27/08/2026
🇽🇰🤝🇮🇱
Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem pati kënaqësinë të organizojë dhe mbështesë vizitën zyrtare në Izrael të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, së bashku me ekipin e tij.
Në kuadër të programit, delegacioni u prit në Selinë Qendrore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit në Ramla, ku z. Dibrani zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, z. Kobi Yakobi, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare të Izraelit.
Vizita u fokusua në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave profesionale në fushën e sigurisë, menaxhimit dhe rehabilitimit në institucionet korrektuese, si dhe në mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.