Kingdom of Dardania

Kingdom of Dardania Zbulo historinë, kulturën dhe trashëgiminë e Dardanisë. Rrëfime, vende historike dhe tradita shqiptare. Exploring Dardanian history and cultural heritage.

The Kingdom of Dardania was a polity in the central Balkans in the region of Dardania during classical antiquity. It is named after the Dardani, a Paleo-Balkan tribe that formed the core of the Dardanian polity. Dardania was centered around present-day Kosovo, but also included parts of North Macedonia (Gostivar), Serbia (Novi Pazar) and Albania (Kukës, Tropoja, Has).[1] The eastern parts of Dardania were at the Thraco-Illyrian contact zone. Marcus Licinius Crassus, grandson of the triumvir Marcus Crassus, officially annexed the kingdom in 28 BC while on campaign against the Dacians and Bastarnae.[2] The region was subsequently incorporated into the province of Moesia in 15 BC, and later in 293 AD, as the province of Dardania.

🇦🇱 LIRIA KA EMËR!Sot, Prishtina u bë zëri i gjithë shqiptarisë!Me një pjesëmarrje masive, qytetarë nga Kosova dhe trevat...
12/09/2026

🇦🇱 LIRIA KA EMËR!

Sot, Prishtina u bë zëri i gjithë shqiptarisë!

Me një pjesëmarrje masive, qytetarë nga Kosova dhe trevat shqiptare u bashkuan në “Marshin për Liri”, duke ngritur fuqishëm zërin për drejtësi, dinjitet dhe në mbrojtje të çlirimtarëve të UÇK-së.

Rrugët e kryeqytetit u mbushën me flamuj kuqezi, flamurin e UÇK-së dhe një mesazh të qartë: sakrifica për lirinë e Kosovës nuk harrohet!

Sot, Prishtina dëshmoi se uniteti i shqiptarëve është më i fortë se çdo përpjekje për të zbehur historinë dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga zemra e Kosovës, jehon një thirrje që i bashkon të gjithë shqiptarët: drejtësi, dinjitet dhe respekt për ata që luftuan për lirinë tonë.

Liria ka emër. Liria ka histori. Liria ka çlirimtarët e saj!

🇦🇱🇽🇰 Për Kosovën, për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarinë!

🚌 Më 12 Shtator – të gjithë rrugët çojnë në Prishtinë! 🇽🇰Nga qytete e komuna të ndryshme të Kosovës do të organizohet tr...
11/09/2026

🚌 Më 12 Shtator – të gjithë rrugët çojnë në Prishtinë! 🇽🇰

Nga qytete e komuna të ndryshme të Kosovës do të organizohet transporti drejt Prishtinës, për t’iu bashkuar Marsh*t për Liri.

📍 Nisja dhe oraret: Shikoni në fotografinë më poshtë pikat e nisjes dhe oraret për secilën komunë.
📍 Mbërritja: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
🕑 Ora e marshimit: 14:00

Mos mungo. Merr familjen, miqtë dhe bashkëqytetarët dhe bëhu pjesë e këtij tubimi.

🇽🇰 Më 12 shtator, Prishtina na bashkon.

Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në. ✊

31/08/2026

Kjo nuk është thjesht një makinë…
Është një dëshmi e një kohe kur liria kishte një çmim të lartë.

Më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë, Zahir Pajaziti, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, ranë në pritën e forcave serbe. Makina me të cilën udhëtonin mbeti si dëshmi e asaj dite dhe e sakrificës së tyre.

Zahir Pajaziti — një nga figurat e hershme të UÇK-së dhe i shpallur pas vdekjes “Hero i Kosovës”.

Koha kalon. Kujtesa nuk vdes. 🇦🇱🫡

Lavdi Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës!

KUSH PO LUAJNË ME HISTORINË TONË?​Siç e pashë edhe te një postim i Ben Blush*t, kjo foto është dëshmia më e pastër e inj...
29/08/2026

KUSH PO LUAJNË ME HISTORINË TONË?
​Siç e pashë edhe te një postim i Ben Blush*t, kjo foto është dëshmia më e pastër e injorancës dhe indoktrinimit që po tenton të mbjellë një takëm njerëzish sot.
​Të arrish deri aty sa ta quash Gjergj Kastriotin "sllav" apo ta gjykosh me filtra fetarë, tregon verbëri totale ndaj historisë. Skënderbeu nuk luftoi për fe, por për lirinë e tokave shqiptare dhe për ekzistencën e kombësisë sonë.
​Janë një pakicë zhurmuese, por heshtja ndaj këtyre tezave anadollake është gabim. Identiteti dhe historia e shqiptarëve nuk cenohen nga padija e askujt!
​Skënderbeu është dhe mbetet shtylla kurrizore e kombësisë sonë. 🇦🇱

19/05/2026

Madhështore!
Shkupi autokton vital nuk është një ëndërr e dështuar por një realitet historik!
Sot, Shkupi foli shqip më fuqishëm se kurrë! 🇦🇱

Studentët shqiptarë dolën krenarë në mbrojtje të gjuhës, identitetit dhe dinjitetit kombëtar, duke dëshmuar se shqipja nuk është thjesht një mjet komunikimi, por zemra dhe shpirti i kombit tonë. Edhe më madhështore e bëri këtë protestë përkrahja vëllazërore e studentëve nga Shqipëria dhe Kosova, duke treguar se shqiptarët mbeten një trup i vetëm, kudo që ndodhen.

Ky bashkim i rinisë shqiptare është një mesazh i fuqishëm: askush nuk mund ta heshtë gjuhën tonë, historinë tonë dhe krenarinë kombëtare. Nga Shkupi në Tiranë e deri në Prishtinë, sot u dëgjua një zë i vetëm:

“Shqipja nuk preket!” ❤️🖤

Address

50 Chandos Avenue
Tirana
N209DX

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kingdom of Dardania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share