Bashkësia Lokale f.Frëngovë

Bashkësia Lokale f.Frëngovë Faqja zyrtare e Bashkësisë Lokale Frëngovë.

Në emër të Bashkësisë Lokale Frëngovë, ju urojmë që Kurban Bajrami t’ju gjejë me shëndet, qetësi dhe pranë njerëzve më t...
26/05/2026

Në emër të Bashkësisë Lokale Frëngovë, ju urojmë që Kurban Bajrami t’ju gjejë me shëndet, qetësi dhe pranë njerëzve më të dashur. Urojmë që në çdo shtëpi të ketë gëzim, mirësi dhe bereqet. 🤲

Me respekt
Egzon Xhaferi
Kryetar i Bashkësisë Lokale Frëngovë

Ta ruajmë pastërtinë e vendit tonë. Hapësirat publike janë për të gjithë, prandaj kujdesi për to duhet të jetë i përbash...
20/05/2026

Ta ruajmë pastërtinë e vendit tonë. Hapësirat publike janë për të gjithë, prandaj kujdesi për to duhet të jetë i përbashkët.

19/05/2026
05/05/2026

Frëng❤️va

PARALAJMËRIM PUBLIK Çdo ndërhyrje në rrugë publike pa leje është SHKELJE dhe do të ndiqet ligjërisht.Siç shihet në foto,...
09/04/2026

PARALAJMËRIM PUBLIK

Çdo ndërhyrje në rrugë publike pa leje është SHKELJE dhe do të ndiqet ligjërisht.

Siç shihet në foto, është prerë asfalti në mes të rrugës dhe është lënë pa u rikthyer sipas standardit, duke krijuar gropë dhe rrezik për automjetet dhe qytetarët.

Çdo person apo kompani që ndërhyn në infrastrukturë publike pa leje:
-do të denoncohet në organet kompetente
-do të përballet me gjoba dhe përgjegjësi ligjore
-do të detyrohet ta rikthejë gjendjen si më parë

Ky është paralajmërimi i fundit.

Nga sot e tutje, çdo rast i tillë do të procedohet pa tolerancë.

Kërkojmë nga të gjithë banorët dhe subjektet që:
Të marrin leje para çdo ndërhyrjeje
Të rikthejnë rrugën sipas standardeve, përndryshe do të përballen me pasoja

07/04/2026

Apel për banorët:

Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm me rrjetin e ujësjellësit. Mos hapni gropa pa nevojë pranë rrjetit dhe nëse ndërhyni, ju lutemi të njoftoni paraprakisht ose të bëni mbylljen siç duhet.

Zona pranë tubave duhet fillimisht të mbulohet me rërë, pastaj me dheun e nxjerrë, në mënyrë që të shmangen dëmtimet dhe përsëritja e problemit nga një shkelje e ndonjë mjeti pranë zonës të hapur dhe të mbyllur jo në mënyrën e duhur.

Uji është përgjegjësi e përbashkët të gjithë duhet të kontribuojmë për mirëmbajtjen e rrjetit.

Turp dhe papërgjegjësi  nga EVNNë mes të rrugës në Frëngovë qëndron prej kohësh një orman elektrik i dëmtuar, i hapur dh...
31/03/2026

Turp dhe papërgjegjësi nga EVN

Në mes të rrugës në Frëngovë qëndron prej kohësh një orman elektrik i dëmtuar, i hapur dhe jashtë çdo standardi sigurie , një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e banorëve, fëmijëve dhe çdo kalimtari.

Si kryetar i bashkësisë lokale, kam bërë KËRKESA TË PËRSËRITURA dhe thirrje të vazhdueshme për ndërhyrje urgjente. Por përgjigjja e vetme nga EVN ka qenë heshtja dhe neglizhenca totale!

Kjo është e papranueshme. Qytetarët paguajnë rregullisht çdo faturë, ndërsa nga ana tjetër përballen me rrezik real në rrugë për shkak të mosveprimit të një kompanie që ka detyrim ligjor dhe moral të mirëmbajë rrjetin.

Nëse ndodh ndonjë aksident, përgjegjësia bie DIREKT mbi EVN.

Kërkojmë:
• Ndërhyrje të menjëhershme pa asnjë vonesë
• Sigurim të plotë të zonës
• Përgjegjësi për mosreagimin pas disa kërkesave

29/03/2026

Njoftim për banorët

Ju informojmë se furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht për shkak të një defekti në rrjet. Problemi pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Sot në fshat pritëm zv/ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, dhe si kryetar i bashkësisë lokale diskutuam për mënyrat si ...
22/03/2026

Sot në fshat pritëm zv/ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, dhe si kryetar i bashkësisë lokale diskutuam për mënyrat si të mbështesim zonat rurale dhe ata që duan të investojnë në bujqësi, duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe zhvillimin e fshatrave tona.

20/03/2026

Address

Frëngovë
Struga

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia Lokale f.Frëngovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share