Emir Sulejmani

Emir Sulejmani Kryetar Dege, BDI – Zhelinë

NËSE KE VËLLA OSE MOTËR, MUND TË REGJISTROHESH!Nëse nuk ke edhe pse shkollën e ke pranë shtëpisë, mbetesh jashtë.Kjo vet...
01/09/2026

NËSE KE VËLLA OSE MOTËR, MUND TË REGJISTROHESH!

Nëse nuk ke edhe pse shkollën e ke pranë shtëpisë, mbetesh jashtë.
Kjo vetëm që të mos hapet edhe një paralele.

BDI: Vlen me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar Zdravkovski - Penko” në Butel.

Sipas deklarimeve publike, është arritur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Butelit, sipas së cilës nxënësit nga Çairi që banojnë pranë shkollës do të pranohen në klasat e para, por vetëm nëse kanë vëlla apo motër që tashmë ndjek mësimin në këtë shkollë. Në të njëjtën kohë, thuhet se kjo nuk do të nënkuptojë hapjen e një paraleleje të re në gjuhën shqipe.

Kjo nuk është zgjidhje. Kjo është një mënyrë për ta kufizuar dhe kushtëzuar të drejtën e fëmijëve shqiptarë për arsim në gjuhën amtare.

BDI pyet publikisht: Pse një fëmijë shqiptar duhet të ketë vëlla, motër që ndjekë mësimin në këtë shkollë për të pasur të drejtën të regjistrohet në të?

E drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të varet nga historia familjare e nxënësit. Çfarë rregulle e re po shpiket vetëm që numri i nxënësve shqiptarë të reduktohet?

Nëse ka interesim të mjaftueshëm të nxënësve shqiptarë për krijimin e një paraleleje në gjuhën shqipe, institucionet kanë për detyrë të krijojnë kushtet për hapjen e saj, e jo të vendosin filtra dhe kritere shtesë që nuk zbatohen në mënyrë të barabartë.

BDI rikujton se bëhet fjalë për fëmijë të klasës së parë, për të cilët fillimi i arsimit duhet të jetë një e drejtë e garantuar, jo një proces përjashtues diskriminues e as i kushtëzuar.

BDI kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Butelit:

* të publikojnë numrin e saktë të fëmijëve shqiptarë që kanë kërkuar regjistrim;
* të publikojnë kriteret mbi të cilat është bërë përzgjedhja;
* të garantojnë regjistrimin e të gjithë nxënësve që plotësojnë kushtet ligjore;
* të mundësojnë hapjen e paraleles në gjuhën shqipe nëse numri i nxënësve e justifikon atë;
* dhe të ndalojnë çdo praktikë që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kufizon të drejtën e fëmijëve shqiptarë për arsim në gjuhën shqipe.

Arsimi nuk është privilegj që jepet me marrëveshje politike. Është e drejtë.

BDI nuk do të lejojë që fëmijët shqiptarë në Butel të trajtohen si nxënës të dorës së dytë. Nëse ka 25 apo më shumë fëmijë shqiptarë që duan të mësojnë në gjuhën shqipe, duhet të hapet paralelja shqipe. Pikë.

Institucionet duhet të zgjidhin problemin, jo ta menaxhojnë diskriminimin me marrëveshje.

🔴NGA ILEGALJA TE UÇK-JA
21/08/2026

🔴NGA ILEGALJA TE UÇK-JA

🔴NGA ILEGALJA TE UÇK-JA- ALI AHMETI THOTË EMRAT QË SPIUNONIN TE UDB...

20/08/2026

Mërgimtarët po shkojnë, por VLEN-i u kujdes që për rrugë t’u japë edhe një kujtim: radhë të gjata dhe orë pritjeje për pagesën e gjobave.
“Ndryshimi” që VLEN! 😏

13/08/2026

🔴 LIVE - 25 vjet nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit

10/08/2026
02/07/2026

Address

Zhelinë

Telephone

+38923223787

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Emir Sulejmani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Emir Sulejmani:

Shortcuts

Share