Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar

Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar Faqja zyrtare e PBKDSH-së - për Kosovë. PBKDSH: zëri i shqptarëve për liri, demokraci, familje të fortë dhe një të ardhme të sigurt për Kombin.

Congratulations to Ambassador Eric Wendt🇺🇸🤝🇦🇱I extend my sincere congratulations to Ambassador Eric Wendt on his appoint...
13/04/2026

Congratulations to Ambassador Eric Wendt
🇺🇸🤝🇦🇱

I extend my sincere congratulations to Ambassador Eric Wendt on his appointment as the Ambassador of the United States to Albania.

This important responsibility reflects both your distinguished service and the trust placed in your leadership at a time when the partnership between the United States and Albania continues to grow in strategic importance.

I am confident that under your tenure, the enduring friendship between our nations will be further strengthened, fostering deeper cooperation in diplomacy, security, and economic development.

On behalf of myself and those I represent, I wish you great success in your mission and look forward to the continued advancement of our shared values and mutual interests.

Respectfully,
Alban Hoti

Chairman
Albanian Demcratic National Front
🇽🇰🇺🇸🇦🇱

🇽🇰 Kosova ka nevojë për një President mbi politikënNë momente pasigurie institucionale, kombet nuk shpëtohen nga kalkuli...
27/02/2026

🇽🇰 Kosova ka nevojë për një President mbi politikën

Në momente pasigurie institucionale, kombet nuk shpëtohen nga kalkulimet partiake, por nga stabiliteti kushtetues.

Kosova gjendet sërish në një udhëkryq delikat. Tensionet politike vazhdojnë, aleancat lëvizin, ndërsa besimi i qytetarëve në institucione lëkundet. Në këto rrethana, vendi nuk ka nevojë për zëra më të lartë. Ka nevojë për duar më të sigurta.

Institucioni i Presidentit nuk është krijuar për të qenë fushëbetejë e interesave partiake. Ai është shtyllë e balancës kushtetuese — garant i unitetit, urë komunikimi ndërmjet palëve kundërshtare dhe simbol i përfaqësimit të të gjithë qytetarëve, pa dallim bindjeje politike.

Historia politike ka dëshmuar se në momentet kur blloqet e mëdha nuk arrijnë marrëveshje, dalin në pah figura kompromisi — individë që kanë treguar aftësi për të komunikuar përtej vijave ndarëse, për të ruajtur dinjitetin nën presion dhe për të vendosur rendin institucional mbi ambiciet personale.

Kosova sot ka nevojë për një President që:

• E respekton Kushtetutën mbi çdo agjendë partiake
• E kupton dimensionin ndërkombëtar të shtetësisë sonë
• Mund të komunikojë si me pozitën ashtu edhe me opozitën
• Përfaqëson stabilitet në kohë pasigurie

Presidenti i ardhshëm nuk duhet t’i thellojë ndarjet.
Presidenti i ardhshëm duhet t’i mbyllë ato.

Kjo nuk është kohë për lojëra politike.
Është kohë për pjekuri shtetërore.

Nëse Kuvendi përballet me një moment ku konsensusi bëhet i vështirë, deputetët duhet të shikojnë përtej vijave partiake dhe të shtrojnë një pyetje të thjeshtë:

Kush mund ta mbrojë Republikën pa synuar ta kontrollojë atë?

Kosova meriton udhëheqje që qetëson, jo që provokon.
Që bashkon, jo që përçan.
Që stabilizon, jo që destabilizon.

Në fund, Presidenca nuk është çështje ambicieje.

Është çështje përgjegjësie.

Alban Hoti
Kryetar
Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar
🇽🇰🇺🇸🇦🇱

TEATËR PUBLIK, INTERESA PRIVATENë Kosovë, qytetarët janë lodhur duke parë të njëjtën shfaqje politike që përsëritet prej...
23/02/2026

TEATËR PUBLIK, INTERESA PRIVATE

Në Kosovë, qytetarët janë lodhur duke parë të njëjtën shfaqje politike që përsëritet prej vitesh. Partitë dalin çdo ditë para kamerave duke u shtirur sikur janë armiq të përbetuar, sikur e urrejnë njëra-tjetrën dhe sikur përfaqësojnë alternativa të kundërta për vendin. Fjalë të ashpra, akuza, debate të zhurmshme, një teatër i ndërtuar për publikun.

Por prapa perdeve, tabloja është krejt tjetër.

