Partia Demokratike e Shqiperise Dega Philadelphia

Partia Demokratike e Shqiperise Dega Philadelphia Diaspora Zgjedh Atdheun https://pd.al/diasporavoton/

07/01/2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar dy emra për drejtimin e Këshillit Kombëtar

07/01/2026

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partia Demokratike e Shqiperise e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj vlerëson lartë dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit. Kjo letër me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar kudo që jeton të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin e shkaktuar nga ditktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë, shtypjen e pluralizmit politik, farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe plaçkitjen e shqiptarëve.

06/14/2026
06/14/2026

Të dashur miq,

Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime.
Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.
Unë falenderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.
Mirënjohje të veçantë dua t'u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike.
Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë.

06/11/2026

  Lideri i opozitës është liruar nga sanksionimi Non Grata i shpallur plot pesë vite më parë nga ish sekratari i shtetit Blinken që i pengonte atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA

06/11/2026

💙 Koha na dha të drejtë!

💙 E vërteta vonon por nuk harron!

💙 Në ditën më të keqe u afrova me PD, se kishte të drejtë!

💙 Të drejtat dolën një e nga një pavarësisht çdo mosbesimi apo sulmi politik, mediatik dhe juridik!

💙 Koha e mbrojtjes së të vërtetës merr fund sot me heqjen e non-gratës së dr. Berishës!

✌️ Sot fillon epoka e largimit të gënjeshtrës që okupon këtë vend prej 13 vitesh!

✌️ KOKËN LART DEMOKRAT! ✌️

06/11/2026

E verteta vonon po nuk harron

Address

Philadelphia, PA

Telephone

+12676300604

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike e Shqiperise Dega Philadelphia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokratike e Shqiperise Dega Philadelphia:

Shortcuts

Share