Lidhja Demokratike e Gruas e Shqiperise -Dega Tirane

Lidhja Demokratike e Gruas e Shqiperise -Dega Tirane Faqja zyrtare e Deges Tirane te Lidhjes Demokratike e Gruas së Shqipërisë në Facebook. Eliminimi i diskriminimit gjinor është objektiv parësor i LDGSH.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) është një organizim vullnetar i grave shqiptare të bashkuara mbi bazën e parimeve dhe të vlerave të liberaldemokracisë në Shqipëri. LDGSH është një organizatë partnere e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH). LDGSH ka si qëllim të veprimtarisë së saj promovimin dhe përhapjen e vlerave e të parimeve të botëkuptimit liberaldemokrat, pasqyrimin dhe

propagandimin e tyre, të shprehura në platformat dhe programet e PDSH; edukimin dhe rrënjosjen në shoqërinë shqiptare të vlerave themelore të një shoqërie të bazuar mbi mbrojtjen e gruas nga dhunimi e degradimi moral, si dhe evidentimin dhe propagandimin e vlerave tradicionale morale të familjes dhe gruas shqiptare. LDGSH synon me veprimtarinë e saj të zhvillojë të drejtat e individit në tërësi dhe të gruas në veçanti. LDGSH për të arritur qëllimet e saj vepron në rrugë demokratike në përputhje me programin e saj dhe programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH). LDGSH përfaqëson interesat politike të anëtarësisë së vet; kujdeset për zbatimin e politikave të PDSH-së, në kuadër të bashkëpunimit partnerial, promovon pjesëmarrjen e grave demokrate në strukturat politikëbërëse dhe vendimmarrëse të PDSH-së, si dhe angazhimin e tyre në funksione politike

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Demokratike e Gruas e Shqiperise -Dega Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lidhja Demokratike e Gruas e Shqiperise -Dega Tirane:

Share