Nisma "Reforma Reale"

Nisma "Reforma Reale" Nisma "Reforma Reale"

11/08/2025

I ftuar: Gylsem Zhllima, avokatTema: Zhvillimet politike në vendAksioni për lirimim e hapësirave publikeKodi i ri penal"Breaking me Dafina Hysa", është emisi...

11/08/2025

I ftuar: Gylsem Zhllima, avokatTema: Zhvillimet politike në vendAksioni për lirimim e hapësirave publikeKodi i ri penal"Breaking me Dafina Hysa", është emisi...

11/08/2025

I ftuar: Gylsem Zhllima, avokatTema: Zhvillimet politike në vendAksioni për lirimim e hapësirave publikeKodi i ri penal"Breaking me Dafina Hysa", është emisi...

11/08/2025

"Breaking me Dafina Hysa", është emisioni më i ri informativ që nis në 4 shtator 2023, në Top News dhe që ka në fokus pasqyrimin e çdo ngjarje politike, ekon...

11/08/2025

Për të pastruar paratë e fituara nga veprimtari të paligjshme, grupet kriminale kanë zgjedhur jo vetëm sektorin e turizmit. Avokatët thonë se në shënjestër t...

10/08/2025

Jepi ShareNga Gylsen Zhllima (Avokat)-Rezultati i 11 majit 2025 i dha fuqi partisë shtet, pushtet për t’u bashkuar në një forcë të vetme për të vazhduar shkatërrimin e Shqipërisë, me pretekstin e “investitorit strategjik”. Partia Socialiste, që nga viti 2013, ka shkatërruar Shqip....

10/08/2025

Ndërprerja e sinjalit të News24 është politike e jo mosmarrëveshje civile apo administrative.

Rezultati i 11 majit 2025 i dha fuqi partisë shtet, pushtet për t’u bashkuar në një forcë të vetme për të vazhduar shkatërrimin e Shqipërisë, me pretekstin e “investitorit strategjik”. Partia Socialiste, që nga viti 2013, ka shkatërruar Shqipërinë dhe nuk ndërtoi një Shqipëri europiane, demokratike dhe të lirë. Shqipëria akoma nuk është demokratike sepse, sipas militantëve, “fajin” e kanë Saliu dhe Iliri, ndërkohë që Partia Socialiste ka arritur rekordin e futjes në burg të shokëve të partisë sipas manualit 1944-1990.
Të gjithë heshtëm sepse menduam se rendi kushtetues nuk rrezikohej dhe se të huajt nuk do ta lejonin të bënte sipas qejfit ato që donte ai. Por ajo që na treguan të huajt ishte kompromis me pushtetin dhe lejuan Ramën që, brenda 12 viteve, të bënte gjithçka me betimin dhe mirëbesimin e tyre, duke marrë gradualisht pushtetet.

Rama, në mandatin e parë 2013-2017, mori pushtetin ekzekutiv.
Rama, në mandatin e dytë 2017-2021, mori pushtetin legjislativ.
Rama, në mandatin e tretë 2021-2025, mori pushtetin gjyqësor.

Rama, në mandatin e katërt 2025-2029 (?!), lëviz me shpejtësi dhe pa mbaruar mirë e mirë mandatin e tretë, duke nisur aksionin e tij për marrjen e pushtetit të katërt – atij mediatik. Ndërprerja e sinjalit të News 24 nuk është thjesht një mosmarrëveshje civile apo administrative, as një konflikt midis pronarit të televizionit dhe pushtetit, por pas kësaj fshihet lufta e brendshme në Partinë Socialiste.

Heshtja ndaj këtij akti nuk duhet pranuar, por duhet reaguar sa më shpejt dhe pa asnjë paragjykim. Veprimet e pushtetit abuziv mund, dhe mbase do, të prekin edhe ty, pavarësisht nëse ke apo jo të njëjtin qëndrim politik apo social me pjesën tjetër të shoqërisë.

Pushteti absolut nuk ikën sepse vjen dita e rotacionit, por ikën duke u bashkuar forcat për të mundur këtë regjim totalitar. Mos u futni në lojën e atyre që ju thonë të merremi me emrat, sepse ata duan të bëjnë që të mos merremi me kauzën që shtrohet për mbrojtje; qëllimi i tyre është të paragjykoni aksionin duke përdorur argumentin se në aksion janë emra të vjetër. Qëllimi i këtyre është heqja e vëmendjes nga kauza, gjë që shkon në favor të pushtetit. Pushteti do t’ju thotë “mos i bëni mbrojtës individëve sepse ata ju përdorin”, por jo, nuk bëhet fjalë për individë kur cënohet liria e fjalës dhe, për më tepër, po vjen një kod penal ku qëllimi është burgu.

Qëllimi i përbashkët është largimi i keqqeverisjes aktuale, e cila është kapur në flagrancë duke abuzuar me tendera publikë sikur të ishin pronë e trashëguar.

Reagimi dhe aksioni fillojnë për mbrojtjen e sinjalit të News 24, sepse ai u ndalua nga persona që nuk njohin rendin kushtetues dhe ligjor në vend. Reago edhe ti ndaj kësaj padrejtësie, sepse mund të jesh viktima e radhës.

03/08/2025

Avokati Gylsen Zhllima ka reaguar ashpër ndaj draftit të ndryshimeve në Kodin Penal, duke paraqitur një kundërpropozim që synon mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sistemit demokratik në Shqipëri

03/08/2025

KLIKO LAJMIN E PLOTË NË KOMENTIN E PARË

03/08/2025

Në aplikim të nenit 81 Kushtetues, propozoj te 20.000 mijë zgjedhës si më poshtë:

Në Kodin aktual të shtohet:
Neni 73/a
Propozimi ose normimi i akteve kundër sistemit demokratik, politik dhe shoqëror në Shqipëri.

Propozimi ose normimi i ligjeve që bien ndesh me konventat ndërkombëtare të ratifikuara në Republikën e Shqipërisë, ose duke hequr ose/dhe kufizuar të drejta dhe duke krijuar me dashje, direkt ose indirekt, keqkuptime në komunitet, si dhe duke nxitur urrejtje ndaj sistemit demokratik, dënohet me burgim të përjetshëm.

Po kjo vepër, kur kryhet ndaj popullit, duke krijuar rrethana të frikës, poshtërimit dhe cenimit të vlerave demokratike, dënohet me burgim të përjetshëm.

Po kjo vepër penale, kur kryhet nga zyrtarë të lartë me qëllim ndryshimin e sistemit demokratik të vendit, si dhe me qëllim instalimin e një regjimi që dëmton liritë e çdo shtetasi shqiptar dhe duke trazuar stabilitetin politik, legjislativ dhe gjyqësor, dënohet me burgim të përjetshëm.

Po kjo vepër penale, kur kryhet nga zyrtarë të lartë duke propozuar drafte që trazojnë me dashje, direkt, indirekt ose tërthorazi opinionin publik, duke cenuar me draftin e tyre sigurinë juridike të çdo shtetasi dhe duke bërë përzierjen e ligjeve materiale me qëllim keqdashës për të bërë keqinterpretime të rendit kushtetues dhe demokratik, si dhe duke prishur me dashje, direkt, indirekt ose tërthorazi jurisprudencën e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, dënohet me burgim të përjetshëm.

Kjo dispozitë penale nuk parashkruhet.

Ky propozim mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nga armiqtë e saj.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Friday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+355675462880

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nisma "Reforma Reale" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Nisma "Reforma Reale":

Share