar, me vlera dhe veçori dalluese që e veçonin nga shum...
01/09/2026

Prof. Dr. Osman Sejfija

Një erudit, profesionist dhe pedagog i shquar, me vlera dhe veçori dalluese që e veçonin nga shumica e kolegëve të tij. Dallohej për guximin, integritetin, aftësitë e jashtëzakonshme organizative dhe për rreshtimin e drejtë në secilën periudhë të sfidave arsimore e shëndetësore që kaloi vendi ynë.

Prof. Dr. Osman Sejfija do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar, për profesionalizmin, urtësinë dhe miqësinë e sinqertë që ua dhuroi të gjithëve që patën fatin ta njohin.

Isha i nderuar dhe krenar që të kisha mik!

Pusho i qetë, miku im!

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!

https://dardaniapost.com/diktatoret-ne-pushtet-vijne-me-dhune-dhe-dhuna-i-rrezon-nga-pushteti/?fbclid=IwcGRvZgNleHRuA2Fl...
25/08/2026

https://dardaniapost.com/diktatoret-ne-pushtet-vijne-me-dhune-dhe-dhuna-i-rrezon-nga-pushteti/?fbclid=IwcGRvZgNleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZA80Mzc2MjYzMTY5NzM3ODgAAR676hlmfV-2Z9B4bQipZRdgxSEJhnDoLXRwhOGwMIS4ShCfTKxKUmImeJsKuA_aem_HKyFt7ss08eW4dJemgCjIg

Historia e njerëzimit dëshmon se pushteti i ndërtuar mbi frikën, dhunën dhe shtypjen mund të zgjasë për një kohë, por rrallë mund të zgjasë përgjithmonë. Diktatorët shpesh ngjiten në pushtet duke përdorur forcën, duke eliminuar kundërshtarët, duke kontrolluar institucionet dhe d...

Address

Pejë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share