KRM Ambienti Njesia Klinë

KRM Ambienti Njesia Klinë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KRM Ambienti Njesia Klinë, Public Service, Rr. Namur Nr. 9, Klina.

19/03/2026

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti”, Njësia në Klinë, njofton qytetarët se me rastin e festës së Fiter Bajramit, dita e premte, 20 mars, do të jetë ditë pushimi.

Për këtë arsye, gjatë kësaj dite shërbimi i pastrimit do të realizohet vetëm brenda unazës së qytetit, ndërsa grumbullimi i mbeturinave nëpër fshatra do të bëhet të premten e javës së ardhshme.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë, duke ju falënderuar për mirëkuptimin, ua uron të gjithë besimtarëve festen e Fiter Bajramit.

16/03/2026

Thirrje për bizneset për përmbushjen e obligimeve ndaj Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ambienti” në Pejë, Klinë dhe Istog

Të nderuar përfaqësues të bizneseve,

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” u bën thirrje të gjitha bizneseve në Pejë, Klinë dhe Istog që ende nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre financiare për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave, që t’i shlyejnë ato sa më parë.

Ruajtja e pastërtisë dhe e një ambienti të shëndetshëm është përgjegjësi e përbashkët. Pagesa e rregullt për shërbimet e ofruara kontribuon drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e pastërtisë, përmirësimin e shërbimeve dhe mbrojtjen e mjedisit në komunitetin tonë.

Bashkëpunimi dhe përgjegjësia e bizneseve është shumë e rëndësishme për të siguruar një qytet më të pastër dhe më të rregullt për të gjithë qytetarët.

Andaj, ftojmë të gjitha bizneset që të përmbushin obligimet e tyre ndaj Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ambienti”.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun

24/12/2025

Njoftimi

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë, njofton të gjithë konsumatorët se arka për pagesa do të jetë e hapur edhe gjatë ditës së enjte, më 25 dhjetor, dhe ditës së shtunë, më 27 dhjetor, në orarin nga 08:00 deri në 15:00.

Luten konsumatorët që t’i kryejnë obligimet e tyre financiare ndaj Kompanisë “Ambienti”, pasi që në të kundërtën, pas Vitit të Ri borxhet e papaguara do të dërgohen tek përmbaruesi privat për arkëtim të detyrueshëm.

Me dërgimin e rasteve tek përmbaruesit privat, rriten detyrimet financiare për klientët borgjli.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë, për një qytet të pastër, sot dhe nesër.

📢 NJOFTIM PËR KONSUMATORËT

K.R.M. “Ambienti” – Njësia në Klinë njofton se arka për pagesa do të jetë e hapur edhe:

🗓 E enjte, 25 dhjetor
🗓 E shtunë, 27 dhjetor
⏰ 08:00 – 15:00

Ju lutemi që t’i kryeni obligimet tuaja financiare me kohë. Pas Vitit të Ri, borxhet e papaguara do të dërgohen tek përmbaruesi privat, çka sjell kosto shtesë financiare për konsumatorët.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

♻️ K.R.M. “Ambienti” – Klinë, për një ambient më të pastër

Edhe sot si çdo dit tjetër punëtoret e KRM Ambienti Njesia Klinë duke bërë fshirjen e rrugëve dhe trotuarëve në qytetin ...
17/12/2025

Edhe sot si çdo dit tjetër punëtoret e KRM Ambienti Njesia Klinë duke bërë fshirjen e rrugëve dhe trotuarëve në qytetin e Klinës!

27/11/2025

Njoftim!

KRM “Ambienti"njësia Klinë,njofton zyrtarët dhe punëtorët se për nder të Festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi.

Njësitë Operative do të punojnë sipas orarit të rregullt.

Kompania Ambienti njësia Klinë të gjithë qytetarëve ua uron Festat e Nëntorit!

Sot punëtoret e KRM "Ambienti"njësia Klinë vazhduan me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen   e hapsirave gjelbruese,tro...
06/11/2025

Sot punëtoret e KRM "Ambienti"njësia Klinë vazhduan me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e hapsirave gjelbruese,trotarëve në disa pjesë të ndryshme të qytetit tê Klinës!




☘️🍀

Punëtoret e KRM "Ambienti" njësia Klinë edhe ne ditët me shi po  vazhdojn aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e hapsir...
03/10/2025

Punëtoret e KRM "Ambienti" njësia Klinë edhe ne ditët me shi po vazhdojn aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e hapsirave publike, në pjesë të ndryshme të qytetit.



☘️🍀

Sot punëtoret e KRM "Ambienti"njësia Klinë vazhduan me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen   e hapsirave gjelbruese,tro...
18/09/2025

Sot punëtoret e KRM "Ambienti"njësia Klinë vazhduan me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e hapsirave gjelbruese,trotarëve në disa pjesë të ndryshme të qytetit tê Klinës!



☘️🍀

26/06/2025

📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT – RIORGANIZIMI I ORARIT TË GRUMBULLIMIT TË MBETURINAVE

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë njofton qytetarët se nga data 1 korrik 2025, hyn në fuqi orari i ri i grumbullimit të mbeturinave.

🚛 Në fshatrat që grumbullimi i mbeturinave është bërë diten e shtune tani grumbullimi do të behet sipas kesaj skeme:

E hënë:
Lagjja Potok
Jagodë
Krushevë e Madhe

E martë:
Jashanicë
Shtupel
Gjurgjevik i Vogël

E mërkurë:
Dollovë
Grabanicë
Poterq

E enjte:
Radulloc
Ranoc
Leskoc
Rudicë

E premte:
Zllakuqan
Stupë
Budisalc

E shtunë:
Qyteti i Klinës
Drenoc
Deiq

E diel:
Qyteti i Klinës
Krushevë e Vogël

Ky ndryshim synon të përmirësojë efikasitetin e shërbimit dhe të shmangë mbingarkesat ditore.

Ftojmë qytetarët të përshtaten me orarin e ri dhe të vendosin mbeturinat në vendet e caktuara, sipas ditëve përkatëse.

🟩 Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia në Klinë, ju falenderon për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

05/06/2025

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” njësia në Klinë, njofton se për nder të festes së Kurban Bajramit dita e premte me 6 qershor do të jetë ditë pushimi.

Me këtë rast, kompania Ambienti njofton se të premten nje ekip e operativës do të kryej sherbim ne qytet, ndërsa grumbullimi i mbeturinave nëpër fshatra do të bëhet të premten e ardhshme, ndêrsa diten e shtune me 7 qershor sherbimi do të kryhet sipas planit operativë

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” njësia në Klinë gjithë besimtarve ju uron festen e Kurban Bajramit, ndërsa ju falenderon për mirëkuptimin!

19/05/2025
22/04/2025

Address

Rr. Namur Nr. 9
Klina
32000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KRM Ambienti Njesia Klinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to KRM Ambienti Njesia Klinë:

Share

Category