MARRE NGA VENDIMET E BYROS POLITIKE NE TETOR TE VITIT 1989-Nga Ramiz Alia (katovica shqiptare)
------------------------------------------------------------------------------
Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishëmve. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime: 1- Në respektimin e të Drejtave të Njeriut. 2- Në
krijimin e pruralizmit politik. Do të nxisim të krijojmë parti sa të duan: të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do t'i formojmë ne. Në krye të tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, dhe në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste. Ata që janë në burgje, të denuarit dhe të përsekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë komunizmin. Ne na intereson karta morale e tyre. Do t'i afrojmë dhe do t'i japim pun të parëndësishme, por kurrë nuk do t'i lëmë të marrin pushtetin, sepse ata, sa të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren dhe ne bëhemi hysmeqarë të tyre, siç kemi qenë kur me dhunë ua morëm pushtetin më 1944... Në zbatimin e të Drejtave të Njeriut, duhet që t'u japim dhe kompensim në para të burgosurve e t'u plotësojmë komuditete banimi....'' Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve, do të japim nga një letër në dorë (pa vlerë), që t'u njihen pronat, por asnjëherë nuk do t'ua japim, në forma të ndryshme do t'i ngatërrojmë njeri me tjetrin. Të kalojmë në Gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe për defekte teknike, kthehen përsëri në të Parën. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë dhe duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion I largojmë jashtë, ndërsa ata që do të pretendojnë dhe do të .....''këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tyre na përket neve se neve e bëmë Materialin që ma dergoi Mikail Gorbaçovi kam dy vjet që e studioi dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni. Neve kemi kuader sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe planplatformën gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të kundërshtojnë, këtyre nuk do t'i japim punë. Një shqetësim mund të krijojnë intelektualë pensionistë, këtyre do t'u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do t'u japim një minipension dhe do t'u mbajmë ision. Kosova është në pragun e shpalljes Kushtetuese. Le të bëjnë si të duan,.... neve kemi platformën tonë. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e keni të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët dhe qëllimin e misionit tonë. Nënë një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndeshkime të vogla të numeklaturës sonë, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë. Me këtë strategji brenda dy tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.