OBP

OBP Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Sot, më 5 shtator nderojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, që me dashurinë, përkushtimin dhe veprën e saj humane u bë simbo...
05/09/2026

Sot, më 5 shtator nderojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, që me dashurinë, përkushtimin dhe veprën e saj humane u bë simbol shprese për mbarë njerëzimin.

📍 Nga Lezha nis cikli i takimeve në qarqe të ndryshme!Operatori i Blerjeve të Përqendruara nisi në Qarkun e Lezhës takim...
02/09/2026

📍 Nga Lezha nis cikli i takimeve në qarqe të ndryshme!

Operatori i Blerjeve të Përqendruara nisi në Qarkun e Lezhës takimet e dedikuara për autoritetet kontraktore, me fokus përdorimin e platformës elektronike prokurimet.obp.al.

👥 Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me funksionalitetet kryesore të platformës dhe me hapat praktikë për krijimin dhe administrimin e kërkesave për prokurim, plotësimin e të dhënave dhe ngarkimin e dokumentacionit, dërgimin elektronik të kërkesave dhe ndjekjen në kohë reale të statusit të tyre.

Përmes demonstrimeve praktike dhe diskutimeve të drejtpërdrejta, synojmë t’i mbështesim institucionet në përdorimin sa më të thjeshtë, të shpejtë dhe efikas të platformës.

🤝 Takimet do të vijojnë në qytete të tjera të vendit, duke e sjellë OBP-në dhe shërbimet e saj më pranë çdo autoriteti kontraktor.

https://prokurimet.obp.al/login

📢 Kërkesë për ofertëOperatori i Blerjeve të Përqendruara fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e ...
27/08/2026

📢 Kërkesë për ofertë

Operatori i Blerjeve të Përqendruara fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për objektin:

“Blerje licencash software”, për:
🔹 Skemat Kombëtare të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural;
🔹 Albanian Digital Solutions.
Këto kërkesa synojnë mbledhjen e informacionit dhe ofertave nga tregu, në funksion të njohjes së çmimeve, kapaciteteve dhe zgjidhjeve të disponueshme.

🔎 Konsultoni kërkesat dhe dokumentacionin përkatës në www.obp.al, në kategorinë “Studime Tregu”.

https://obp.al/studime-tregu/

24/08/2026

OBP vjen më pranë institucioneve në të gjithë Shqipërinë!

Gjatë muajit shtator, Operatori i Blerjeve të Përqendruara vijon ciklin e takimeve dhe trajnimeve të dedikuara për përdorimin e platformës prokurimet.obp.al, me sesione të organizuara në qytete të ndryshme të vendit.

💻 Trajnimet synojnë të mbështesin institucionet në përdorimin sa më të thjeshtë dhe efikas të platformës, duke kombinuar prezantimin e funksionaliteteve me demonstrime dhe udhëzime praktike.

Në fokus do të jetë i gjithë procesi i administrimit të kërkesave për prokurim:
- krijimi dhe administrimi i kërkesave;
- plotësimi i të dhënave të nevojshme;
- ngarkimi i dokumentacionit;
- dërgimi i kërkesës;
- ndjekja e statusit të saj në platformë.

🗺️ Nga një qytet në tjetrin, OBP sjell platformën më pranë institucioneve, duke krijuar mundësi për orientim praktik, komunikim të drejtpërdrejtë dhe adresimin e pyetjeve gjatë sesioneve.

Ndiqni hartën dhe kalendarin e aktiviteteve për të zbuluar ndalesën e radhës!

📌 Kujtesë për aplikim!Operatori i Blerjeve të Përqendruara fton ekspertët e jashtëm dhe laboratorët e akredituar të inte...
20/08/2026

📌 Kujtesë për aplikim!
Operatori i Blerjeve të Përqendruara fton ekspertët e jashtëm dhe laboratorët e akredituar të interesuar të aplikojnë për t’u angazhuar pranë OBP-së, sipas fushave përkatëse të ekspertizës.
Përfshirja e profesionistëve me njohuri dhe përvojë të specializuar kontribuon në trajtimin e çështjeve që kërkojnë ekspertizë të posaçme.

Ekspertiza e jashtme ndihmon në rritjen e cilësisë dhe eficiencës së proceseve të prokurimit të përqendruar.

🔎 Nëse zotëroni ekspertizë profesionale në një nga fushat e përcaktuara në njoftim, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e këtij bashkëpunimi profesional.

📄 Apliko në www.obp.al, kategoria “Njoftime”

https://obp.al/njoftim-per-aplikim-per-eksperte-te-jashtem-dhe-laboratore-te-akredituar-per-vitin-2026-2027/

📘 Rregullore e re për administrimin elektronik të kërkesave për prokurimOperatori i Blerjeve të Përqendruara publikon Rr...
17/08/2026

📘 Rregullore e re për administrimin elektronik të kërkesave për prokurim

Operatori i Blerjeve të Përqendruara publikon Rregulloren për administrimin elektronik të kërkesave për prokurim dhe komunikimin institucional ndërmjet OBP-së dhe autoriteteve kontraktore.

Kjo rregullore përcakton rregullat dhe procedurat për administrimin elektronik të marrëdhënieve ndërmjet Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe autoriteteve kontraktore, në lidhje me kërkesat për prokurim dhe shërbimet e ofruara nga OBP.

🔎 Lexoni rregulloren e plotë në www.obp.al, në kategorinë “Publikime”.
https://obp.al/wp-content/uploads/2026/08/RREGULLORJA.pdf

📘 Buletini Mujor Korrik 2026Operatori i Blerjeve të Përqendruara publikon Buletinin Mujor të Veprimtarisë dhe Rezultatev...
12/08/2026

📘 Buletini Mujor Korrik 2026

Operatori i Blerjeve të Përqendruara publikon Buletinin Mujor të Veprimtarisë dhe Rezultateve për muajin korrik 2026, një pasqyrë e punës, performancës dhe zhvillimeve kryesore në prokurimin e përqendruar.

