Aleanca për Shqiptarët,Dega e Kërçovës

Aleanca për Shqiptarët,Dega e Kërçovës Political

03/06/2026
01/06/2026
28/05/2026

Dega e Aleancës për Shqiptarët – Kërçovë dënon ashpër sulmet e ulëta dhe ofendimet e Kryetarit të Komunës ndaj këshilltares sonë z-nja Syarta Saliju Osmani e cila guxoi të ngrinte zërin kundër presionit dhe mobingut që u bëhet punëtorëve.
​Ofendimet në Facebook nuk e fshehin dot të vërtetën! Ne mbetemi të palëkundur në mbrojtje të dinjitetit të çdo punonjësi dhe qytetari të Kërçovës.
​👇 Ndiqni intervistën e plotë për të parë të vërtetën e plotë dhe faktet e denoncuara:

27/05/2026

Të dashur miq, ju ftoj sonte të më ndiqni në TV 21, në emisionin “Click Plus”, duke filluar nga ora 21:30.

27/05/2026

Aleanca për Shqiptarët ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Në këtë ditë të shenjtë, urojmë që sofrat tuaja të jenë plot begati, zemrat plot paqe dhe familjet tuaja të gëzojnë shëndet, lumturi e mbarësi.

Gëzuar Kurban Bajramin!

26/05/2026

ASH: Diskriminim me para publike në Kumanovë, lagjet shqiptare të lëna jashtë investimeve

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për mënyrën se si po shpërndahet buxheti komunal në Kumanovë. Në vend që investimet të orientohen sipas nevojave reale të qytetarëve, po krijohet një ndarje e qartë mes lagjeve që trajtohen me prioritet dhe lagjeve shqiptare që vazhdojnë të lihen në harresë.

Gjatë muajve të fundit, dhjetëra projekte infrastrukturore janë realizuar kryesisht në lagje me shumicë maqedonase, si Ajduçka Çeshma, Zeleni Rid dhe Karposh. Ndërkohë, lagjet shqiptare vazhdojnë të përballen me rrugë të paasfaltuara, rrugica të pabegatonizuara dhe infrastrukturë bazike të lënë pas dore.

Shembulli më i qartë është lagjja “Tode Mendol”, ku jetojnë rreth 20 mijë banorë, shumica dërrmuese shqiptarë. Përkundër nevojave të mëdha infrastrukturore, investimet në këtë zonë mbeten pothuajse të papërfillshme.

Kjo nuk mund të trajtohet si neglizhencë e zakonshme administrative. Kur buxheti publik shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, ndërsa një pjesë e qytetit lihet sistematikisht jashtë investimeve, atëherë kemi të bëjmë me diskriminim të hapur ndaj qytetarëve.

Edhe këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafi, ka ngritur vazhdimisht shqetësimin se të dhënat publike tregojnë një disproporcion të qartë në investimet komunale. Sipas tij, shumica e ndërhyrjeve infrastrukturore janë realizuar në lagje me shumicë maqedonase, ndërsa lagjet shqiptare kanë marrë vetëm investime minimale.

Është e papranueshme që në vitin 2026 Kumanova të administrohet me standarde të dyfishta. Qyteti nuk mund të ndahet sipas përkatësisë etnike dhe buxheti komunal nuk mund t’i shërbejë vetëm një pjese të qytetarëve. Ai është buxhet i të gjithë qytetit, sepse të gjithë qytetarët, pa dallim, kontribuojnë përmes taksave.

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë të plotë për investimet komunale, llogaridhënie nga kryetari i Komunës dhe rishpërndarje të drejtë të mjeteve publike. Çdo lagje e Kumanovës duhet të trajtohet me dinjitet dhe çdo qytetar duhet të ketë qasje të barabartë në shërbime dhe investime publike, pavarësisht se ku jeton dhe cilit komunitet i përket.

Jemi kundër këtij mentaliteti të mbjellur ndër vite!Syarta Saliju Osmani 👍.
26/05/2026

Jemi kundër këtij mentaliteti të mbjellur ndër vite!
Syarta Saliju Osmani 👍.

“Dyert e Komunës u mbyllën”, Syarta Saliju-Osmani i kundërpërgjigjet kryetarit të Kërçovës - Flaka

24/05/2026

REAGIM

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për tubimin e mbajtur dje në Kumanovë, ku përmes thirrjeve provokuese “Rroftë Serbia” dhe “Kosova është e jona”, me flamuj serbë dhe mesazhe të hapura mbështetëse për politikat e Aleksandar Vuçiqit, u cenua ndjeshmëria politike, historike dhe kombëtare e shqiptarëve.

Kumanova është qytet me histori të rëndë, me sakrificë dhe kujtesë të dhimbshme. Pikërisht për këtë arsye, çdo manifestim që rikthen retorikën nacionaliste dhe mohon realitetin e pavarësisë së Kosovës nuk mund të trajtohet si ngjarje e zakonshme. Mesazhe të tilla nuk i shërbejnë as paqes, as stabilitetit, as bashkëjetesës ndëretnike.

Ballkani ka paguar çmim të lartë nga politikat që ushqejnë urrejtje, mohim dhe pretendime territoriale. Prandaj, paqja nuk ndërtohet me slogane që provokojnë, por me respekt të ndërsjellë, me njohje të realiteteve politike dhe me përgjegjësi institucionale.

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në këshillin komunal të Kumanovës Huzeir Mustafi nënvizon se tubimi i djeshëm ishte një ngjarje që nuk i shërben frymës multietnike dhe bashkëjetesës në qytetin Kumanovës

Akoma më shqetësues ishte fjalimi dhe prezenca e Maksim Dimitrievskit i cili vazhdimisht ka dëshmuar qasje të njëanshme dhe dallime drastike në baza etnike përmes shpërndarjes selektive të projekteve dhe investimeve. Ndërsa mbrëmë, me praninë dhe mbështetjen publike ndaj Vuçiçit, vetëm sa e thelloi këtë perceptim te qytetarët.

Ironikisht, vetëm një ditë më herët në Këshillin Komunal miratuam vendimin për hapjen e zyrës së Bashkimi Evropian në Kumanovë. Prandaj shtrohet pyetja, a është orientimi proevropian i sinqertë, apo vetëm formalitet për përfitim fondesh, kur fjalët dhe veprimet po bien ndesh me njëra tjetrën?

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga institucionet shtetërore që të veprojnë me seriozitet dhe vigjilencë ndaj çdo aktiviteti që mund të nxisë tensione ndëretnike dhe të dëmtojë harmoninë në vend. Heshtja ndaj provokimeve të tilla nuk është maturi politike, por inkurajim për përsëritjen e tyre.

Në të njëjtën kohë, shqetëson edhe mungesa e çdo qëndrimi nga VLEN-i. Në momente kur preket dinjiteti kombëtar i shqiptarëve, përfaqësuesit shqiptarë në pushtet nuk mund të sillen si vëzhgues të heshtur. Heshtja e tyre tregon mungesë guximi politik dhe varësi të plotë nga partnerët qeveritarë.

Kumanova ka nevojë për mesazhe të bashkëjetesës, respektit dhe stabilitetit, jo për importim të agjendave nacionaliste që përpiqen të mbajnë gjallë tensionet e së kaluarës.

Address

Kicevo
6250

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca për Shqiptarët,Dega e Kërçovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share