05/10/2025
Saga e KQZ - Intro
Foto në këtë post është nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme të zgjedhjeve të 11 Majit 2025.
Kjo foto është bërë në datë 28 Prill 2025, në ambientet e magazinave te KQZ në Vaqarr, gjatë zhvillimit të seances publike te "Testimit Operacional të funksionaliteteve të PEI (Pajisje Elektronike e Identifikimit)".
KQZ e ka detyrim ligjor kryerjen e kësaj seance (Kodi Zgjedhor, neni 22, pika 6) dhe po ashtu ka detyrim ligjor që vendimmarrjen për përdorimin e tyre ta kushtëzojë nga rezultatet e kesaj seance (Kodi Zgjedhor, neni 22, pika 8 dhe neni 23 pika 3)
Në këtë seancë, Avokati Altin Goxhaj dhe Armando Vrushi (unë) demostruam para stafit teknik dhe administrativ të KQZ që:
a. këto pajisje nuk janë te afta të verifikojnë autenticitetin e dokumentit të identitetit (procedura funksionoi me një copë letër ku ishte printuar teksti i shiritit MRZ të një karte identiteti)
b. këto pajisje nuk janë të afta te identifikojnë personin që paraqitet nëse është pronari legjitim i Kartës ID / Pasaportës / Kartonit të printuar që paraqet (Avokati Altin Goxhaj realizoi me sukses dy procedura "identifikimi" duke përdorur një herë kartën time dhe një herë të vetën)
c. një person që paraqitet disa herë me dokumenta te ndryshme, në të njejtën qendër votimi apo në qendra të ndryshme, mund të depozitojë për cdo herë shenjën e një gishti të ndryshëm duke shmangur kështu evidentimin në procedurën e verifikimit paszgjedhor.
Këto gjetje e bëjnë përdorimin e PEI ne zgjedhje (sipas procedurës së aplikuar) jo vetëm te panevojshëm por përkundrazi të rrezikshëm, pasi i hapin dyert katër kanat abuzimit të mundshëm për votim në emër të një personi tjetër.
Imagjinoni një patronazhist që ka printuar NID-et e 9 personave që nuk janë në Shqipëri në ditën e votimit. Duke korruptuar kryetarin e qendrës së votimit (patronazhist edhe ky, sipas ligjit gjysma e qendrave të votimit i kishin kryetarët nga partia në pushtet), ky patronazhisti mund të votojë për vete dhe për 9 personat e tjerë duke perdorur kartonat e printuar dhe duke depozituar për cdo herë shenjën e nje gishti të ndryshëm, pa u dedektuar nga PEI dhe pa lënë asnjë gjurmë që të evidentohet ne verifikimin paszgjedhor.
Me këto gjetje, KQZ do të duhej ta ndalonte përdorimin e këtyre pajisjeve në zgjedhjet e 11 Majit, por vendimi për përdorimin e tyre ishte marrë muaj më parë, duke e kthyer këtë seance në një farsë.
Por ajo që është më e tmerrshme dhe e pabesueshme është që KQZ arriti ti bënte të gjitha mediat e pranishme (4 TV kombëtare dhe disa të tjera lokale prezente) të heshtnin. Në kronikat e lajmeve te asaj dite u pasqyrua seanca, por asgjë nga sa ju tregova më sipër.
Për ta sjellë në kontekstin e javës që kaloi (ku tema e ditës ishte mbyllja e News24), a e njihni personin në foto ndërmjet meje dhe specialitit te KQZ?
Quhet Isa Myzyraj dhe është kryetari i Asociacioni i Gazetareve të Shqipërisë 😂😂😂
Të vetmit që kanë guxuar ta pasqyrojnë dhe analizojnë këtë ngjarje:
TVA - Artiona Molla 💖
Syri TV - Flavio Qarri 💖
Tru' Podcast Media - Shpend Gashi 💖
Ky postim është i pari i një serie ku do të tregohet e gjithë historia e implementimit të teknologjisë në zgjedhje, me skenat dhe prapaskenat e saj.
Ju lutem të gjithëve ta shpërndani këtë post me qëllimin e vetëm që sa më shume shqiptarë të dinë faktet, pastaj gjykimin le ta bëjnë vetë.
Gjykimi im është që Rama me Celibashin kanë bërë marrëveshjen:
"Më lë të vjedh vota, të të lë të vjedhësh para"
Mos harroni: share, share, sa më shumë share.