22/03/2022
Këshilli Lokal për Punësim në komunën e Pejës ka mbajtur punëtorin e parë për vitin 2022, qëllimi i kësaj punëtorie ishte analizimi i zbatimit të planit të aksionit për punësim 2021, vlerësimi i strategjisë, qëndrueshmëria e KLP-së, dhe hartimi i planit të veprimit për vitin 2022.
Kjo punëtori është mundësuar nga programi “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit - SEED faza III” i cili zbatohet nga organizatat Volkshilfe Solidaritat dhe Syri i Vizionit si dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim - ADA.
Pjesë e Këshillit Lokal për Punësim – KLP në Pejë janë; përfaqësues nga ekzekutivi dhe legjislativi i Komunës Pejës, Zyra e Punësimit, Qendra e Aftësimit Profesional, përfaqësues nga bizneset, shkollat profesionale, universitetet, shoqëria civile, oda ekonomike dhe individ me shkathtësi/asocime profesionale të nevojshme për këshillin.