Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe të drejtat themelore të individit.

Misioni i Gjykatës Kushtetuese është të garantojë epërsinë e Kushtetutës dhe forcimin e demokracisë në vend nëpërmjet zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kushtetuese dhe interpretimit përfundimtar të Kushtetutës. Në funksion të mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, të drejtave dhe lirive të tij, si dhe shtetit të së drejtës, Gjykata Kushtetuese garanton drejtësi kushtetuese me integritet dhe besueshmëri t

ë lartë nga publiku. Gjithashtu, ajo është e angazhuar në informimin e publikut për veprimtarinë e saj me bindjen se transparenca dhe informimi i shërbejnë ndërtimit të marrëdhënieve të besimit reciprok. Rritja e transparencës dhe publicitetit të veprimtarisë janë ndër qëllimet kryesore të Gjykatës, pasi lehtësojnë aksesin e qytetarëve në ushtrimin e mjeteve juridike dhe njëkohësisht forcojnë besimin ndaj drejtësisë kushtetuese. Në këtë kuadër ideja dhe qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është që nëpërmjet kësaj faqeje në Meta( Facebook)të ofrojë një informacion mbi bazën kushtetuese, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni për të gjithë qytetarët që janë përdorues të medieve sociale, pasi ndiejmë një detyrim institucional për ta bërë Gjykatën Kushtetuese më transparente, të afërt, të prekshme dhe sa më të besueshëm për publikun.

⚖️ 𝗣𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗲 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗰𝗲𝗿𝗲𝗺𝗼𝗻𝗶𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹𝗲̈𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝘆𝗾𝘁𝗮...
17/06/2026

⚖️ 𝗣𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗲 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗰𝗲𝗿𝗲𝗺𝗼𝗻𝗶𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹𝗲̈𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝘆𝗾𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲̈𝗻 𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈, 𝟭𝟳 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, të organizuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ceremonia shënoi përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme të reformës në drejtësi në Shqipëri, duke kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës.

🏛️ Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve kushtetuese dhe të sistemit të drejtësisë, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Posaçme, si dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe partnerëve strategjikë që kanë mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, gjatë sesionit me titull “Roli dhe rëndësia e institucioneve të tjera kushtetuese në vazhdimësinë e standardeve të procesit”, vlerësoi se procesi i rivlerësimit kalimtar ka ndikuar në forcimin e kulturës institucionale të përgjegjshmërisë dhe integritetit, duke vendosur standarde të reja në ushtrimin e funksioneve publike dhe duke rikthyer besimin e publikut te drejtësia.

Duke theksuar rëndësinë e fazës së re institucionale që pason përfundimin e procesit të vettingut, znj. Papajorgji u shpreh:

“Gjykata Kushtetuese do të vijojë të ushtrojë me përgjegjësi çdo kompetencë që Kushtetuta dhe ligji i kanë ngarkuar. Ajo është e vetëdijshme për rolin dhe përgjegjësitë e saj për të siguruar vazhdimësinë e standardeve të vetting-ut, por sidomos për të garantuar një proces të drejtë, të besueshëm dhe të pakontestueshëm nga palët. Për këtë qëllim, janë të mirëpritura edhe ndërhyrjet e kujdesshme dhe të balancuara ligjore.”

Kryetarja Papajorgji nënvizoi gjithashtu se ruajtja e besimit të publikut kërkon jo vetëm vazhdimësinë formale të kompetencave, por edhe vazhdimësinë substanciale të standardeve që janë ndërtuar gjatë viteve të zbatimit të reformës në drejtësi.

Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar për ushtrimin e kompetencave të saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës, duke vlerësuar se ruajtja dhe konsolidimi i standardeve të reformës në drejtësi përbën një element thelbësor për forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

********************

📍Constitutional Court attends the Closing Ceremony of the Transitional Re-evaluation Process of Judges and Prosecutors in the Republic of Albania, 17 June 2026.

⚖️ The judges of the Constitutional Court participated in the closing ceremony marking the conclusion of the transitional re-evaluation process of judges and prosecutors in the Republic of Albania, organized by the Special Appeal Chamber near the Constitutional Court. The event marked the completion of one of the most significant pillars of Albania’s justice reform and represented an important milestone in the continued strengthening of the rule of law.