📊 Buletini sjell korrikun në shifra, gjithashtu procedurat me ndikimin më të lartë financiar dhe institucional, ecurinë e procedurave të prokurimit, konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë, ankesat dhe anulimet, si dhe çështjet kryesore të evidentuara gjatë muajit.

Një tjetër arritje e rëndësishme është zhvillimi i platformës prokurimet.obp.al, për dërgimin online të kërkesave për prokurim nga autoritetet kontraktore.

📖 Shfletoni Buletinin Mujor për t’u njohur më nga afër me rezultatet, zhvillimet dhe prioritetet e OBP-së duke klikuar në këtë link:
Prokurojmë për Shqipërinë Evropiane!

🇦🇱🇪🇺 Prokurojmë për Shqipërinë Evropiane!

👇
https://obp.al/wp-content/uploads/2026/08/Buletini-mujor-maj-2026-ok-finalja-2.pdf

11/08/2026

💡 OBP nis trajnimet për përdorimin e platformës prokurimet.obp.al

💻 Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka nisur ciklin e trajnimeve për përdorimin e platformës prokurimet.obp.al, me qëllim njohjen e institucioneve kontraktore me funksionalitetet e saj dhe lehtësimin e procesit të paraqitjes së kërkesave për prokurim.

Gjatë sesioneve të trajnimit, përfaqësuesit e institucioneve njihen në mënyrë të detajuar me hapat për përdorimin e platformës, nga krijimi dhe administrimi i kërkesave, plotësimi i informacionit dhe dokumentacionit përkatës, deri te dërgimi dhe ndjekja e statusit të tyre në sistem.

Pjesë e trajnimeve janë gjithashtu demonstrime praktike të funksioneve kryesore të platformës, si dhe sesione pyetje–përgjigje për adresimin e çështjeve teknike dhe procedurale që mund të lindin gjatë përdorimit të saj.

🌐 Platforma prokurimet.obp.al përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të digjitalizimit dhe standardizimit të komunikimit ndërmjet OBP-së dhe autoriteteve kontraktore, duke synuar rritjen e efikasitetit, transparencës dhe gjurmueshmërisë në administrimin e kërkesave për prokurim. OBP do të vijojë organizimin e trajnimeve dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për institucionet, me qëllim garantimin e një përdorimi sa më të thjeshtë dhe efektiv të platformës.



💡 OBP launches training sessions on the use of the prokurimet.obp.al platform

💻 The Centralized Purchasing Operator (OBP) has launched a series of training sessions on the use of the prokurimet.obp.al platform, aimed at familiarizing contracting authorities with its functionalities and facilitating the process of submitting procurement requests.

During the training sessions, representatives of contracting authorities are guided in detail through the steps for using the platform, from creating and managing procurement requests and completing the required information and documentation, to submitting requests and tracking their status within the system.
The training sessions also include practical demonstrations of the platform’s key functionalities, as well as questions-answers sessions to address technical and procedural issues that may arise during its use.

🌐 The prokurimet.obp.al platform represents an important step towards the digitalization and standardization of communication between OBP and contracting authorities, with the aim of increasing efficiency, transparency, and traceability in the management of procurement requests.
OBP will continue to organize training sessions and provide the necessary support to contracting authorities, ensuring that the platform is used as easily and effectively as possible.

🤝Nis seria e trajnimeve për platformën prokurimet.obp.al, një hap i ri drejt digjitalizimit, thjeshtimit dhe standardizi...
10/08/2026

🤝Nis seria e trajnimeve për platformën prokurimet.obp.al, një hap i ri drejt digjitalizimit, thjeshtimit dhe standardizimit të procesit të prokurimit publik!

Gjatë muajve gusht–shtator, OBP do të zhvillojë një seri trajnimesh me institucionet në të gjithë vendin, ku do të prezantohet në mënyrë praktike përdorimi i platformës së re prokurimet.obp.al, mënyra e ngarkimit dhe dërgimit të kërkesave për prokurim online.
💻 Pjesëmarrësit do të njihen me krijimin dhe përdorimin e llogarisë në platformë, mënyrën e plotësimit të kërkesës për prokurim, procesin e ngarkimit të dokumentacionit të nevojshëm, dërgimin dhe ndjekjen e kërkesës, funksionalitetet kryesore të platformës.

📍 Trajnimet do të zhvillohen online dhe fizikisht, sipas kalendarit të përcaktuar për çdo qark.
Platforma prokurimet.obp.al, synon të krijojë një mënyrë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më transparente për administrimin e kërkesave për prokurim.

Prokurojmë për Shqipërinë Evropiane!



🤝 The training series for the prokurimet.obp.al platform is officially underway-a new step towards the digitalization, simplification, and standardization of the public procurement process!

Throughout August and September, OBP will conduct a series of training sessions with institutions across the country, providing practical guidance on how to use the new platform and how to upload and submit procurement requests online.

💻 Participants will learn how to create and manage their platform account, complete a procurement request, upload the required documentation, submit and track requests, and use the platform’s key functionalities.

📍 The training sessions will be held online and in person, according to the schedule established for each region.

The new platform aims to provide a faster, simpler, and more transparent way to manage procurement requests.

Procuring for a European Albania!

Address

Rruga “Resh*t Çollaku” , Godina Nr. 6/337, Tiranë (në Krah Të Gjykatës Së Lartë)
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OBP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share