05/06/2026
KONCERTI I RADHËS I ANSAMBLIT TË KËNGËVE DHE VALLEVE SHQIPE NË RMV Tematik.
Bien Tri Dahire
Mbrëmje kushtuar Hanife Sejfulla Reçanit
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RMV sjell koncertin e radhës, një mbrëmje të veçantë artistike kushtuar ikonës së muzikës popullore shqiptare, Hanife Sejfulla Reçanit, zërit të paharruar që la gjurmë të thella në trashëgiminë kulturore dhe muzikore shqiptare.
-Më datë 11 Qershor
Në orën: 19:30
- Pallati i Kulturës, Gostivar
Në këtë koncert do të interpretohen këngët më të njohura nga repertori i Hanife Sejfulla Reçanit, duke rikthyer emocionin dhe vlerat e një artisteje që mbetet e pavdekshme në kujtesën e brezave. Ju mirëpresim të nderojmë së bashku figurën dhe veprën e Hanife Sejfulla Reçanit !