Bujqesia ne Kosov

Bujqesia ne Kosov Kjo eshte organizat qe ju informon per bujqesin ne kosov

14/08/2016

Like faqes

Event

Sapo të ketë përfunduar gushti, ju bëjmë konak në Rahovec, ku edhe sivjet do të organizohet festivali i vjeljes së rrush...
10/08/2016

Sapo të ketë përfunduar gushti, ju bëjmë konak në Rahovec, ku edhe sivjet do të organizohet festivali i vjeljes së rrush*t, HardhFest. Vitin e kaluar ishte një atmosferë fantastike në periferi të qytetit. Këtë vit presim të bëhet edhe më mirë, në po të njëjtin vend por me program të jashtëzakonshëm. Prandaj rezervoni kohën për HardhFest për kokërr të qejfit :)

Nese doni qe darsma juaj apo ahengjet e juaja familjare te jene te pa harruara telefononi menjeher dhe caktoni diten Tav...
09/08/2016

Nese doni qe darsma juaj apo ahengjet e juaja familjare te jene te pa harruara telefononi menjeher dhe caktoni diten Tavolina Shatorra do jet ne sherbimin tuaj ne qdo vend dhe koh

Dyfishimi i buxhetit për grante dhe subvencione në bujqësi, që ka ndodhur nga viti i kaluar, ka dhënë rezultate pozitive...
09/08/2016

Dyfishimi i buxhetit për grante dhe subvencione në bujqësi, që ka ndodhur nga viti i kaluar, ka dhënë rezultate pozitive në shumë segmente që lidhen me zhvillimin e sektorit në përgjithësi.

Banka Qendrore e Kosovës në raportin e saj vjetor për vitin 2015 ka konstatuar se është rritur në masë të madhe numri i kredive që jepen për bujqësi e po ashtu kanë shënuar rënie normat e interesit për kreditë bujqësore.

Dhe për këtë thuhet se ka ndikuar rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për fermerët që ndahen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e që ka rezultuar me hapjen e bizneseve të reja në bujqësi. Sipas BQK-së kreditimi i bujqësisë regjistroi rritje prej mbi 20%, ndërkaq normat e interesit u zbritën për 4.3% në total.

Për neve ky është një lajm inkurajues dhe tregues konkret se investimi në bujqësi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi kontribuon direkt në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Investimet tona janë rritur edhe këtë vit krahasuar me vitin 2015 dhe do të rriten edhe në vitet e ardhshme.

Publikohen rezultatet preliminare të granteve për pemë manore, pemë drufrutore dhe për rrushAgjencia për Zhvillimin e Bu...
08/08/2016

Publikohen rezultatet preliminare të granteve për pemë manore, pemë drufrutore dhe për rrush

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar sot vlerësimin preliminar edhe për një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2016.

Rezultatet preliminare janë publikuar për këto nën-masa:

Masa 101:
NEN-MASA 101.1.1 Sektori i pemëve (dru frutore)
NEN-MASA 101.1.1 Sektori i pemëve (manore)
NEN-MASA 101.5. Sektori i rrush*t

Ditë më parë janë publikuar listat preliminare është për masat dhe nënmasat tjera mbeshtetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016.

Listat preliminare janë të qasshme për publikun nga sot në faqen e AZHB-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkaq në ditët në vazhdim do të publikohen edhe rezultatet preliminare për Masen 103.

Në funksion të rritjes se transparencës me fermerët dhe efikasitetit në implementimin e programit, për herë të parë këtë vit, fermerët aplikues po informohen përmes SMS-ve për publikimin e rezultateve të vlerësimeve preliminare dhe po ashtu, ata janë njoftuar edhe me e-mail për aplikacionin e tyre. Në e-mail atyre iu është dërguar vendimi për aplikacionin e tyre e po ashtu edhe poentimi që ata kanë arritur. Kjo gjë e përshpejton procesin e implementimit të programit po ashtu, por më me rendësi e rritë transparencën me fermerët dhe qytetarin.

