Biblioteka e Arteve

Biblioteka e Arteve Biblioteka e Universitetit të Arteve është biblioteka më e madhe dhe më e vjetra e artit në Shqipëri. Pjesa më e madhe e fondit është unikale.

Ajo është një bibliotekë Universitare, unike, dhe ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e artistëve të rinj. Misioni i saj është mbështetja e proçesit mësimor, edukativ dhe artistik, duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të Universitetit te Arteve, ashtu si edhe kërkuesve e artistëve nga institucione të ndryshme të artit dhe shkollave artistike kudo që janë në Shqipëri. Vizioni yne e

shte qe Biblioteka Shkencore e UART te funksionoje si nje qender arti ne Shqiperi. Biblioteka është krijuar në vitin 1966, vit në të cilin u krijua Instituti i Larte i Arteve, sot Universiteti i Arteve. Fondi fillestar i saj ishte ai i Bibliotekës së Konservatorit Shtetëror të Tiranës, Shkollës së Arteve të Bukura, dhe Shkollës së Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu" si dhe me donacione nga shoqata dhe dashamirës të artit. Biblioteka e Universitetit të Arteve për rritjen e koleksioneve të saj dhe të infrastruktures së teknologjisë së informacionit është mbështetur kryesisht nga donatorë. Në fondet e saj disponon materiale të shumëllojshme si libra, parte, dorëshkrime, dizertacione, diploma, periodike, referenca, materiale audiovizuale, literature elektronike, etj. Fondi i Bibliotekës së Universitetit te Arteve përmban rreth 45,000 vëllime. Koleksionit i bëhet përpunimi shkencor bibliografik konform standardeve ndërkombëtare duke përdorur Rregullat Anglo - Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules), Sistemi Decimal i Klasifikimit, UDC (Universal Decimal Classification), Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, ISBD (International Standard Bibliographic Description). Materialet e koleksioneve mund të kërkohen nëpërmjet skedarëve alfabetikë dhe sistematikë, bibliografive dhe listave bibliografike në formë elektronike të cilat ju dërgohen përdorueseve të bibliotekës edhe nëpërmjet postës elektronike si dhe nepermjet katalogut online . Kemi krijuar Katalogun online nepermjet aplikimit te sistemeve me baze "kod ne burim te hapur", katalog i cili mund te aksesohet kudo nepermjet sitit zyrtar te Universiteti te Arteve. Eshte krijuar Arkiva Digjitale Institucionale ku ruhen ne format elektronik koleksionet speciale qe disponon Biblioteka. Jane krijuar koleksione digjitale perkatese sipas tre fakulteteve:

Fakultetit te Muzikes : Koleksioni i doreshkrimeve/ Koleksioni i shiritave te kthyera ne digjitale/ Muzika boterore/ Muzika shqiptare/ Tezat teorike te studeteve Universitar dhe PasUniversitar/ Biografite e Personaliteteve te Muzikes/ Saxhot dhe mbrojtjet e diplomave te studenteve etj. Fakulteti i Artit Skenik: Dramat e vjetra/ Biografite/ Tezat teorike te studeteve Universitar dhe PasUniversitar/ Biografite e personaliteteve te artit skenik/ Punet artistike te studenteve te UART
Fakulteti i Arteve te Bukura: Biografite/ Ekspozitat e pedagogeve dhe studenteve/ Punimet teorike/ Punet e studenteve per mbrojtjen e diplomave etj.

14/05/2026
22/03/2026

🎓 Open Day – Universiteti i Arteve

Universiteti i Arteve ju fton në Open Day më 25 Mars 2026, ora 10:00!

Zbuloni nga afër jetën artistike dhe akademike në:
🎨 Fakultetin e Arteve të Bukura
🎭 Fakultetin e Artit Skenik
🎵 Fakultetin e Muzikës

Gjatë ditës do të zhvillohen:
✨ ekspozita
🎬 demonstrime dhe mësime të hapura
🎶 prova dhe koncerte
🎭 performanca artistike

Një mundësi unike për të eksploruar botën e artit dhe studimeve në UART.

📍 Universiteti i Arteve
🗓 25 Mars 2026 | ⏰ 10:00

Lexo më shumë: http://www.uart.edu.al/index.php?id=1484

Axhenda e plotë:http://www.uart.edu.al/media/Open-Day-UART-2026.pdf

21/01/2026

Studenti i Universtitetit te Arteve, Enea Trimi, për here të parë në historinë e institucionit, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Rinisë, duke përfaqësuar këshillat studentorë në nivel kombëtar!

Ky sukses nuk është vetëm një arritje personale për të, por edhe një hap i madh për studentët e artit dhe kulturës, që tani kanë për herë të parë zërin e tyre në një forum kaq të rëndësishëm vendimmarrës.