🏛️ The ceremony brought together high representatives of constitutional institutions and the justice system, including the Parliament of Albania, the Council of Ministers, the High Court, the Special Anti-Corruption Structure (SPAK), as well as representatives of international missions and strategic partners whose longstanding support has been instrumental to the implementation of justice reform in Albania.

During the session entitled “The role and importance of other constitutional institutions in maintaining the standards of the process,” the President of the Constitutional Court, Ms. Fiona Papajorgji, noted that the transitional re-evaluation process has made a substantial contribution to strengthening a culture of institutional accountability and integrity, establishing higher standards in the exercise of public office and fostering greater public confidence in the justice system.

💬 Reflecting on the institutional phase that follows the completion of the vetting process, President Papajorgji stated:

“The Constitutional Court will continue to exercise, with responsibility and diligence, every competence entrusted to it by the Constitution and the law. The Court is fully conscious of its role and responsibilities in ensuring the continuity of the standards established through the vetting process, while, above all, safeguarding a process that is fair, credible, and beyond dispute for all parties concerned. In this regard, carefully considered and well-balanced legislative interventions would also be welcome.”

🔹 President Papajorgji further emphasized that preserving public trust requires not only the formal continuation of institutional competences, but also the substantive preservation of the standards that have been developed throughout the implementation of the justice reform.

⚖️ In this context, the Constitutional Court remains firmly committed to exercising its constitutional authority independently and impartially, in full accordance with the Constitution and the principles of the rule of law. The Court considers the further consolidation of the standards established through the justice reform to be essential for strengthening democratic institutions, enhancing public confidence in the administration of justice, and advancing Albania’s path toward European integration.

📍𝗩𝗶𝘇𝗶𝘁𝗲̈ 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝘂𝗲𝘀𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗕𝗲𝗿𝗻𝗲̈, 𝗭𝘃𝗶𝗰𝗲̈𝗿Drejtuesja e Kabinetit të Kryetares së...
08/06/2026

📍𝗩𝗶𝘇𝗶𝘁𝗲̈ 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝘂𝗲𝘀𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗕𝗲𝗿𝗻𝗲̈, 𝗭𝘃𝗶𝗰𝗲̈𝗿

Drejtuesja e Kabinetit të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Valbona Bala, dhe këshilltarja ligjore Kaliona Nushi po marrin pjesë në një vizitë studimore që po zhvillohet në Bernë, Zvicër, në datat 8–9 qershor 2026.

Vizita është organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, dhe pjesë e delegacionit shqiptar janë edhe përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

📚 Vizita synon të ofrojë njohuri të zgjeruara mbi mënyrën se si mekanizmat e demokracisë së drejtpërdrejtë, veçanërisht referendumet dhe nismat qytetare, rregullohen dhe zbatohen në praktikë në Konfederatën Zvicerane. Programi parashikon takime dhe shkëmbime përvoje me përfaqësues të institucioneve zvicerane në nivel kantonal dhe federal, përfshirë Kancelarinë e Kantonit të Bernës dhe Kancelarinë Federale, si dhe ndjekjen e një seance në Parlamentin Federal.

💬 Gjatë vizitës do të trajtohen çështje që lidhen me procedurat e nisjes së referendumeve, verifikimin e mbështetjes qytetare, rolin e institucioneve të përfshira në administrimin dhe shqyrtimin e proceseve referendare, mekanizmat e ankimit, si dhe rregullimin e fushatave dhe financimit të tyre. Përvoja zvicerane pritet të shërbejë si një burim i vlefshëm për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të diskutimeve mbi nismat e ardhshme ligjore në fushën e referendumit në Shqipëri. 🇦🇱🤝🇨🇭

📍Pjesëmarrje e përfaqësuesit të Gjykatës Kushtetuese në Takimin e 22-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushte...
25/05/2026

📍Pjesëmarrje e përfaqësuesit të Gjykatës Kushtetuese në Takimin e 22-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese.

Me ftesë të Komisionit Europian për Demokraci nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias) dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Ela Elezi, këshilltare ligjore dhe nëpunëse ndërlidhëse e Forumit të Komisionit të Venecias, mori pjesë në takimin e 22-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese, i cili u parapri nga konferenca me temë “E ardhmja e mekanizmave të ankimit kushtetues”. Këto veprimtari u organizuan në bashkëpunim mes Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë dhe u zhvilluan në Zagreb, Kroaci, në datat 21 dhe 22 maj 2026.

➡️Gjatë takimit, këshilltarja ligjore Elezi ndau përvojën e mënyrës së trajtimit të çështjeve në praktikën e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, si dhe referoi në panelin “Balancimi i aksesit në drejtësi dhe eficencës gjyqësore” me qëllim kontribuimin në shkëmbimin e praktikave dhe forcimin e debatit mbi standardet e ankimit kushtetues individual.

****************
📍Participation of the Constitutional Court in the 22nd Meeting of the Joint Council on Constitutional Justice

Upon the invitation of the European Commission for Democracy through Law (the Venice Commission) and the President of the Constitutional Court of Croatia, Ms. Ela Elezi, Legal Adviser and liaison officer to the Venice Commission Forum, participated in the 22nd Meeting of the Joint Council on Constitutional Justice, which was preceded by the mini conference entitled “The Future of Constitutional Complaint Mechanisms.” These activities were jointly organized by the Venice Commission and the Constitutional Court of Croatia and took place in Zagreb, Croatia, on 21–22 May 2026.

➡️During the meeting, Ms. Elezi shared the experience of the Constitutional Court of the Republic of Albania regarding the handling of cases in its judicial practice. She also contributed as a panel speaker in the session entitled “Balancing Access to Justice and Judicial Efficiency,” with a view to fostering the exchange of best practices and strengthening the discussion on the standards of individual constitutional complaints.

🔗https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/takim-i-kryetares-se-gjykates-kushtetuese-me-perfaqesuesit-e-fondacionit-gjerman-per-bashkepunim-ligjor-nderkombetar-per-ballkanin-perendimor/

✔️Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësuesit e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar p...
21/05/2026

✔️Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësuesit e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, zhvilloi sot një takim me z. Stefan Pürner, Drejtor Ekzekutiv i programeve të IRZ-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe me Franziska Behrendt, menaxhere projekti pranë IRZ-së.

📌Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe IRZ-së, i cili synon forcimin e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe afrimin e jurisprudencës kushtetuese shqiptare me standardet evropiane 🇪🇺.

➡️Gjatë diskutimit u trajtua vijimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbështetjen për aktivitetet profesionale, shkëmbimet institucionale dhe nismat që lidhen me rritjen e aksesit dhe informimit të publikut mbi drejtësinë kushtetuese.

🤝Përfaqësuesit e të dy institucioneve vlerësuan bashkëpunimin shumë të mirë ndërinstitucional dhe shprehën gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të tij në të ardhmen .

***********************

✔️Meeting of the President of the Constitutional Court with the representative of the German Foundation for International Legal Cooperation for the Western Balkans

The President of the Constitutional Court of Albania, Fiona Papajorgji, held a meeting today with the Executive Director of IRZ programs for the Western Balkans, Stefan Pürner, as well as with the Project Manager at IRZ, Franziska Behrendt.

📌This meeting took place within the framework of the ongoing cooperation between the Constitutional Court of Albania and IRZ, which aims to strengthen professional capacities, share best practices and harmonize Albanian constitutional jurisprudence with European standards 🇪🇺.

➡️Discussions focused on continuing cooperation in areas of common interest, including support for professional activities, institutional exchanges, and initiatives to enhance public access to information and constitutional justice.

🤝Representatives of both institutions appreciated the fruitful institutional cooperation and expressed their commitment to further strengthen such cooperation in the future .

🔗https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/takim-i-kryetares-se-gjykates-kushtetuese-me-perfaqesuesin-e-fondacionit-gjerman-per-bashkepunim-ligjor-nderkombetar-per-ballkanin-perendimor/

2️⃣6️⃣vjet anëtare e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC)📌Në maj 2026, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë...
20/05/2026

2️⃣6️⃣vjet anëtare e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC)

📌Në maj 2026, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shënon 26-vjetorin e anëtarësimit të saj me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) – një rrugëtim që kulmoi me zgjedhjen e saj si gjykata kryesuese e kësaj konference për periudhën 2024–2027 dhe organizatore e Kongresit të XX-të në Shqipëri në vitin 2027. Ky është një vlerësim i rëndësishëm për rolin aktiv të Gjykatës në forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar kushtetues.

✔️Në kuadër të këtij kryesimi, Gjykata Kushtetuese ka ndërmarrë një sërë iniciativash informuese dhe promovuese, duke përfshirë krijimin e platformës zyrtare të dedikuar për CECC. Përmes kësaj platforme, publiku dhe gjykatat partnere mund të ndjekin nga afër aktivitetet, organizimin dhe përgatitjet e Shqipërisë drejt Kongresit të vitit 2027.

