Lidhja Shqiptare - Dega Çair

Lidhja Shqiptare - Dega Çair Faqja zyrtare e Aleancës për Shqiptarët në degën e Çairit.

02/06/2026

Propozimi i Qeverisë për provimin e Jurisprudencës e bën Gjuhën Shqipe vetëm "teorike" jo edhe në praktikë

Propozimi i Qeverisë për dhënien e provimit të Jurisprudencës hap një problem të ri përtej kësaj teme. Me këtë propozim goditet jo vetëm provimi në fjalë, por edhe Gjuha Shqipe dhe përdorimi i saj në përgjithësi. Me këtë precedent, do të instalohet fillimisht praktikë që edhe në provimet e tjera, pjesa teorike të jepet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike në maqedonisht. Më pas do të tentohet që Gjuhës Shqipe ti jepet statusi i një gjuhe që do të përdoret vetëm në teori, në të folur, në deklarata, por jo edhe në praktikë, ku hyn edhe e shkruara, përdorimi në dokumentacione dhe komunikimin zyrtar të institucioneve.
Ky propozim e kthen Gjuhën Shqipe në statusin e para vitit 2018, në kohën e ligjit të vitit 2008, por dhe para se të rregullohej me Kushtetutë, si dhe do të krijojë efekt "domino" edhe në të drejtat e tjera që burojnë nga Kushtetuta e pas vitit 2001. Ky propozim duhet të kundërshtohet zëshëm si nga studentët, pedagogët, ashtu edhe nga të gjitha subjektet politike shqiptare dhe të gjithë aktorët shoqëror në vend.
Gjuha Shqipe nuk është vetëm "gjuhë teorie", por edhe në praktikë dhe gjuhë institucionale në mbarë vendin. Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe dispozitat kushtetuese janë të qarta dhe nuk guxojnë të preken!

- Lidhja Shqiptare
Ziadin Sela, Kryetar

13/05/2026
29/10/2025
15/10/2025
15/10/2025

4️⃣

13/10/2025

Address

Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Shqiptare - Dega Çair posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share