Fronti Europian ne Parlamentin e RMV

  • Home
  • Fronti Europian ne Parlamentin e RMV

Fronti Europian ne Parlamentin e RMV Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fronti Europian ne Parlamentin e RMV, Political Party, .

Legjitimiteti nuk mund të shpërfillet!Pa Badinter nuk ka qeveri funksionale! Bllokimi i suksesshëm i ligjeve që kërkojnë...
01/08/2026

Legjitimiteti nuk mund të shpërfillet!

Pa Badinter nuk ka qeveri funksionale!
Bllokimi i suksesshëm i ligjeve që kërkojnë votimin me Badinter është një fitore e rëndësishme e opozitës sonë, e prirë nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Fronti Europian, se bashku me deputetet e ASH dhe LSH. Kjo situatë dëshmon pikërisht atë që kemi theksuar prej kohësh: legjitimiteti i votës shqiptare nuk është thjesht një fjalë, por themeli i funksionimit të këtij shteti. Pa respektuar këtë legjitimitet dhe pa shumicën e Badinterit, qeveria është e paralizuar dhe jofunksionale.

Ne bllokuam këto nisma ligjore sepse thelbi i tyre është në dëm të drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Çdo përpjekje për t'i kaluar ato është një goditje e hapur ndaj Marrëveshjes së Ohrit, e cila garanton barazinë dhe të drejtat tona në këtë vend.

Aktualisht, deputetët janë në pushim, por ne jemi të vetëdijshëm për stuhinë që po përgatitet pas kësaj pauze. Pasi parlamenti ka mbetur i bllokuar nga mungesa e numrave dhe e vullnetit të vërtetë, na pret një "luftë" e hatashme politike.

E dimë shumë mirë se shumica parlamentare, në krye me Afrim Gashin, duke qenë në një rrugë pa dalje, ata do të mundohen me çdo kusht t'i "kontrabandojnë" këto ligje pa vullnetin e shumices se shqiptareve.

Por le ta kenë të qartë një gjë: Deputetët nuk joshen dhe të drejtat e shqiptarëve nuk janë mall për kontrabandë politike! Ne, deputetet e opozites, do të qëndrojmë të bashkuar dhe të palëkundur në mbrojtje të legjitimitetit dhe të Marrëveshjes së Ohrit.

Asnjë hap pas!

29/07/2026

🥊

29/07/2026

"dorëzohet" para presionit opozitar, tërheq Projektligjin “Shkupi - Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028”

Lajmi në koment👇

28/07/2026

Pas përfundimit të debatit për rebalancin e Buxhetit për vitin 2026, është e qartë se kjo Qeveri edhe një herë dëshmoi se kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve, zgjedh t'i injorojë ato.

Grupi ynë parlamentar paraqiti një sërë amendamentesh serioze, të argumentuara dhe të bazuara në nevojat reale të qytetarëve. Këto amendamente nuk kishin karakter partiak. Ato kishin për qëllim të siguronin më shumë investime për komunat shqiptare, më shumë mjete për zhvillim rajonal, mbështetje për shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe një shpërndarje më të drejtë të buxhetit.

Megjithatë, asnjë nga amendamentet tona nuk u pranua.

Ky është një model i përsëritur i sjelljes së kësaj Qeverie, e cila vazhdimisht refuzon çdo propozim që synon përmirësimin e kushteve të jetesës në komunat me shumicë shqiptare.

Kur refuzohet financimi për Klinikën Universitare në Tetovë, kur nuk sigurohen mjete shtesë për Spitalin e Kërçovës, kur nuk mbështetet zhvillimi i barabartë rajonal dhe kur mungon transparenca për projektet kapitale nëpër komuna, atëherë qytetarët kanë të drejtë të pyesin: A trajtohen shqiptarët me të njëjtin standard si pjesa tjetër e vendit?

Në vend që të korrigjojë pabarazitë, kjo Qeveri po i thellon ato. Në vend që të investojë aty ku nevojat janë më të mëdha, ajo vazhdon të favorizojë të njëjtat zona dhe të lërë pas dore komunat shqiptare.

Shifrat flasin vetë. Mjetet për zhvillim të barabartë rajonal janë ulur. Nuk ka mjete për Klinikën Universitare në Tetovë. Nuk ka rritje të investimeve për komunat shqiptare. Nuk ka transparencë të mjaftueshme për shpërndarjen e investimeve kapitale. Ndërkohë, çdo propozim i opozitës shqiptare është refuzuar pa asnjë gatishmëri për dialog.

Ky është një mesazh politik shumë i qartë. Kjo Qeveri flet për barazi, por kur vjen momenti për ta dëshmuar atë përmes buxhetit, shqiptarët mbeten jashtë prioriteteve.

Ne nuk do të heshtim përballë kësaj padrejtësie. Do të vazhdojmë të kërkojmë që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë në investime, pavarësisht nëse jeton në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Çair, Saraj apo në çdo komunë tjetër shqiptare.

Buxheti i shtetit nuk mund të jetë instrument i favorizimit politik. Ai duhet të jetë instrument i zhvillimit të barabartë dhe i drejtësisë për të gjithë qytetarët.

Refuzimi i të gjitha amendamenteve tona nuk është vetëm refuzim i opozitës. Është refuzim i kërkesave dhe nevojave të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë që presin investime, zhvillim dhe trajtim të barabartë.

Kjo formë e politikbërjes nuk është veç majorizim, kjo nuk është vetëm formë jodemokratike, kjo formë e imponimit i hap rrugë një sistemi autoritar, që është në kundërshtim me tendencat eurointegruse.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe që padrejtësitë e këtij lloji të mos normalizohen.

Ilir Hasani

24/07/2026

Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut. Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan medi...

22/07/2026
22/07/2026

: DEKLARATË SKANDALOZE e , e arsyeton dobësinë e VLEN-it me ”Fuqinë e tmerrshme” të VMRO-së

Lajmi në koment👇

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fronti Europian ne Parlamentin e RMV posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed Government Service?

Share