Për këto nën-masa që janë publikuar vlerësimet, sot hapet edhe periudha për ankesat potenciale në afat prej 15 ditëve, bazuar në nenin 33 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016.

Të gjithë aplikantët kanë të drejtë ankese, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim, drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave, në selinë e AZHB-së.

Gjithashtu, pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe kontrolleve në terren do të përpilohet lista finale e projekteve të miratuara, e cila gjithashtu do të publikohet me kohë.

Listat i gjeni në këtë link: http://www.azhb-ks.net/sq/raportet-e-perzgjedhjes

Me poshtë, ju lutem gjeni edhe disa sqarime të rëndësishme, në lidhje me procesin e deritashëm dhe fazat pasuese, deri në miratimin e listës finale të projekteve të miratuara:

- Lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në teren.

- Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

- Në këtë fazë, nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për tu konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë sektorë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar me herët.

- Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk i kanë plotësuar kriteret e pranueshmërisë , sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

- Aplikuesit e pakënaqur me rezultatin e vlerësimit kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimeve të AZHB-së.

- Afati i ankesave, në pajtim me nenin 33 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016 është 15 ditë nga data e publikimit të listës preliminare të përfituesve të mundshëm të PZHR. Ankesat duhet ti drejtohen komisionit për shqyrtimin e ankesave.

- Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB-së, çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

Rritet prodhimi dhe eksporti i verës nga KosovaNdërkaq vetëm verë e eksportuar në vitin 2015 ishte rreth 8.3 milionë lit...
20/07/2016

Rritet prodhimi dhe eksporti i verës nga Kosova

Ndërkaq vetëm verë e eksportuar në vitin 2015 ishte rreth 8.3 milionë litra verë, në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Në vitin 2014 Kosova eksportoi verë rreth 5.6 milionë litra verë.
Viti 2015 ishte vit i mirë për rrushin dhe verën në Kosovë, krahasuar me vitet paraprake. Prodhimi dhe sh*tja ishte në nivel të lartë, për dallim nga vitet e kaluara.

Sipas statistikave që kanë nxjerrë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe shoqata e verëtarëve në vitin 2014 në Kosovë u prodhuan 10 milionë e 78 mijë e 187 litra verë. Në vitin 2014 u prodhuan rreth 4.7 milionë litra verë.

Ndërkaq vetëm verë e eksportuar në vitin 2015 ishte rreth 8.3 milionë litra verë, në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Në vitin 2014 Kosova eksportoi verë rreth 5.6 milionë litra verë.

Aktualisht në Republikën e Kosovës operojnë 24 kompani të licencuara nga MBPZHR që merren me përpunimin e rrush*t dhe produkteve tjera nga rrushi dhe vera. Sipërfaqja aktuale me vreshta është 3220.63 hektar

Toka jone na sjelle cdo dite lajme te mira. Sot e kemi per nekatrinen, nje peme jashtezakonisht e mire dhe e shendetshme...
17/07/2015

Toka jone na sjelle cdo dite lajme te mira. Sot e kemi per nekatrinen, nje peme jashtezakonisht e mire dhe e shendetshme. Disa fermerë qe e kultivojne kane filluar sot vjeljen, pasi ajo eshte pjekur dhe bere gati per tryezat tona.
Keto foto jane bere sot dhe nektarinat shihen te jene mjafte te shendetshme. Sektori i pemeve eshte me potencial ne Kosove dhe ministri Krasniqi e ka deklaruar se nga viti i ardhshem do te kete eshe me shume rritje te mbeshtetjes per kete sektor, si ne grante ashtu edhe ne subvencione.

Gati gjithcka në një vend, nga pemët, perimet, caji dhe mjalta. Është kjo ferma e Hasan Kajtazajt nga fshati Kovrage, Ko...
26/06/2015

Gati gjithcka në një vend, nga pemët, perimet, caji dhe mjalta. Është kjo ferma e Hasan Kajtazajt nga fshati Kovrage, Komuna e Istogut. Ketu jane 4 hektar molla, 10 ari caj organik mullage, 30 koshere bletë dhe nje serë me perime. Si ky fermer ka edhe shumë tjerë nëpër Kosovë dhe kështu duam ta shohim Kosovën, me plot prodhime. Fermeri Kajtazaj është mbeshtetur, sikur edhe shumë të tjerë, nga MBPZHR-ja.