Kur dritat fiken dhe kamerat largohen, i njëjti rreth mbyllet. Marrëdhëniet zbuten, interesat bashkohen dhe një gjuhë e përbashkët flet më fort se çdo deklaratë politike. Një interes që i lidh të gjithë: biznesi i energjisë.

Ndërsa qytetarët përballen me fatura gjithnjë e më të larta, me pasiguri energjetike dhe me mungesë transparence, politika duket se gjen një harmoni të çuditshme. Aty ku duhet përplasje për interesin publik, ka mirëkuptim. Aty ku duhet llogaridhënie, ka heshtje. Aty ku duhet drejtësi ekonomike, ka marrëveshje të padukshme.

Kjo nuk është më çështje ideologjie, as majtas e as djathtas. Kjo është çështje interesash të përbashkëta që mbahen gjallë mbi kurrizin e qytetarit. Kur energjia kthehet në mall politik dhe biznes privat, atëherë shteti humb dhe fiton vetëm një rreth i ngushtë njerëzish.

Kosova meriton më shumë se një shfaqje. Meritron politikë të sinqertë, konkurrencë reale dhe udhëheqje që nuk bashkohet në heshtje kundër popullit që pretendon se e përfaqëson.

Koha e teatrit ka mbaruar. Qytetarët po shohin. Dhe e vërteta, sado të përpiqen ta mbulojnë, gjithmonë del në dritë.

Alban Hoti
Kryetar
Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar

Urime  muajin e shenjtë të Ramazanit.Qoftë ky muaj reflektimi, paqeje dhe bekimi për ju dhe familjet tuaja.Alban HotiKry...
18/02/2026

Urime muajin e shenjtë të Ramazanit.
Qoftë ky muaj reflektimi, paqeje dhe bekimi për ju dhe familjet tuaja.

Alban Hoti
Kryetar
Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar

17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës17 Shkurti nuk është thjesht një datë kalendarike. Është dita kur sakrifica shu...
17/02/2026

17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës

17 Shkurti nuk është thjesht një datë kalendarike. Është dita kur sakrifica shumëvjeçare e popullit shqiptar në Kosovë mori formë shtetërore. Është dita kur u vulos me akt politik ajo që ishte vulosur më herët me gjak, qëndresë dhe besim në liri.

Më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës, u shpall pavarësia – një moment historik që përmbylli një kapitull të gjatë padrejtësish dhe hapi rrugën e ndërtimit të shtetit tonë. Por pavarësia nuk ishte dhuratë. Ajo ishte rezultat i një rruge të gjatë përpjekjesh politike, sakrificash familjare dhe lufte çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila u bë simbol i rezistencës dhe i dinjitetit kombëtar.

Sot, kur kujtojmë këtë ditë, nuk mjafton vetëm të festojmë. Duhet të reflektojmë. Pavarësia është përgjegjësi. Është obligim për ta forcuar shtetin ligjor, për ta mbrojtur identitetin kombëtar, për ta ruajtur familjen si themel të shoqërisë dhe për ta ndërtuar një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.

Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar e sheh Pavarësinë e Kosovës si pjesë të pandashme të aspiratës sonë kombëtare për liri, sovranitet dhe dinjitet. Kosova nuk është projekt i përkohshëm politik, por realitet historik i pandalshëm. Shteti i Kosovës duhet të jetë i fortë në themelet e tij, i drejtë ndaj qytetarëve dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit kombëtar.

Në këtë 17 Shkurt, nderojmë dëshmorët, respektojmë sakrificën e familjeve shqiptare dhe riafirmojmë besimin tonë se e ardhmja ndërtohet mbi vlerat e kombit, mbi unitetin dhe mbi përgjegjësinë ndaj historisë.

Gëzuar Pavarësinë e Kosovë!
Lavdi përjetë atyre që e bënë të mundur lirinë! 🇽🇰

13/02/2026

Me respekt dhe mirënjohje, përgëzoj z. Ramush Haradinaj për vendimin e tij për t’i hapur rrugë një faze të re të udhëheqjes në Aleancë. Ky është një akt politik i përgjegjshëm dhe një shembull i qartë se si duhet të funksionojë demokracia e brendshme në partitë politike.

Kalimi i stafetës me dinjitet, transparencë dhe respekt për anëtarësinë tregon pjekuri politike dhe vendos standarde që do të duhej të ndiqeshin edhe nga partitë e tjera në Kosovë. Udhëheqja nuk është pronë personale, por përgjegjësi ndaj strukturave, anëtarëve dhe vendit.

