25/12/2025
Rezultatet e anketës dyjavore në kuadër të përgatitjes së Buxhetit për vitin 2026
Në kuadër të procesit të përgatitjes së Buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2026, gjatë dy javëve të fundit janë realizuar anketa me qytetarët, me qëllim të përfshirjes sa më të gjerë të tyre në vendimmarrje dhe përcaktimin e prioriteteve buxhetore.
Anketa është realizuar përmes faqes zyrtare të Komunës së Bujanocit, duke u mundësuar qytetarëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre.
Pyetja kryesore e anketës ka qenë: “Në cilat sfera mendoni se duhet të dedikohet buxheti i Komunës?”
Sipas rezultateve të përmbledhura, pjesa dërrmuese e të anketuarve është shprehur se prioritet kryesor duhet të jetë infrastruktura, duke reflektuar nevojën për përmirësimin e rrugëve, rrjetit komunal dhe shërbimeve bazë.
Në vendin e dytë, qytetarët kanë theksuar kërkesat për investime në objektet shkollore dhe përmirësimin e kushteve në arsim, duke e konsideruar arsimin si një shtyllë kyçe për zhvillimin afatgjatë të komunës.
Më pas, sipas renditjes së përgjigjeve, vijnë investimet në aktivitetet rinore, të cilat shihen si të domosdoshme për aktivizimin, edukimin dhe mbështetjen e të rinjve.
Në vendin e katërt janë radhitur kërkesat për inovacion, duke treguar interes në rritje për projekte moderne, teknologji dhe ide të reja zhvillimore.
Pas tyre, qytetarët kanë shprehur gjithashtu nevojën për mbështetje më të madhe të sportit, si një element i rëndësishëm për shëndetin, socializimin dhe jetën aktive të komunitetit.
Ky proces i anketimit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve në hartimin e politikave buxhetore, duke dëshmuar angazhimin e Komunës së Bujanocit për qeverisje të hapur dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetin.
____________________________________________
Rezultati dvonedeljne ankete u okviru pripreme Budžeta za 2026. godinu
U okviru procesa pripreme Budžeta Opštine Bujanovac za 2026. godinu, tokom prethodne dve nedelje sprovedene su ankete sa građanima, sa ciljem što šireg uključivanja javnosti u proces donošenja odluka i utvrđivanja budžetskih prioriteta.
Anketa je realizovana putem zvanične internet stranice Opštine Bujanovac, čime je građanima omogućeno da na neposredan i transparentan način iznesu svoje stavove i predloge.
Glavno pitanje ankete bilo je: „U koje oblasti smatrate da bi trebalo usmeriti budžetska sredstva?“
Prema sumiranim rezultatima, najveći broj ispitanika naveo je infrastrukturu kao glavni prioritet, ukazujući na potrebu unapređenja putne mreže, komunalne infrastrukture i osnovnih usluga.
Na drugom mestu nalaze se zahtevi građana za ulaganja u školske objekte i poboljšanje uslova u oblasti obrazovanja, koje se prepoznaje kao ključni faktor dugoročnog razvoja opštine.
Zatim slede ulaganja u omladinske aktivnosti, koje građani smatraju važnim za aktivno uključivanje, edukaciju i podršku mladima.
Na četvrtom mestu rangirani su zahtevi za inovacije, što ukazuje na rastuće interesovanje za savremene projekte, nove tehnologije i razvojne ideje.
Nakon toga slede zahtevi za veću podršku sportu, kao važnom segmentu za unapređenje zdravlja, socijalne kohezije i kvaliteta života u zajednici.
Ovaj proces anketiranja predstavlja značajan korak ka jačanju transparentnosti, odgovornosti i uključivanja građana u kreiranje budžetske politike, potvrđujući opredeljenje Opštine Bujanovac za otvorenu i odgovornu lokalnu samoupravu.