Deçani ka shumë mjaltë dhe atë cilësore. Shaqir Dabiqaj është bletar nga Prejlepi i kësaj komune dhe ka qenë edhe përfit...
23/06/2015

Deçani ka shumë mjaltë dhe atë cilësore. Shaqir Dabiqaj është bletar nga Prejlepi i kësaj komune dhe ka qenë edhe përfitues i grantit në MBPZHR-ja. Ai ka 230 koshere dhe për punën e palodhshme dhe me sukseset e shënuara ishte shpallur në vitin 2011 si bletari i vitit nga MBPZHR-ja. Disa nga koshere e bletëve i ka edhe në Bjeshkët e Rugovës.

Kultivuesit e pemëve po mbështeten me nga 400 euro për hektarë  Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi për media ka b...
28/05/2015

Kultivuesit e pemëve po mbështeten me nga 400 euro për hektarë

Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sektori i pemëve manore është me potencial në Kosovë dhe kultivimi i tyre, në veçanti i dredhëzës është rritur çdo vit, duke bërë kështu që të rritet konsumi i prodhimit vendor, të zëvendësohet një pjesë e importit dhe të shtohet eksporti
“Për të promovuar më shumë dredhëzën, si dhe punën e fermerëve që e kultivojnë këtë kulturë bujqësore, MBPZhR-ja dhe USAID-i në Prishtinë kanë hapur panairin “Java e Dredhëzës”. Fermerët që po promovojnë produktet e tyre në sheshin “Nëna Terezë”, i kanë vizituar sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i USIAD, James Hope”, thuhet në njoftim.

Ata kanë biseduar me fermerët për të arriturat e tyre, sfidat dhe kërkesat që kanë si prodhues dhe përpunues. Fermerët vlerësuan se mbështetja nga MBPZhR-ja dhe -i ka ndikuar në krijimin e fermave të shumta me dredhëza dhe cilësia dhe sipërfaqja me këtë kulturë po rritet në vazhdimësi. Ata theksuan se ka ende nevojë që të rriten sipërfaqet, të investojnë më shumë në infrastrukturën mbrojtëse dhe të kenë qasje më të lehtë dhe më favorizuese në treg.

Ministri Krasniqi tha se është një situatë inkurajuese për këtë sektor dhe shtoi se kjo ndikon që të ketë edhe më shumë rritje të investimeve në sektorin e pemëve.

“Ka një potencial të madh në këtë sektor për rritje të prodhimtarisë, e që do të ndikojë në përmirësimin e bilancit tregtar të Kosovës dhe padyshim rritjen e vendeve të punës”, ka thënë ai.
Ai përmendi se për herë të parë prej këtij viti, përveç me grante, kultivuesit e pemëve po mbështeten edhe me subvencione, me nga 400 euro për hektarë.

“Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë edhe më shumë këtë sektor, sepse është sektor që po rritet në vazhdimësi, po gjeneron punësim dhe ka potencial pasi edhe cilësia po rritet dhe po arrijmë gradualisht të zëvendësojmë importin”, tha ai.

Ndryshe, në Kosovë llogaritet që janë rreth 150 hektarë tokë ku kultivohen dredhëza. Çdo vit është rritur prodhimi dhe falë kësaj ka pasur një zëvendësim të importit, pasi ai ka rënë dhe në të njëjtën kohë prodhuesit tanë kanë arritur të eksportojnë në vende të rajonit dhe Evropës. Vetëm në vitin 2014 janë eksportuar rreth 19 tonë dredhëza.

