Qendra e Kompetencës "Kujtim Krasniqi" në Malishevë

Qendra e Kompetencës "Kujtim Krasniqi" në Malishevë Profilet:
1.Administrat dhe shërbime në zyrë, 2.Sh*tje dhe Marketing,
3.Banka dhe Financa,
4.Logjistikë dhe operim në magazinë,
5.

Hoteleri dhe Turizëm
6.Elektroinstalues,
7.Instalues i ngrohjes-ujsjellsit me klimatizim
8.IT
9.Dizajn tekstili dhe mode

Panairi i Karrierës në HORECA që u mbajt ne ITP PrizrenSot, më 17 qershor 2026, nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Kujti...
17/06/2026

Panairi i Karrierës në HORECA që u mbajt ne ITP Prizren

Sot, më 17 qershor 2026, nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë patën kënaqësinë të marrin pjesë në Panairin e Karrierës, i mbajtur në ambientet e ITP Prizren.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit tanë të profilit Hoteleri dhe Turizëm, së bashku me drejtorin e Qendrës së Kompetencës, z. Nazmi Zogaj, i cili ishte gjithashtu panelist në kuadër të panairit, zëvendësdrejtorin z. Mentor Kryeziu dhe profesorin Florim Kafexholli.

Panairi ofroi mundësi të shkëlqyera për informim, orientim profesional dhe krijim të kontakteve me institucione, organizata dhe biznese të ndryshme, duke i ndihmuar të rinjtë të planifikojnë më mirë rrugëtimin e tyre drejt karrierës dhe tregut të punës.

15/06/2026
Ceremonia e Diplomimit të maturantëve të Qendrës së Komptencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë. Gjenerata 2025/2026.
15/06/2026

Ceremonia e Diplomimit të maturantëve të Qendrës së Komptencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë. Gjenerata 2025/2026.

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” MalishevëMë datë: 11.06.2026N J O F T I MTë Hënën  më datë: 15.06.2026 duke fillu...
11/06/2026

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë
Më datë: 11.06.2026

N J O F T I M
Të Hënën më datë: 15.06.2026 duke filluar nga ora 11:00, në amfiteatrin e shkollës, do të mbahet ceremonia e diplomimit të maturantëve të Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë gjenerata 2025/2026.

Me këtë rast ftojmë prindërit, nxënësit, komunitetin e bizneseve, institucionet publike dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Pjesëmarrja juaj na nderon!

Maturantëve tanë ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre të ardhshëm!

PËRKUJTIM PËR HE**IN KUJTIM KRASNIQINë përvjetorin e rënies heroike të Kujtim Krasniqi, me respekt e mirënjohje të thell...
02/06/2026

PËRKUJTIM PËR HE**IN KUJTIM KRASNIQI

Në përvjetorin e rënies heroike të Kujtim Krasniqi, me respekt e mirënjohje të thellë kujtojmë veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Është nder dhe përgjegjësi e veçantë që shkolla jonë mban emrin e heroit Kujtim Krasniqi, emër që përfaqëson guximin, atdhedashurinë dhe përkushtimin ndaj vendit. Vepra e tij mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe brezat që edukohen në institucionin tonë.

Në këtë ditë përkujtimore, përulemi me respekt para sakrificës së tij dhe nderojmë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme Heroit Kujtim Krasniqi!
Lavdi dëshmorëve të kombit!

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” organizoi ceremoninë e pranimit të çmimit të fituar në kuadër të projektit Super ...
28/05/2026

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” organizoi ceremoninë e pranimit të çmimit të fituar në kuadër të projektit Super Schools – RYCO, ku menaxhmenti i shkollës pranoi nga koordinatorja e projektit, Mirlinda Bibaj.

Shkolla jonë u vlerësua me çmimin për projektin më të mirë të realizuar, në një konkurrencë ku morën pjesë rreth 100 shkolla nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

26/05/2026

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë
Më datë: 26.05.2026
N J O F T I M

Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit se nesër më datë: 27.05.2026 për nder të festës së Kurban Bajramit, do të jetë ditë pushimi.

Urime festa.
Ju urojmë pushim të këndshëm!

25/05/2026

Informata me rëndësi për testin e maturës- afati i qershorit 2026

1 – 12 Qershor 2026 Paraqitja e Provimit të Maturës Shtetërore
20 Qershor 2026 Mbajtja e Provimit të Maturës Shtetërore
29 Qershor 2026 Publikimi i rezultateve

Paraqitja e provimit të maturës bëhet në formë elektronike nepërmjet platformës e-Kosova.
Paraprakisht secili kandidat për provimin e maturës shtetërore duhet të hap llogarin personale në eKosova.

Në klasën e testimit secili kandidat duhet ta paraqes dokumentin e
Identifkimit.

08:30 - 09:00 Arritja e kandidatëve në oborrin e Qendrës së Testimit (shkollës)
10:00 Fillon testimi
Testi do të ketë gjithsej 100 (pyetje, detyra),
Testi do të zgjasë 150 minuta.
Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë
zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati nga mesi i lëndëve zgjedhore që do të ofrohen)

Lëndët zgjedhore në dispozicion janë:
1. Fizikë
2. Kimi
3.Biologji
4.Informatikë
5.Gjeogra
6. Histori
7. Sociologji
8.Psikologji
9.Ekonomi me ndërmarrësi
10.Edukatë qytetare
11. Histori e artit
12.Teori e muzikës dhe harmon

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, fituese e projektit “Super Schools” – RYCO, mori pjesë në konferenc...
19/05/2026

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, fituese e projektit “Super Schools” – RYCO, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të mbajtur nga 14 deri më 19 maj 2026, me pjesëmarrjen e rreth 100 shkollave nga 6 shtete të rajonit.

Shkolla u përfaqësua nga koordinatorja e projektit, Mirlinda Bibaj, dhe nxënësja Leonesa Kastrati. Në ceremoninë përmbyllëse, shkolla jonë u vlerësua me çmimin për projektin më të mirë.

Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, punës dhe bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit tonë, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të shkollës sonë në promovimin e vlerave të bashkëpunimit, shkëmbimit kulturor dhe zhvillimit të të rinjve.

12/05/2026

Address

Rr. Habib Berisha Nr. 61, Lagja E Mirdites, , 24000 Malishevë
Malishevë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+38329269524

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Kompetencës "Kujtim Krasniqi" në Malishevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra e Kompetencës "Kujtim Krasniqi" në Malishevë:

Share

Category