Çeremi dhe Bjeshket .

Çeremi dhe Bjeshket . Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Çeremi dhe Bjeshket ., Public & Government Service, Çerem , Tropoje, Tropojë.

22/10/2025
16/05/2020

Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, detyrohemi sot të rimerremi me një debat të shteruar plotësisht, të cilin nga ana jonë e konsiderojmë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe të interesit të komunitetit tonë! Me anë të këtij petic...

29/08/2014
13/10/2012

Public & Government Service

08/10/2012

****...ASHTE PER TE GJITHE , PLOTSOJENI , PELQEJENI , PERHAPENI , DHE SHIJOJENI , JU FALEMINDERIT SHUME , NJE DITE KURE TE VINI , DO TE NDIHENI MIRE...!!!*

Public & Government Service

06/10/2012
06/10/2012

ÇEREMI, BANORET DHE BREZAT
Çeremi si fshat, bir i fshatit amë Vuthaj, është një fshat i vogel, piktoreks alpin. Nga të dhënat kadastrale të vitit 1990 ka 34 ha tokë, nga të cilat 29 ha tokë bujqësore e 5 pemtore.
Numri i popullsisë më 1926-en ishte 115 banorë, në vitin 1984 kishte 397 banorë, në 1990 kishte 279 banorë e 78 ekonomi, 149 meshkuj e 130 femra, në 1997 kishte 305 banorë e 99 ekonomi.
Në Çerem kanë jetuar e jetojnë këto vllazni:
- Ismailisufajt, janë pasardhes të Ismail Isufit e të Sadri Isufit, (Istrefajt), (mbiemri është marrë nga Smajl Isufi vëllai i madh). Smajl Isufi e Sadri Isufi janë të Isuf Smajlit të Smajl Alimetit, të Ahmet Nikës. Smajl Isufi vëllai i madh i ka pas 7 djem: Halilin, Mulen, Plaven, Beqirin, Haxhen, Tahirin e Nuren, nga ku rrjedhin grupimet e sotme: Halilajt, Mulajt, Plavajt, ose (Shtëpia e madhe), Beqirajt, Haxhaj, në Vuthaj Zymer Haxha e Riz Zymeri e Tahiri e Nurja që nuk kan lan ka.
Sadri Isufi ka pasë një djalë Istref Sadrin, nga ku rrjedhin Istrefajt e sotem, ose Lugu i Vidhave, si vënd.
- Muratajt janë vllaznia e dytë mas Smajlisufajve, janë të Murat Smajlit të Smajl Ahmetit të Ahmet Nikës. Murati ka pasë dy djem, Smajlin e Islamin, të Smajlit janë Bekajt dhe të Islamit janë Muratajt, e tjerë. Vlen per të hulumtuar se si dy vllezer, Murat Smajli e Isuf Smajli i kanë djemt me të njëjtin emer, Smajl Murati e Smajl Isufi? Të pyeturit, shprehen me siguri per emrat, dhe e spjegojnë me diferencë kohe, të brezave të dy vllaznive, Isufajt dhe Muratajt janë të Ahmetaj, gjithashtu të Ahmetaj dalin edhe Sylshabanajt, një vllazni e vogel të Shaban Smajlit të Smajl Ahmetit.
- Vllaznia Çelaj në Çerem, kanë prejardhjen nga Ulë Nika, vëlla me Ahmet Niken.
- Dedushajt janë të Ded Ndrelit, vëlla me Nik Nrelin.
- Vllaznia Goçaj, për të cilen pak dimë, disa thonë se janë të ardhur, e disa bëjnë lidhje të tjera. Si te Ded Nreli per, por të pyeturit këtu, nuk i dimë vetem sa permbajnë tabelat, por per ta duhet me hulumtuar më teper në Vuthaj.
Per plotësimin e tabelave të brezave janë shfrytezuar libri “Vuthaje e Vuthjanët”, si dhe libri “Tropoja në breza” fletet e te cilit po ti dergoj; i autorit Ibrahim Kadri Malaj. Gjithashtu janë pyetur e biseduar me; Ali Brahim Çela, Hysni Tunxh Dedushi, Smajl Ujkan Murati, Ram Rexhep Isufaj, Muhamet Muje Isufaj, Sali Syle Isufaj, Din Bajram Ahmetaj, Isa Rrustem Ahmetaj, Ali Brahim Murataj, Ram Bajram Goçi, Dem Ali Goçi, Beqir Niman Goçi, Imer Muje Isufaj, Daut Ibish Murati, Idriz Zeqir Sylshabanai etjer.
Këtu çdo gjë është shkruar pasi është saktësuar nga pohimet gojore duke mos pasur dyshime. Te dhenat me librat ndryshojnë pak me tabelat tona, pra mendojmë që pasi të sigurojmë per saktesinë e tyre të bëhen ndryshimet: Kjo per tabela, renditja në tabela është bazë siç më është dukur mua e kuptueshme dhe më e lehtë, por pas disketimit mund të grupohen edhe më mirë.
Kaq kemi mundur të bënim, duke kerkuar ndjesë per vonesen.

Ju urojmë gjithë të mirat.
Me respekt
Hazir Isufaj

06/10/2012

ÇEREMI I VUTHAJVE.
(Parathenja me dy fjale.)
Çeremi i Vuthajve,ashte vendi ma i dashur dhe ma terheqes ne rruzull,per mua.
Ne te gjithe rruzullin,KRIJUESI,perzgjodhi Çeremin,si vend lindje per mua. Çeremi per mua ashte rritje,ashte rinim,ashte perjetesi.Lavdi,lavdi,lavdi.
Diçka per Çeremin,jo qe ju nuk e njihni,por siç kam shkruar edhe ma siper,dua te shpreh ate çka ndjej,pasi keshtu ndihem ma i lehtesuar.
Çeremi ashte nje fshat i vogel,piktoresk,malor,ne formen e nje stadiumi gjigand,ne zemer te Alpeve.
Ne ate vend te duket se ndryshimi ne mes te dimrit dhe veres eshte ma i madh se kudo tjeter,ndryshim si debora me lulet.Kombinimi i ngjyrave te natyres aty behet aq mrekullueshem ,ne preiudha te ndryshme te vitit,sa qe nuk mund te shprehet me fjale.
Ne dimmer Çeremi ashte i mrrolur e hijerande,e kete ja shton ma teper Kollata,qe ushton,dhe ne vere Çeremi vetem buzeqesh,ashte krejt i çilter.E te çilter,plot hir,plot humor e te zgjuar,i ka edhe bijte e bijat.
Çeremasit,jane te mençur e plot humor te holle,jane fistare e atedheteare.
Çeremi ashte pa dyshim qendra e banuar me treguesit ma te larte,persa i perket aresimimit.Nje ne çdo tete banore te tije,ka mbaruar shkollen e larte.

Address

Çerem , Tropoje
Tropoje
SICEREMISKA

Telephone

+355682469344

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Çeremi dhe Bjeshket . posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share