Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali This is the official account of the Embassy of the Republic of Kosovo in Italy. Twitter and Facebook: Jeni të mirëpritur!

Kjo është faqja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë. Këtu do të gjeni të publikuara të gjitha aktivitetet e Ambasadës, si dhe njoftimet në lidhje me punën e Konsullatës. Questa è la pagina ufficiale della Ambasciata della Repubblica del Kosovo a Roma. Qui troverete pubblicate tutte le attività dell'Ambasciata, così come le notizie e gli avvisi per quanto riguardo il Consolato. Sei il benvenuto!

16/09/2026
Ambasadorja Nita Shala:Në Gjykatën Kushtetuese të Italisë, në takim me Presidentin e saj, gjyqtarin Giovanni Amoroso, dh...
14/09/2026

Ambasadorja Nita Shala:

Në Gjykatën Kushtetuese të Italisë, në takim me Presidentin e saj, gjyqtarin Giovanni Amoroso, dhe Sekretarin e Përgjithshëm Umberto Zingales.

Një bashkëbisedim shumë i mirë për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Italisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushën e drejtësisë kushtetuese dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve tona.

✈️ Romë – Prishtinë, tani edhe më afërSot, më 8 shtator 2026 realizohet fluturimi i parë i linjës së re ajrore direkte n...
08/09/2026

✈️ Romë – Prishtinë, tani edhe më afër
Sot, më 8 shtator 2026 realizohet fluturimi i parë i linjës së re ajrore direkte ndërmjet Romës dhe Prishtinës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë fton qytetarët dhe miqtë italianë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re për ta vizituar dhe njohur më afër Kosovën.
🇽🇰🤝🇮🇹

📅 Fluturimi i parë: 8 shtator 2026�📍 Romë – Prishtinë – Romë

Krenarë me sportistët e Kosovës, të cilët përfaqësuan denjësisht vendin tonë në Lojërat Mesdhetare ,Taranto 2026. Me për...
03/09/2026

Krenarë me sportistët e Kosovës, të cilët përfaqësuan denjësisht vendin tonë në Lojërat Mesdhetare ,Taranto 2026.

Me përfundimin e këtij edicioni, Kosova e mbyll pjesëmarrjen me 9 medalje: 2 të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta, të fituara në boks, karate, xhudo dhe peshëngritje.

Urime të gjithë sportistëve dhe ekipeve të tyre për përkushtimin dhe sukseset. Nga Taranto 2026, tashmë me krenari drejt Prishtina 2030! 🇽🇰🏅

Ambasada e Republikës së Kosovës Romë. 🇽🇰🤝🇮🇹

🇽🇰🤝🇮🇹Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, znj. Nita Shala, priti sot në Ambasadë një delegacion institucional n...
03/09/2026

🇽🇰🤝🇮🇹

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, znj. Nita Shala, priti sot në Ambasadë një delegacion institucional nga Kosova, i cili po zhvillon një vizitë pune në Romë.

Në përbërje të delegacionit ishin Auditorja e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj, Prokurori Special, z. Ilir Morina, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje mbi bashkëpunimin me institucionet homologe italiane, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe kontributin e institucioneve të Kosovës në mekanizmat dhe rrjetet ndërkombëtare.

Ambasadorja Shala ritheksoi gatishmërinë e Ambasadës për të mbështetur forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Sërish në Taranto për Lojërat Mesdhetare 2026, ku për herë të parë vendi ynë përfaqësohet nga kaq shumë sportistë... Për...
22/08/2026

Sërish në Taranto për Lojërat Mesdhetare 2026, ku për herë të parë vendi ynë përfaqësohet nga kaq shumë sportistë... Përkrah U.D. Presidentes, znj. Albulena Haxhiut, Ministrit të Sportit dhe të Rinisë, Blerim Gashanit si dhe personaliteteve të tjera shtetërore, edhe ne si ambasadë, kemi kënaqësinë t'i shoqërojmë, hap pas hapi, sportistët tanë.
Me talentin, seriozitetin dhe përgatitjen e tyre, që s'po vonojnë ta shfaqin, ata po na tregojnë se çdo gjë është e mundur për një vend të vogël si Kosova, madje edhe fitorja...
❤️🇽🇰🇮🇹

Indirizzo

Via Tolmino 12
Rome
00198

Orario di apertura

Lunedì 09:00 - 17:00
Martedì 09:00 - 17:00
Mercoledì 09:00 - 17:00
Giovedì 09:00 - 17:00
Venerdì 09:00 - 17:00

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi