DPA- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit

DPA- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) është i vetmi organizëm kombëtar i akreditimit

Konferenca Kombëtare mbi Akreditimin e Laboratorëve Mjekësorë nje event i rendesishem për cilësinë dhe besueshmërinë në ...
15/04/2026

Konferenca Kombëtare mbi Akreditimin e Laboratorëve Mjekësorë nje event i rendesishem për cilësinë dhe besueshmërinë në shëndetësi.
Një hapësirë profesionale ku ekspertë, përfaqësues institucionesh dhe aktorë të fushës do të diskutojnë mbi:
✔️ Standardet ndërkombëtare dhe zbatimin e tyre në praktikë
✔️ Sfidat aktuale të laboratorëve mjekësorë
✔️ Rrugët drejt rritjes së besueshmërisë dhe sigurisë së rezultateve
🤝 Shkëmbim idesh dhe përvojash dhe për të forcuar bashkëpunimin në funksion të një sistemi më të fortë dhe më të besueshëm shëndetësor.
📍 Hotel Hilton, Tiranë
📅 09 Maj 2026
🕘 Ora 09:00
✨ Mundësi për të qenë pjesë e dialogut që formëson të ardhmen e akreditimit në Shqipëri!

Në vitet e fundit, tregu i eventeve në Shqipëri ka njohur rritje të dukshme – nga konferencat ndërkombëtare te festivale...
14/04/2026

Në vitet e fundit, tregu i eventeve në Shqipëri ka njohur rritje të dukshme – nga konferencat ndërkombëtare te festivalet dhe eventet. Por me rritjen e kërkesës, është rritur edhe nevoja për menaxhim profesional.

🔴Imagjinoni një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrje të lartë e cila kerkon:
Koordinim te logjistikës, menaxhimi i pjesëmarrësve, siguria, teknologjia dhe komunikimi duhet të funksionojnë në mënyrë perfekte. Në këto raste, aplikimi i standardeve si ISO 20121 dhe ISO 9001 nuk është thjesht formalitet – është garanci për sukses.

🔴Çfarë ndryshon në praktikë?

✔️ Planifikim i strukturuar dhe i dokumentuar
Çdo fazë e eventit – nga ideimi te realizimi – ndjek procese të qarta dhe të kontrolluara.

✔️ Menaxhim risku dhe siguri më e lartë
Nga menaxhimi i turmave te emergjencat, çdo skenar është i parashikuar dhe i adresuar.

✔️ Përvojë më cilësore për pjesëmarrësit
Një event i organizuar sipas standardeve krijon besim, komoditet dhe imazh pozitiv.

✔️ Qëndrueshmëri dhe përgjegjësi mjedisore
Veçanërisht me ISO 20121, eventet mund të reduktojnë ndikimin në mjedis dhe të rrisin përgjegjshmërinë sociale.

🌍 Pse është ky moment i rëndësishëm për Shqipërinë?

Ndërsa vendi synon të tërheqë më shumë evente ndërkombëtare dhe investime, profesionalizimi i industrisë së eventeve bëhet domosdoshmëri.

👉 Në industrinë e eventeve, suksesi nuk matet vetëm me kreativitetin, por me aftësinë për të garantuar cilësi, siguri dhe qëndrueshmëri.
👉 Akreditimi dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë janë baza për një treg më profesional dhe konkurrues në Shqipëri.

14/04/2026
09/04/2026
DPA- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka shtuar zyrtarisht në aktivitetin e saj fushën ISO/IEC 17065:2012, që lidh...
09/04/2026

DPA- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka shtuar zyrtarisht në aktivitetin e saj fushën ISO/IEC 17065:2012, që lidhet me akreditimin e organeve që certifikojnë produkte, procese dhe shërbime.

🔴Bordi i Akreditimit zhvilloi sot, një trajnim të dedikuar mbi standardin ISO/IEC 17011, standardi ndërkombëtar që përca...
30/03/2026

🔴Bordi i Akreditimit zhvilloi sot, një trajnim të dedikuar mbi standardin ISO/IEC 17011, standardi ndërkombëtar që përcakton kërkesat për funksionimin e organizmave të akreditimit. Ky trajnim synon të forcojë rolin strategjik të Bordit në garantimin e integritetit, paanshmërisë dhe transparencës në proceset e akreditimit.