Në këtë frymë, i uroj z. Ardian Gjini shumë sukses në garën zgjedhore për udhëheqjen e Aleancës dhe një proces të drejtë, korrekt dhe në shërbim të vizionit politik që i nevojitet Kosovës.

Aleancës i uroj mbarësi në këtë proces të rëndësishëm, me shpresë që gara e brendshme të sjellë energji të reja, ide të qarta dhe një orientim që i shërben qytetarëve dhe interesit publik.

Kosova ka nevojë për shembuj pozitivë dhe për një kulturë politike ku ndryshimi trajtohet si forcë, jo si dobësi.

Alban Hoti
Kryetar
Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar
🇽🇰🇺🇸🇦🇱

APEL PUBLIK NË 17 SHKURT: NË MBROJTJE TË VLERAVE TË LIRISË DHE SË VËRTETËS HISTORIKE Si një parti politike e rrënjosur n...
12/02/2026

APEL PUBLIK NË 17 SHKURT: NË MBROJTJE TË VLERAVE TË LIRISË DHE SË VËRTETËS HISTORIKE

Si një parti politike e rrënjosur në vlerat kombëtare dhe në idealin e lirisë, mbështesim fuqishëm protestën që ngre zërin kundër padrejtësisë së rëndë që po prodhohet në Hagë përmes proceseve gjyqësore ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo që po ndodh sot në Hagë nuk është drejtësi. Është përmbysje e realitetit historik, shkëputje e qëllimshme nga konteksti i dhunës dhe tentativë për ta rishkruar luftën çlirimtare si krim. Kjo është e papranueshme.

Populli i Kosovës ishte viktimë e një regjimi kriminal që vrau, masakroi, dhunoi dhe dëboi me dhunë qindra mijëra civilë. Viktima nuk mund të trajtohet si agresor. Çdo proces që e bën këtë, humb legjitimitetin moral dhe historik.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte organizatë kriminale, por reagimi i fundit i një populli të shtypur. Lufta e saj ishte luftë për mbijetesë, për liri dhe për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. Përpjekjet për ta njollosur këtë luftë janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj themeleve të shtetit të Kosovës.

Proceset në Hagë po krijojnë një precedent të rrezikshëm: po kriminalizohet rezistenca, po relativizohen krimet e agresorit dhe po fyhet gjaku i derdhur për liri. Kjo nuk është drejtësi – kjo është padrejtësi e institucionalizuar.

Këto qëndrime i shprehim në 17 Shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo datë nuk na lejon të heshtim. Pavarësia e Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i luftës çlirimtare. Ta ndash njërën nga tjetra do të thotë të mohosh vetë historinë.

Populli shqiptar nuk do ta pranojë kurrë përmbysjen e së vërtetës. Ne nuk kërkojmë imunitet nga drejtësia, por drejtësi të vërtetë, që njeh kontekstin, faktet dhe përgjegjësitë reale.

Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërhyrja e vitit 1999 ishin akt i drejtësisë historike kundër një regjimi kriminal. Sot kërkojmë që ajo frymë drejtësie të mos shndërrohet në një farsë gjyqësore.

Në këtë 17 Shkurt, ne qëndrojmë pa ekuivoke:
në anën e lirisë,
në anën e së vërtetës,
në anën e luftës çlirimtare.

Historia nuk gjykohet në sallat e montuara.
Viktima nuk është agresor.
Liria nuk kërkon leje.

Alban Hoti
Kryetar
Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar
🇽🇰🇺🇸🇦🇱

Kërkesa për dënime ekstreme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbën një devijim serioz nga parimet the...
09/02/2026

Kërkesa për dënime ekstreme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbën një devijim serioz nga parimet themelore të drejtësisë penale ndërkombëtare dhe nga standardet e gjykimit të drejtë.

Ky proces rrezikon të prodhojë një narrativë juridike artificiale, e cila shpërfill kontekstin faktik dhe historik të një konflikti të armatosur, ku popullsia civile shqiptare ishte objekt i represionit sistematik, dhunës shtetërore dhe krimeve të dokumentuara nga aparati shtetëror serb.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua si përgjigje ndaj mohimit të vazhdueshëm të të drejtave themelore, dhunës së organizuar dhe rrezikut real për zhdukje kolektive.
Veprimtaria e saj përfaqësonte ushtrimin e së drejtës natyrore për vetëmbrojtje dhe rezistencë ndaj shtypjes, e njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe nga praktika juridike ndërkombëtare.

