09/06/2026
Në kuadër të javës së pestë të Shkollës Rinore Ballkanike, më 06.06.2026, në amfiteatrin e Shkolla Maarif në Tetovë, u mbajt ligjërata me temë "Identiteti, vlerat dhe balanca shpirtërore te Gjenerata Z", e udhëhequr nga Profesor Metin Izeti.
Sipas profesorit të nderuar, sfida kryesore e të rinjve do jetë mes shumësisë së DILEMËS dhe krijimi i vagullt i paraqitjes konfuze dhe asaj që është në brendinë e personalitetit të njeriut, dilemat ERICH FROM-ijane, JAM DHE KAM, janë hije permanente e kësaj gjenerate, duke injoruar vetën (JAM) dhe duke i dhënë prioritet pasqyrës së hutuar nëpërmes ekranizimit se (KAM).
Gjersa segmenti horizontal, apo ai social përmbushet në forma të ngjeshura me shumësi identitesh, asnjëherë qenësia nuk do të jetë e përmbushur nëse nuk plotëson plotninë e tij vertikale, apo hyjnore me Zotin.
Pjesëmarrësit ndoqën me vëmendje diskutimet dhe reflektimet e ofruara, duke e bërë këtë takim një mundësi të vlefshme për shkëmbim mendimesh dhe thellim të vetëdijes mbi sfidat dhe përgjegjësitë e të rinjve sot.
Në fund të ligjëratës u shënua një moment i veçantë artistik dhe emocional. Njëra nga pjesëmarrëset, e frymëzuar nga temat e trajtuara gjatë gjithë ligjëratës, kishte shkruar një poezi gjatë zhvillimit të saj, të cilën e recitoi para të pranishmëve, duke përcjellë emocion, kreativitet dhe një reflektim të sinqertë mbi mesazhet e dëgjuara.
Aktiviteti dëshmoi edhe një herë misionin e Shkollës Rinore Ballkanike për të krijuar hapësira ku të rinjtë mund të zhvillojnë mendimin kritik, të forcojnë identitetin e tyre dhe të kultivojnë vlera që kontribuojnë në formimin e tyre intelektual, moral dhe shpirtëror.