🔴Pse është i rëndësishëm ky trajnim?

Rrit kuptimin e përgjegjësive të Bordit në mbikëqyrjen e sistemit të akreditimit
Forcon vendimmarrjen e bazuar në standarde ndërkombëtare
Siguron paanshmëri dhe objektivitet në proceset e akreditimit
Mbështet përputhshmërinë me kërkesat e organizmave ndërkombëtarë të akreditimit

🔴Ky trajnim kontribuon në angazhimin për një sistem akreditimi të besueshëm, transparent dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare – një element kyç për cilësinë, sigurinë dhe konkurrueshmërinë në treg.

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit u zhvillua mbledhja e Bordit të ri të Akreditimit, i cili do të ushtrojë...
11/03/2026

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit u zhvillua mbledhja e Bordit të ri të Akreditimit, i cili do të ushtrojë mandatin e tij 3-vjeçar. Gjatë takimit, anëtarët e Bordit diskutuan mbi përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me funksionimin e këtij organi, si dhe mbi rolin e tij në mbështetjen e cilësisë dhe standardeve në përputhje me praktikat ndërkombëtare.

Në përfundim të mbledhjes u zgjodh edhe Kryetari i Bordit.

Drejtoresha e Përgjithshme përgëzoi anëtarët për përgjegjësinë e marrë dhe i njohu ata me prioritetet dhe zhvillimet kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit për periudhën në vijim.

03/03/2026

🚀 Regjistrimet u mbyllën!

Interesi për trajnimin mbi ISO/IEC 17025 ka qenë maksimal dhe vendet janë plotësuar.

Faleminderit të gjithëve që aplikuan dhe që po investojnë në rritjen e kompetencës teknike dhe besueshmërisë së laboratorëve të tyre.

Qëndroni me ne për datat e radhës — do të rikthehemi shumë shpejt!

🔹 Trajnim Profesional mbi ISO/IEC 17025🗓 9 Mars 2026Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit organizon një trajnim të spec...
02/03/2026

🔹 Trajnim Profesional mbi ISO/IEC 17025
🗓 9 Mars 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit organizon një trajnim të specializuar mbi standardin ISO/IEC 17025, i cili përcakton kërkesat për kompetencën e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit.
Ky aktivitet realizohet në funksion të forcimit të infrastrukturës kombëtare të cilësisë dhe rritjes së besueshmërisë së rezultateve laboratorike, në përputhje me praktikat dhe kërkesat ndërkombëtare.
Trajnimi do të fokusohet në:
▪ Interpretimin e thelluar të kërkesave të standardit
▪ Integrimin e kërkesave teknike dhe të sistemit të menaxhimit
▪ Përgatitjen për procesin e akreditimit dhe vlerësimit
▪ Praktika të mira dhe sfida në zbatim
📍 Vendi: Salla e trajnimeve, DPA
Rruga e Durrësit, ish-Prefektura, përballë “Shpresa AL”
Në përfundim, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, DPA vijon të kontribuojë në zhvillimin profesional të aktorëve të fushës dhe në rritjen e standardeve të cilësisë në Shqipëri. Vendet jane te limituara

Contact:what's up - 0672053644

🌐 Kur algoritmet marrin vendime, kush garanton besimin?Në një realitet ku produktet testohen nga sisteme automatike, cer...
27/02/2026

🌐 Kur algoritmet marrin vendime, kush garanton besimin?

Në një realitet ku produktet testohen nga sisteme automatike, certifikatat lëshohen në platforma digjitale dhe tregu funksionon me zinxhirë globalë furnizimi, roli i Organizmave të Vlerësimit të Konformitetit (OVK) nuk është më vetëm teknik – është kritik për besimin publik dhe sigurinë ekonomike.

