Lëvizja Arbëria Njësia zgjedhore nr.2

Lëvizja Arbëria Njësia zgjedhore nr.2 Lëvizja Arbëria

13/06/2026

Shkruan :Orhan Ibrahimi ✍️
"Na le një nga njerëzit e kohëve te
vështira...
Sahit Jashari, bashkëluftetar i diteve të
para, sot kaloi në amshim.
Kujtimet, sakrifica dhe rruga që ndame bashkë do të mbeten gjithmonë pjesë e historise sone.
¡ lehtë të qoftë dheu, luftëtar."
Lëvizja Arbëria🇦🇱

06/06/2026
Lëvizja Arbëria🇦🇱 i përcjell urimet më të sinqerta Universitetit të Tetovës dhe Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit për zgjedhjen...
04/06/2026

Lëvizja Arbëria🇦🇱 i përcjell urimet më të sinqerta Universitetit të Tetovës dhe Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit për zgjedhjen në detyrën e Rektorit të Universitetit të Tetovës.

Njëkohësisht, shprehim respekt dhe vlerësim për të gjithë kandidatët që morën pjesë në këtë proces, duke dëshmuar kulturë akademike, përgjegjësi institucionale dhe përkushtim ndaj misionit universitar.

Universiteti i Tetovës përfaqëson një nga arritjet më të mëdha kombëtare, arsimore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. I lindur nga sakrifica, përkushtimi dhe aspirata e një populli për dije, barazi dhe liri, ai mbetet simbol i qëndresës intelektuale dhe i të drejtës së patjetërsueshme për arsimim në gjuhën amtare.

Pikërisht për këtë arsye, ruajtja e autonomisë universitare, e meritokracisë, e lirisë akademike dhe e integritetit institucional duhet të mbetet një detyrim i përhershëm. Universiteti duhet të jetë tempull i dijes dhe i mendimit të lirë, ku debati shkencor, kërkimi akademik dhe formimi i brezave të rinj zhvillohen të lirë nga ndikimet politike dhe interesat e ngushta të çfarëdo natyre.

Universitetet e mëdha ndërtohen mbi dijen, integritetin, autonominë dhe guximin për të mbrojtur të vërtetën akademike. Besojmë se nën drejtimin e rektorit të ri, Universiteti i Tetovës do të vazhdojë të jetë jo vetëm qendër e ekselencës akademike, por edhe një institucion që kultivon lirinë e mendimit, përgjegjësinë qytetare dhe vetëdijen kombëtare.

Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit i urojmë sukses, urtësi në vendimmarrje dhe vendosmëri në përmbushjen e kësaj përgjegjësie të lartë në shërbim të studentëve, shkencës, shoqërisë dhe misionit historik që Universiteti i Tetovës mbart prej themelimit të tij.

Urime dhe mbarësi në këtë mision fisnik në shërbim të dijes, lirisë dhe kombit.

30/05/2026

Shkruan: Bekim Fazliu ✍️


Çimi p***a arritur një sukses që do t’ia kishin zili edhe shërbimet më të sofistikuara të inteligjencës. P***a siguruar nga Prokuroria e Kosovës informacione “sensitive”, ndoshta edhe të klasifikuara, se Vjosa sulmohet nga IP-të e Izetit😏. Por, mes gjithë këtij operacioni spektakolar, nuk p***a gjetur kohë të verifikojë një fakt elementar: Hadnani është deputet, jo shef kabineti i Izetit. Po nejse, kur ke në dorë sekrete shtetërore, kush ua vë mendjen detajeve kaq të vogla😏.

Për hir të së vërtetës, i gjati ndonjëherë nuk ia huq komplet kur flet për kazanin mediatik.

Kjo histori na ofron një pasqyrë interesante të nivelit të informacionit që kanë në Shqipëri disa prej atyre që, teorikisht, duhet të jenë më të informuar për zhvillimet tek ne. Ndoshta kjo shpjegon edhe entuziazmin me të cilin vijnë herë pas here të na “ndihmojnë” neve, “maqedoncave”.

Me këtë ritëm, nuk do të çuditesha që së shpejti të shpallen heronj kombëtarë edhe pesë ministrat shqiptarë që, pas dy dekadash në pushtet, nuk kanë arritur të zgjidhin as çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Pashë t'lumët ju, shyqyr që ju kemi o vëllezër. Po të mos ishte kazani juaj mediatik, ku do informoheshim se çfarë po bëjmë ne. Valla, jeni tu na ndihmu boll... aq shumë sa..

P.S. E kur jemi te kazani mediatik, mbrëmë një i ri humbi jetën në një aksident. Një familjeje iu copëtua zemra nga një dhimbje e papritur dhe e pamasë. Mos ua shtoni vuajtjen duke ripostuar momentet tragjike. Mos e ktheni dhimbjen e tyre në spektakël klikimesh e shpërndarjesh. Nëse nuk e dini çfarë është etika profesionale, a ju ka mbetur të paktën një grimë morali njerëzor? Respektoni dhimbjen e familjes. Bëjeni boll.!
Lëvizja Arbëria 🇦🇱

29/05/2026

📍Forca e një lëvizjeje matet me guximin e njerëzve të saj
Lëvizja "Arbëria"🇦🇱

28/05/2026

Bekim Fazliu sqaron arsyet e ndarjes nga PDSH dhe qëllimin e rikthimit në politikë me Lëvizjen Arbëria, e cila për momentin nuk ka Kryetar.
Lëvizja "Arbëria"🇦🇱🇦🇱

28/05/2026

20 vite n’pushtet e hala tu kërku fajtor tjetërkund 😅

Ali Ekspres në aksion 😂

🔴 Sonte, nga ora 20:30 në emisionin “DEBAT NË SHENJA” i ftuar është Bekim Fazliu, Lëvizja Arbëria.Na ndiqni‼️
12/02/2026

🔴 Sonte, nga ora 20:30 në emisionin “DEBAT NË SHENJA” i ftuar është Bekim Fazliu, Lëvizja Arbëria.

Na ndiqni‼️

Address

Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Arbëria Njësia zgjedhore nr.2 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share