Na ndiqni më shumë në: 👇 cecc.gjykatakushtetuese.gov.al

19/05/2026

“Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese u përmbyllën me energji pozitive, bashkëbisedime frymëzuese dhe momente të veçanta.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesin dhe atmosferën e ngrohtë që shoqëroi këto dy ditë të dedikuara komunikimit dhe afrimit me të rinjtë. 🤝⚖️

Dita e dytë - “Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese 📍Vijon aktiviteti i “Ditëve të Hapura” në Gjykatën Kushtetuese, k...
19/05/2026

Dita e dytë - “Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese 📍

Vijon aktiviteti i “Ditëve të Hapura” në Gjykatën Kushtetuese, ku këtë herë u mirëpritën studentë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës 🎓, si edhe nga universitetet “Barleti”, “Mesdhetar” dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Në ditën e dytë, studentët patën mundësinë të bashkëbisedonin me kryetaren Fiona Papajorgji, gjyqtaret Sonila Bejtja dhe Marjana Semini, si dhe me këshilltaret ligjore Ela Elezi, Noela Ruço dhe Kaliona Nushi.

Gjatë diskutimeve, u ndalën në çështje konkrete të praktikës së Gjykatës ⚖️, duke sjellë një qasje më të drejtpërdrejtë mbi funksionimin e drejtësisë kushtetuese.

Vizita u fokusua veçanërisht në mënyrën se si Gjykata komunikon me publikun dhe median 📢, duke i njohur studentët me rëndësinë e një komunikimi të qartë dhe të përgjegjshëm mbi vendimmarrjen.

Përmes këtyre takimeve, Gjykata Kushtetuese synon të krijojë një lidhje më të drejtpërdrejtë me të rinjtë 🤝 dhe të forcojë kuptimin e tyre mbi rolin e institucioneve kushtetuese në jetën publike.

📌 Për t’u bërë pjesë e vizitave në të ardhmen, regjistroheni në faqen zyrtare:

https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/na-vizitoni/

📍Ceremonia e dorëzimit të dokumentit të projektit dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit 📜midis Agjencisë Suedeze për Bashkëp...
19/05/2026

📍Ceremonia e dorëzimit të dokumentit të projektit dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit 📜midis Agjencisë Suedeze për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar – SIDA dhe Këshillit të Evropës.

✔️Më 19 maj 2026, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të dokumentit të projektit dhe marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Suedisë në Shqipëri dhe Këshillit të Evropës, në kuadër të mbështetjes së projektit të KE “Forcimi i drejtësisë kushtetuese dhe i të drejtave të njeriut në Shqipëri” për zhvillimin dhe funksionalizimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe arkivës digjitale të Gjykatës Kushtetuese.

✅️Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Niklas Ström, Përgjegjësi i Seksionit për Zhvillimin e Bashkëpunimit në Ambasadën Suedeze, z. Erik Illes, si dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Gulia Re.

➡️Gjatë fjalëve përshëndetëse, përfaqësuesit e palëve pjesëmarrëse vlerësuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e rolit dhe kapaciteteve institucionale të Gjykatës Kushtetuese dhe në avancimin e proceseve të digjitalizimit të administrimit gjyqësor, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

📌Nga ana e saj, Kryetarja Papajorgji shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e vyer dhe theksoi se një sistem modern elektronik i menaxhimit të çështjeve përfaqëson jo thjesht një zhvillim teknologjik, por një instrument themelor për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe sigurisë në administrimin e çështjeve, forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, si dhe përmirësimin e aksesit në informacionin gjyqësor.

Projekti dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë dhe kjo ceremoni merr një rëndësi të veçantë edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, pasi forcimi i kapaciteteve institucionale, modernizimi i administrimit gjyqësor dhe avancimi i teknologjisë në sistemin e drejtësisë përbëjnë elemente thelbësore në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.🇪🇺
🔗https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/ceremonia-e-dorezimit-te-dokumentit-te-projektit-dhe-marreveshjes-se-bashkepunimit-midis-agjencise-suedeze-per-bashkepunimin-dhe-zhvillimin-nderkombetar-sida-dhe-keshillit-te-evropes/

**********************

📌Ceremony for the Handover of the Project Document and the Cooperation Agreement📜 between the Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) and the Council of Europe