Akreditimi po hyn në një fazë të re: nga një mekanizëm formal verifikimi, në një infrastrukturë besimi për ekonominë digjitale. Sot, OVK-të e akredituara nuk vlerësojnë vetëm produkte apo sisteme menaxhimi, por:
🔹 sigurinë e të dhënave dhe sistemeve të informacionit
🔹 kompetencën në auditime
🔹 përputhshmërinë me kërkesa rregullatore që ndryshojnë me shpejtësi
🔹 besueshmërinë në zinxhirët ndërkombëtarë të tregut

Një OVK e akredituar do të thotë:

✅rezultate të pranueshme globalisht
✅ reduktim i rrezikut për biznesin dhe konsumatorin
✅vendimmarrje e bazuar në prova të verifikuara
✅ akses më i lehtë në tregjet ndërkombëtare

Në ketë këndvështrim të ri, akreditimi nuk është më vetëm një “vulë cilësie”, por eshtë mekanizmi që lidh inovacionin me besimin, teknologjinë, sigurine dhe tregun me transparencen.

✅E ardhmja i përket OVK-ve që shohin përtej përputhshmërisë formale dhe investojnë në kompetencë, digjitalizim dhe integritet profesional – sepse besimi nuk deklarohet, akreditohet.

🔴Akreditimi në epokën e Inteligjences Artificiale – Siguri në botën që ndryshon shpejt”“Bota po ndryshon me AI – nga ana...
24/02/2026

🔴Akreditimi në epokën e Inteligjences Artificiale – Siguri në botën që ndryshon shpejt”

“Bota po ndryshon me AI – nga analizat laboratorike te kontrolli i produkteve dhe vendimmarrja e shpejtë. Por si sigurojmë që këto sisteme inteligjente të jenë të sakta dhe të besueshme?

Akreditimi hyn në lojë si ‘kontrolli i cilësisë’ i epokës dixhitale:

Standardizimi i proceseve:

AI mund të përshpejtojë testimet dhe inspektimet, por vetëm kur ndiqen protokollet e akredituara.

Siguria e të dhënave dhe vendimmarrja e besueshme:

Akreditimi garanton që AI përdoret në mënyrë transparente dhe të verifikueshme.

Në epokën e AI, akreditimi nuk është opsional – është siguria që garanton se inteligjenca artificiale do të punojë për ne, jo kundër nesh.
Delina Ibrahimaj@MEI

🔎 Akreditimi dhe certifikimi: Themeli i besimit në tregNë një ekonomi moderne, akreditimi dhe certifikimi i sistemeve të...
20/02/2026

🔎 Akreditimi dhe certifikimi: Themeli i besimit në treg

Në një ekonomi moderne, akreditimi dhe certifikimi i sistemeve të menaxhimit janë mekanizma kyç që garantojnë cilësi, siguri dhe konkurrueshmëri të produkteve dhe shërbimeve. Nëpërmjet akreditimit nga DPA, trupat certifikuese vërtetojnë kompetencën e tyre teknike, duke rritur besimin e konsumatorëve, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

🏭 Nevoja për sisteme menaxhimi në Shqipëri
Bizneset shqiptare po përballen me kërkesa në rritje për standarde si:

ISO 9001 (cilësia)

ISO 14001 (mjedisi)

ISO 22000 (siguria ushqimore)

ISO 45001 (siguria në punë)

ISO/IEC 27001 – Siguria e informacioni

Këto sisteme nuk janë më vetëm avantazh – janë domosdoshmëri për të qenë konkurrues.

⚠ Sfidat kryesore

Ndërgjegjësimi

Burime njerëzore të specializuara të pamjaftueshme

Nevoja për investime në trupa certifikuese

🎯 Fushat prioritare

Industria ushqimore dhe agro-përpunimi

Kujdesi ne pune

Ndërtimi dhe materialet e ndërtimit

Energjia dhe mjedisi

Teknologjia dhe shërbimet digjitale

Akreditimi nuk është vetëm një procedurë – është një garanci për cilësi, siguri dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Përmes forcimit të infrastrukturës së cilësisë, Shqipëria rrit konkurrueshmërinë dhe besimin në treg.

Delina [email protected]

Address

Rr " Durresit, Nr. 27
Tirane
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DPA- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to DPA- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit:

Share