Universiteti i Arteve shpreh krenarinë për këtë arritje dhe i uron Enea Trimit suksese në ushtrimin e këtij mandati, me besimin se angazhimi i tij do të kontribuojë në fuqizimin e studentëve, artit dhe rinisë shqiptare.

15/12/2025

Ftesë për studentët e arteve 🎭🎶🎨

Universiteti i Arteve – Fakulteti i Artit Skenik
“Artisti dhe Emocioni”
Psikologjia e interpretimit artistik

Një takim reflektues mbi emocionet e fshehura, përpunimin e tyre dhe mënyrën si shndërrohen në gjuhë artistike. Do të flasim hapur për procesin e brendshëm të artistit, tensionin emocional dhe rolin e artit si hapësirë e sigurt krijuese.

🗣 E ftuar: Eksena Qirici, psikologe klinike
🎤 Moderatore: Ped. Ardita Bufaj
📍 Salla e Bibliotekës, Universiteti i Arteve
🗓 E mërkurë, 17.12.2025
⏰ Ora 13:30

13/11/2025

📢 AKSES NË PLATFORMËN AKADEMIKE "JSTOR"

Biblioteka e Universitetit tё Arteve disponon akses të plotë në "JSTOR", një arkivë digjitale ndërkombëtare kërkimore që përmban artikuj shkencorë, revista, libra dhe burime primare nga fusha të ndryshme të dijes.

Përdoruesit e Universitetit të Arteve do të mund ta aksesojnë këtë arkivë digjitale përmes mjediseve të dedikuara - sallave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Arteve.

🔸 JSTOR ofron një përmbajtje të pasur për fushat e muzikës, arteve pamore dhe arteve skenike, me revista të specializuara dhe materiale kërkimore të nivelit ndërkombëtar.

📧 Për më shumë informacion, mund të kontaktoni përmes email në adresën [email protected].

-------------

🟩 Informacion mbi përmbajtjen akademike në fushat artistike në arkivin e JSTOR:

🎨 Artet Pamore

Artikujt dhe revistat e arteve pamore, përfshijnë:

• Analiza të veprave artistike (pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi, arkitekturë).
• Studime mbi periudha historike të artit (arti antik, mesjetar, modern, bashkëkohor).
• Ese kritike dhe estetike mbi stilin, simbolet, përfaqësimin dhe ndikimet kulturore.
• Hulumtime mbi artistë, shkolla dhe lëvizje artistike (p.sh. Rilindja, Impresionizmi, Arti Modern).
• Revista përfaqësuese: The Art Bulletin, Art Journal, October, The Burlington Magazine.

🎭 Artet Skenike

Kjo fushë mbulon teatrin, kinemanë, koreografinë dhe performancat bashkëkohore. Artikujt trajtojnë:

• Analiza dramatike dhe skenike të autorëve klasikë e modernë.
• Studime të regjisurës, aktrimit, dramaturgjisë dhe skenografisë.
• Ndërlidhje midis artit skenik dhe shoqërisë, politikës apo kulturës popullore.
• Revista të njohura: Theatre Journal, Performing Arts Journal, TDR: The Drama Review.

🎵 Muzika

Artikujt muzikorë përfshijnë:

• Muzikologji historike – zhvillimi i stileve muzikore, kompozitorëve dhe periudhave.
• Teori dhe analizë muzikore – struktura, harmonia, forma dhe teknika kompozicionale.
• Etnomuzikologji – roli i muzikës në kultura dhe tradita të ndryshme.
• Studime mbi muzikën popullore, jazz, muzikën filmike dhe edukimin muzikor.
• Revista përfaqësuese: Journal of the American Musicological Society, Music Theory Spectrum, Ethnomusicology.

𝘈𝘣𝘰𝘯𝘪𝘮𝘪 𝘯ë 𝘣𝘪𝘣𝘭𝘪𝘰𝘵𝘦𝘬ë𝘯 𝘥𝘪𝘨𝘫𝘪𝘵𝘢𝘭𝘦 𝘑𝘚𝘛𝘖𝘙 𝘱ë𝘳 𝘜𝘯𝘪𝘷𝘦𝘳𝘴𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘦 𝘈𝘳𝘵𝘦𝘷𝘦 𝘶 𝘮𝘶𝘯𝘥ë𝘴𝘶𝘢 𝘯𝘨𝘢 𝘍𝘰𝘯𝘥𝘢𝘤𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘚𝘩𝘲𝘪𝘱𝘵𝘢𝘳𝘰-𝘈𝘮𝘦𝘳𝘪𝘬𝘢𝘯 𝘱ë𝘳 𝘡𝘩𝘷𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮 (𝘈𝘈𝘋𝘍).

Address

Boulevard Deshmoret E Kombit, Sheshi Nene Tereza, Nr. 2
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35542255721

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka e Arteve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category