16/01/2026
I nderuar mik, shok dhe bashkëudhëtar Dr. Valbon Limani
Me krenari, të uroj marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Gostivarit. Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për ty personalisht, por për të gjithë ata që besojnë në punën e ndershme, në përkushtimin e sinqertë dhe në dashurinë për vendin tonë.
Gostivari ka nevojë për udhëheqje me vizion, guxim dhe zemër të madhe. Ka nevojë për njerëz që e ndiejnë përgjegjësinë ndaj qytetarëve, ndaj rinisë, ndaj familjeve dhe ndaj së ardhmes së këtij qyteti krenar. Jam i bindur se me punë të palodhur, me përkushtim maksimal dhe me angazhim të pastër, do të arrijmë të dalim të gjithë faqebardhë dhe t’i kthejmë shpresën e merituar Gostivarit tonë.
Le të jetë kjo detyrë një shërbim i ndershëm ndaj qytetit, një angazhim për zhvillim, dhe barazi për të gjithë, pa dallime. Uroj që çdo vendim të udhëhiqet nga interesi i qytetarëve dhe nga dashuria për Gostivarin dhe atdheun tonë.
Suksese në këtë rrugëtim të ri, forcë, urtësi dhe mbështetje të vazhdueshme! Gostivari meriton më të mirën, dhe ne besojmë se do ta japim më të mirën për të.
Na priftë e mbara bashkë me Gostivarin n’❤️