09/15/2026
Mirëpresim seancën e sotme dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbi politikën dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe vëmendjen e vazhdueshme bipartizane ndaj rajonit.
Vlerësojmë mesazhet e fuqishme në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, rolit të saj si partnere demokratike dhe strategjike e Shteteve të Bashkuara, si dhe të ardhmes së saj euroatlantike.
Falënderojmë Kongresistin Keith Self, anëtarin kryesor të pakicës William Keating dhe gjithë anëtarët tjerë të Nënkomisionit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre, përfshirë thirrjen për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, si dhe theksimin e perspektivës së saj në NATO dhe rëndësisë së vazhdimit të pranisë amerikane në KFOR.
Kosova mbetet partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara, e përkushtuar ndaj paqes, demokracisë dhe sigurisë së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.