14/09/2026
Efektivi i Policisë së Shtetit, Judis Hoxha, i njohur si pjesë e forcave “Shqiponjat”, është identifikuar si autori i një dhune të rëndë. Ai goditi me grushte në bark një protestues të pangrënë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e Durrësit, ku oficeri me origjinë nga Elbasani sulmoi një qytetar që kishte dalë të protestonte në mënyrë demokratike. Ky veprim i dhunshëm ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe indinjatë publike.
Një qytetar ka reaguar duke e cilësuar Judis Hoxhën si “policin që s’duam” dhe duke vënë në pikëpyetje sjelljen e tij. Po ashtu, është theksuar se i njëjti punonjës policie është shfaqur edhe në raste të tjera ku ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas deklaratave, ai nuk respekton rregullat duke u vendosur gjoba qytetarëve dhe kjo sjellje e tij është e papranueshme për një uniformë blu. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, mësohet se polici Judis Hoxha është pezulluar nga detyra.