✔️On 19 May 2026, the Constitutional Court of the Republic of Albania hosted the ceremony for the handover of the project document and the cooperation agreement between the Embassy of Sweden in Albania and the Council of Europe, within the framework of the Council of Europe project “Strengthening Constitutional Justice and Human Rights in Albania”, aimed at the development and operationalization of the electronic case management system and the digital archive of the Constitutional Court.
The ceremony was attended by the President of the Constitutional Court, Ms. Fiona Papajorgji, the Ambassador of Sweden to Albania, H.E. Mr. Niklas Ström, the Head of Development Cooperation at the Embassy of Sweden, Mr. Erik Illes, as well as the Head of the Council of Europe Office in Tirana, Ms. Giulia Re.

➡️During their welcoming remarks, the representatives of the participating institutions underlined the importance of this cooperation as a valuable contribution to strengthening the institutional role and capacities of the Constitutional Court, as well as to advancing the digitalization of judicial administration in accordance with European standards and best practices.

📌In her remarks, President Papajorgji expressed her appreciation for the valuable cooperation and emphasized that a modern electronic case management system represents not merely a technological advancement, but a fundamental instrument for enhancing efficiency, transparency, and security in the administration of cases, strengthening public trust in the justice system, while also fostering better access to judicial information.

✔️The project reflects the continued commitment and support of international partners toward the strengthening of constitutional justice and the modernization of judicial institutions in Albania. In this regard, the ceremony also bears particular significance within the framework of Albania’s European integration process, as the improvement of institutional capacities, reformation of judicial administration and the advancement of technology within the justice system constitute essential elements in consolidating the rule of law and aligning with European Union standards and best practices.

�https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/wp-content/uploads/2026/05/Ceremony-for-the-Handover-of-the-Project-Document-and-the-Cooperation-Agreement-between-the-Swedish-International-Development-Cooperation-Agency.pdf

18/05/2026

Dita 1 | ‘Ditët e Hapura’

Studentë nga universitete të ndryshme në Gjykatën Kushtetuese 🎓

Një eksperiencë nga afër me rolin e saj në mbrojtjen e Kushtetutës ⚖️

📌 “Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese📅 Më 18-19 maj, në kuadër të 34-vjetorit të veprimtarisë së saj, Gjykata Kusht...
18/05/2026

📌 “Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese

📅 Më 18-19 maj, në kuadër të 34-vjetorit të veprimtarisë së saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë përmes aktivitetit “Ditët e Hapura” do të mirëpresë studentë nga universitete publike dhe private.

🎓 Gjatë këtyre dy ditëve, studentët kanë mundësinë të njihen nga afër me jetën institucionale të Gjykatës Kushtetuese, rolin dhe funksionin e saj.

🗣️ Në ditën e parë, studentë nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, si dhe nga Universitetet “Luarasi” dhe “Epoka”, patën mundësinë të bashkëbisedonin me gjyqtaret Sonila Bejtja dhe Marjana Semini, të cilat shpjeguan rolin thelbësor që ky institucion luan në mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, si dhe iu përgjigjën interesit të tyre për aspekte të ndryshme të vendimmarrjes dhe organizimit.

🎯 “Ditët e Hapura” synojnë të nxisin interesin e të rinjve për drejtësinë kushtetuese dhe të forcojnë kulturën e transparencës dhe komunikimit institucional.

🔄 Ky aktivitet synohet të kthehet në një praktikë të vazhdueshme, duke krijuar edhe në të ardhmen mundësi për njohje dhe bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me Gjykatën Kushtetuese.

💬 “Dialog me Gjyqtarin Kushtetues” është një dritare e re komunikimi që synon ta sjellë më afër Gjykatën me qytetarin.

🤝 Falenderime Këshillit të Evropës, Zyra në Tiranë për mbështetjen për përgatitjen e Udhëzuesit Praktik për Qytetarët “Ankimi Kushtetues Individual” në kuadër të zbatimit të projektit “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve për liri dhe siguri në Shqipëri”

🔗 Të interesuarit për pjesëmarrje ftohen të regjistrohen nëpërmjet formularit në linkun e mëposhtëm:

https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/na-vizitoni/

🙏 Ju mirëpresim!

Address

Bulevardi “Dëshmorët E Kombit”, Nr. 26
Tirane
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë:

Share

Category