Këto janë dredhëza te hershme që kanë nisë të piqen. Kultivohen në Kosovë dhe kjo fermë me dredhëza e perime ka përfitua...
19/05/2015

Këto janë dredhëza te hershme që kanë nisë të piqen. Kultivohen në Kosovë dhe kjo fermë me dredhëza e perime ka përfituar nga fondet e MBZHR-së. Toka jonë na jep ushqime të shëndetshme. Sot është Dita e Tokës dhe secili nga ne duhet të kujdesemi për të, që ta trashëgojnë brezat pas nesh.

Shpargu, një produkt bujqësor me vlerë që po kultivohet në KosovëShpargu (asparagusi) është një produkt bujqësor që po k...
13/05/2015

Shpargu, një produkt bujqësor me vlerë që po kultivohet në Kosovë
Shpargu (asparagusi) është një produkt bujqësor që po kultivohet edhe në Kosovë në dy vitet e fundit. Ky produkt, që përdoret shumë në kuzhinë, vlerësohet mjaftë i shëndetshëm.
Kultivimi i shpargut në Kosovë ka nisur falë një partneriteti mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe USAID-it në Kosovë.
Të dy këto institucione, në bashkëpunim edhe me Ambasadën Amerikane në Prishtinë sot kanë promovuar këtë produkt në sheshin ‘Nena Terezë’ në Prishtinë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson dhe fermerë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Për të demonstruar edhe përdorimin e shpargut në kuzhinë, para të pranishmëve ka përgatitur një pjatë një nga kuzhinierët me të mirë në Amerikë, Kevin Sbraga i cili po qëndron në Kosovë si pjesë e një projekti të ambasadës amerikane për diplomaci kulinare.
Ministri Krasniqi tha se partneriteti mes USAID dhe MBPZHR-së ka sjellë zhvillim të madh në sektorin e bujqësisë. Ai u shpreh i lumtur që ky bashkëpunim po thellohet në vazhdimësi.
“Shpargu është një nga kulturat e reja bujqësore në Kosovë, por që me partneritetin mes MPBZHR-së dhe USAID është bërë pjesë e traditës së kultivimit dhe është bërë pjesë e kuzhinave tona. Deri me tani në Kosovë kemi rreth 11 hektarë me shpargull dhe edhe 16 hektarë tjerë do të kenë produktin në dy vitet e ardhshme dhe kështu do të kemi mundësi edhe për eksport”, tha ministri Krasniqi.
Ai ka falënderuar ambasadën amerikane për fokusin e veçantë që i ka dhënë bujqësisë si një nga sektorët me më potencial në Kosovë. Bashkë edhe me programin e MBPZHR-së për zhvillim rural, tha ministri Krasniqi ky sektor po zhvillohet.
“Me rritjen e këtij sektori, vendi ynë po e rritë prodhimin vendor, po ka zhvillim ekonomik, dhe padyshim rritje të punësimit”, tha ministri Krasniqi.
Nga ana tjetër, ambasadorja Jacobson vlerësoi lartë bashkëpunimin mes USAID dhe MBPZHR-së. Ajo shtoi se përmes këtij sektori Kosova po bën hapa të rëndësishëm në zhvillim ekonomik. Jacobson tha se kultivimi i kulturave të reja bujqësore dhe zhvillimi i tyre do të vazhdojë të mbështetet nga qeveria amerikane. “Para tri vitesh kur kam ardhur këtu shpargu është importuar dhe ka qenë jo i mirë dhe i shtrenjtë. Ne partneritet me Ministrinë e Bujqësisë tash kemi prodhim vendor e që është edhe më i mirë e më lirë. Ne duam ta shohim Kosovën të zhvilluar në bujqësi që të rritet prodhimi, te rritet eksporti dhe të hapen vende të reja pune”, tha ajo.
MPZHR-ja ka bashkëpunuar në vazhdimësi me USAID në projekte të ndryshme, siç ka qenë projekti Mundësitë e Reja në Bujqësi, ndërkaq tani pritet të lansohet projekti i ri, AGRO, me një fond prej rreth 12 milionë dollarëve.

Address

Kosova
Kosova
BUJQESIA

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bujqesia ne Kosov posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share