Barazimi i një lufte çlirimtare me kriminalitet individual, pa dëshmi të qarta dhe pa vlerësim të plotë të kontekstit, cenon parimin e proporcionalitetit, parimin e individualizimit të përgjegjësisë penale dhe rrezikon të shndërrojë drejtësinë në instrument politik.

Historia nuk mund të rishkruhet përmes aktakuzave selektive.
E drejta penale ndërkombëtare nuk mund të përdoret për të relativizuar agresionin dhe për të kriminalizuar rezistencën legjitime të një populli të pambrojtur.

Më 17 Shkurt, në Ditën e Lirisë,
nën moton “Drejtësi, jo politikë”,
qëndrimi qytetar shprehet qartë: drejtësia duhet të mbështetet në fakte, kontekst dhe parime juridike universale, jo në konstruksione politike.

Drejtësi për çlirimtarët.
Drejtësi për Kosovën.
Drejtësi për të vërtetën juridike dhe historike.

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026Xhudistja e Republikës së Kosovës, Distria Krasniqi, ka s...
07/02/2026

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026

Xhudistja e Republikës së Kosovës, Distria Krasniqi, ka shënuar një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e artë në turneun prestigjioz Paris Grand Slam 2026, në kategorinë deri në 52 kg.

Gjatë gjithë garës, Krasniqi demonstroi nivel të lartë profesionalizmi dhe përgatitje të shkëlqyer sportive. Ajo arriti të mposhtë disa nga kundërshtaret më të forta të kategorisë së saj, përfshirë xhudisten franceze Amandine Buchard në gjysmëfinale. Në ndeshjen finale, Distria triumfoi bindshëm ndaj xhudistes spanjolle Ariane Toro Soler, duke fituar me ippon.

Ky rezultat përfaqëson një tjetër dëshmi të vazhdimësisë së sukseseve të xhudos kosovare në garat elitare botërore dhe forcon më tej pozitën e Distria Krasniqit si një nga sportistet më të spikatura të vendit.

Republika e Kosovës krenohet me këtë arritje dhe i uron Distria Krasniqit suksese të mëtejme në karrierën e saj sportive.

Kur “nëna” dhe “babai” shndërrohen në “1” dhe “2”Hipokrizia politike nuk shfaqet vetëm në fjalime. Ajo shfaqet edhe në f...
07/02/2026

Kur “nëna” dhe “babai” shndërrohen në “1” dhe “2”

Hipokrizia politike nuk shfaqet vetëm në fjalime. Ajo shfaqet edhe në formularë, në terma të ftohtë administrativë dhe në “rregullime teknike” që na kërkohet t’i pranojmë pa pyetje.

Në diskursin publik, familja përmendet vazhdimisht si vlerë themelore, si shtyllë e shoqërisë dhe si diçka që duhet mbrojtur. Por në praktikë, përmes politikave dhe sistemeve shtetërore, po krijohet një realitet tjetër, një realitet ku identiteti familjar zbehet gradualisht, nën arsyetimin e modernizimit dhe neutralitetit.

Zëvendësimi i roleve prindërore me shënime numerike në dokumentacionin zyrtar nuk është thjesht çështje terminologjie. Është një shembull i qartë i mospërputhjes mes asaj që thuhet publikisht dhe asaj që ndërtohet institucionalisht. Kur “nëna” dhe “babai” shndërrohen në “1” dhe “2”, atëherë familja reduktohet në një strukturë pa identitet, pa emër dhe pa kuptim shoqëror.

Kjo është hipokrizia në formën e saj më të pastër: të flasësh për vlera familjare, ndërsa në të njëjtën kohë t’i shpërbësh ato në nivel administrativ. Të predikosh kujdes për fëmijën, por ta trajtosh atë si subjekt të një sistemi që nuk njeh as lidhjen më bazike njerëzore.

Shoqëria duhet të jetë e kujdesshme dhe vigjilente. Sepse këto ndryshime nuk imponohen me ligje të mëdha apo debate të hapura, por futen gradualisht, si “detaje teknike” që kalojnë pa vëmendje. Sot është një formular. Nesër është një koncept. Pasnesër është normalitet i ri.

Nuk bëhet fjalë për frikë, as për ekzagjerim. Bëhet fjalë për lexim të realitetit që po tentohet të krijohet. Një realitet ku gjuha institucionale fillon ta riformësojë mënyrën se si e kuptojmë familjen, rolin prindëror dhe vetë shoqërinë.

Dhe nëse nuk reagojmë sot, nesër hipokrizia nuk do të ketë më nevojë të maskohet, sepse do të jetë bërë standard.

Address

Gjakovë
Gjakova
50,000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share